Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Modi qëndroi në Varshavë më 22 gusht për t’u takuar me zyrtarët polakë, para se të udhëtojë për në Ukrainë.
INDI- Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës ta gjejnë një rrugë drejt paqes “sa më shpejt”, para vizitës së tij historike në Kiev.
Modi qëndroi në Varshavë më 22 gusht për t’u takuar me zyrtarët polakë, para se të udhëtojë për në Ukrainë.
Vizita e tij në Kiev do të jetë e para nga një lider indian prej se këto dy vende vendosën marrëdhënie dypalëshe para më shumë se 30 vjetëve.
“India beson fuqishëm se asnjë problem nuk mund të zgjidhet në fushëbetejë”, tha Modi në kryeqytetin polak, duke shtuar se vendi i tij mbështet “dialogun dhe diplomacinë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit sa më shpejt”.
India u kritikua nga disa vende të Perëndimit, për shkak se Modi u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, muajin e kaluar në Moskë. Në ditën e vizitës së tij ndodhi një sulm vdekjeprurës raketor rus në një spital fëmijësh në Kiev, i cili u dënua dhe kritikua ashpër nga ndërkombëtarët.
Shtetet e Bashkuara ishin të shqetësuara në veçanti nga vizita dyditore e Modit në Rusi, sepse e shohin Indinë si një shtyllë të rëndësishme në strategjinë e tyre për ta frenuar rritjen e Kinës.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha pas takimit me Modin se “historia ua ka mësuar vendeve tona rëndësinë e respektimit të rregullave, respektimit të kufijve [dhe] të integritetit territorial”.
Modi tha në një komunikatë të publikuar para se të nisej për në Poloni se “si miq dhe partnerë, ne shpresojmë për kthimin e paqes dhe stabilitetit në rajon sa më parë”.
Modi do të mbajë takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe do “t’i ndajë me të qëndrimet e tij për zgjidhjen paqësore të konfliktit në Ukrainë”, thuhet në njoftim.
KINË- Vizita katër ditore e Kryeministrit kinez Li Qiang në Rusi dhe Bjellorusi këtë javë synon, sipas analistëve, të ...
foto ilustruese PAKISTAN- 11 oficerë policie u vranë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një prite nga disa sulmues t&eum...
pamje nga zjarri ne port RUSI- Një traget me depozita karburanti u fundos në portin rus Kavkaz në rajonin jugor të Krasnodarit të ...
fotot ilustruese ZVICËR- Një kosovar 23-vjeçar, i cili është rritur në Zvicër, do të dëbohet nga ky vend p&e...
Ramush Haradinaj KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, komentoi vizitën e William Burns, kreut të CIA-së, në Kosov&eum...
Dodë Rica KOSOVË- Dodë Rica pronari i rrjetit të lokaleve të striptizës “Club Shqiponja” u arrestua nga policia...
fotot ilustruese UKRAINË- Ushtria ukrainase qëndron prapa sulmit me dronë në një fushë ajrore qindra kilometra brenda Rusis&e...
fotot ilustruese UKRAINË- Dhjetëra refugjatë ukrainas, shumica e të cilëve fëmijë, e kaluan natën duke fjetur n&eum...
Emma Ramsay IBIZIA- Një studente e drejtësisë ka vdekur gjatë pushimeve në Ibiza pasi dyshohet se ra nga ballkoni i kati...
pamje nga zjarri KOREJA E JUGUT- Shtatë persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën nga një zjarr që shpërtheu n&eum...