Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Stërvitjet Vostok 2022 po mbahen në disa lokacione në Lindjen e Largët të Rusisë dhe në Detin e Japonisë dhe po marrin pjesë mbi 55.000 trupa, mbi 5.000 njësi armësh, përfshirë 140 avionë dhe 60 luftanije, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.
RUSI- Rusia ka nisur stërvitjet e mëdha ushtarake në lindje të vendit. Në këto stërvitje po marrin pjesë edhe forca nga Kina dhe pjesëmarrja e tyre po shihet si rritje e lidhjeve në aspektin e mbrojtjes midis Pekinit dhe Moskës, në mes të tensioneve me Perëndimin lidhur me luftën në Ukrainë.
Stërvitjet Vostok 2022 po mbahen në disa lokacione në Lindjen e Largët të Rusisë dhe në Detin e Japonisë dhe po marrin pjesë mbi 55.000 trupa, mbi 5.000 njësi armësh, përfshirë 140 avionë dhe 60 luftanije, tha Ministria ruse e Mbrojtjes. Stërvitjet do të përmbyllen më 7 shtator.
Në këto stërvitje po ashtu janë përfshirë edhe trupat nga India, Laosi, Mongolia, Nikaragua, Siria dhe të disa shteteve ish-sovjetike.
India vazhdon të shprehë qëndrim neutral sa i përket luftës së Rusisë ndaj Ukrainës dhe ka argumentuar se mban raporte të mira edhe me Perëndimin, edhe me Moskën.
Kina ka refuzuar që ta kritikojë luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për provokim të Moskës. Pekini po ashtu ka dënuar sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Moskës.
Rusia, në anën tjetër, mbështet fuqishëm Kinën në mes të tensioneve në rritje me SHBA-në, pas vizitës në Tajvan të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Presidenti rus, Vladimir Putin, së fundmi ka tërhequr paralele midis mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën dhe vizitës së Pelosit në Tajvan. Ai tha se këto dy gjëra ishin pjesë e përpjekjeve amerikane për të krijuar jostabilitet në botë./REL/
lideret e open ballkan SERBI- Sot dhe nesër do të mbahet në Serbi samiti i rradhës “Ballkani i hapur”, ku pritet të t&...
ushtria serbe SERBI- Ministria e Mbrojtjes së Serbisë njoftoi se forcat e armatosura serbe po zhvillojnë një stërvitje ushtarake n...
Tajvani rrëzon një dron në brigjet kineze SHBA- Ushtria e Tajvanit rrëzoi për herë të parë një dron civil...
Vladimir Putin dhe Ravil Maganov RUSI- Kryetari i Bordit të Drejtorëve të prodhuesit të dytë më të madh rus&nb...
Jarinje SERBI- Serbia ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës. Me një dokument të till&eu...
lideret e G7 SHBA- Ministrat e Financave nga grupi i shtatë i vendeve më të industrializuar do të diskutojnë kufirin e çmim...
Michelle Bachelet KINË- "Arrestimi arbitrar dhe diskriminues" i Kinës ndaj ujgurëve dhe myslimanëve të tjerë në raj...
Ballkani i Hapur SERBI- Në samitin e radhës të iniciativës Ballkani i Hapur, që mbahet më 2 shtator në Beograd, krahas o...
Foto ilustruese NJU JORK- Mes dritave të ndritshme dhe tabelave elektronike në sheshin Times Square të Nju Jorkut, autoritetet e qytetit po ...
Foto ilustruese KOSOVË- Rëndohet akoma më shumë historia e përdhunimit të 11-vjeçares nga 5 persona. Sipas dosjes...