LIVE UPDATES
Bota

NATO u zgjerua gjatë vitit 2023, por mbetet në pikëpyetje anëtarësimi i Ukrainës

NATO u transformua nga sulmi frontal i Rusisë në Ukrainë. Vetëm pak javë pasi tanket ruse kaluan kufirin ukrainas në shkurt 2022, Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësimin në aleancën ushtarake perëndimore.

17 Dhjetor 2023, 21:20 Nga I.A

NATO u zgjerua gjatë vitit 2023, por mbetet në pikëpyetje

SHBA- NATO mirëpriti vendin e 31-të anëtar gjatë vitit 2023. Finlanda iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore pasi Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, aplikimi i Suedisë vazhdon të jetë i pezulluar dhe gjithashtu Kievi vazhdon të përballet me sfida të mëdha.

NATO u transformua nga sulmi frontal i Rusisë në Ukrainë. Vetëm pak javë pasi tanket ruse kaluan kufirin ukrainas në shkurt 2022, Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësimin në aleancën ushtarake perëndimore. Në prill, Finlanda u bë vendi i 31-të anëtar i NATO-s.

“Fillon një epokë e re. Çdo vend maksimalizon sigurinë e tij. Po kështu edhe Finlanda. Anëtarësimi në NATO forcon pozitat tona ndërkombëtare dhe hapësirat për manovrim”, tha Sauli Niinisto, President i Finlandës.

Suedia është ende në pritje. Turqia, një vend anëtar i NATO-s, ka vonuar dhënien e miratimit për anëtarësimin, duke e akuzuar Suedinë se strehon persona që Turqia i konsideron terroristë.

Ligjvënësit turq ende po diskutojnë kërkesën e Suedisë për anëtarësim.

“Shpresoj që Asambleja Kombëtare të finalizojë këto diskutime sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të finalizojmë ratifikimin e Suedisë”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

NATO rriti mbështetjen për Ukrainën gjatë vitit 2023, duke koordinuar furnizimin nga vendet anëtare me armë dhe ofrimin e programeve stërvitore. Në takimin e nivelit të lartë që u mbajt në korrik në Vilnius, aleanca riafirmoi pozicionin e saj se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s dhe thjeshtoi procesin për anëtarësimin e saj.

“Po bëhemi de facto një ushtri e NATO-s, për sa i përket kapaciteteve tona teknike, përqasjes së menaxhimit dhe parimeve për drejtimin e ushtrisë”, tha Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Anëtarësimi i Ukrainës është një vendim politik që merret nga udhëheqësit e NATO-s, thotë ish-drejtori për planifikimin e politikave të aleancës, Fabrice Pothier.

“Mendoj se Ukraina është ndër aleatët më të aftë të mundshëm. Është në nivelin optimal. Por, është në thelb një çështje politike, nëse përbën më shumë rrezik apo përfitim futja tani e Ukrainës, apo pritja për më vonë”, thotë zoti Pothier.

Ukraina është angazhuar në bisedime anëtarësimi me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, ndërsa vazhdon të luftojë me forcat ruse. Disa vende të NATO-s mendojnë se anëtarësimi i Ukrainës duhet të presë deri në përfundim të luftës. Por, kjo mund ta zgjasë luftën, thotë zoti Pothier.

“Nëse thuhet kjo, atëherë Vladimir Putini do të ketë më shumë shtysa për të vazhduar dhe për të mbajtur një nivel luftimesh që nuk do t’ia lejojë Ukrainës të hedhë hapin drejt NATO-s”, thotë ai.

Kjo është situata me të cilën përballet NATO, ndërsa e ardhmja drejt anëtarësimit të Ukrainës mbetet shumë e paqartë.

Marrë nga VOA

nato dmytro kuleba sauli niinisto

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj