LIVE UPDATES
Bota

Netanyahu: Do të luftojmë deri në shkatërrimin e Hamasit

Në fjalën e tij hapëse në fillim të takimin javor të kabinetit në Tel Aviv, Kryeministri Benjamin Netanyahu lexoi pjesë nga ajo që ai tha se ishte një letër që kishte marë nga familjarë të ushtarëve të rënë, duke thënë se vazhdimi i luftës kundër Hamasit në Gazë ishte vullneti i tyre.

17 Dhjetor 2023, 17:51 Nga h.k
Netanyahu: Do të luftojmë deri në shkatërrimin e Hamasit
Benjamin Netanyahu

IZRAEL-Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se vendi i tij do të luftojë derisa të sigurojë fitore ndaj grupit të militantëve të Hamasit. Ai i bëri këto komente ndërsa ndaj qeverisë së tij është rritur trysnia për negociuar për lirimin e pengjeve. Po sot Ministri i Jashtëm britanik David Cameron dhe homologja e tij gjermane, Annalena Baerbock, bënë thirrje për një "armëpushim të qëndrueshëm" në Gazë nëpërmjet një artikulli të përbashkët të botuar në një gazetë britanike.

Në fjalën e tij hapëse në fillim të takimin javor të kabinetit në Tel Aviv, Kryeministri Benjamin Netanyahu lexoi pjesë nga ajo që ai tha se ishte një letër që kishte marë nga familjarë të ushtarëve të rënë, duke thënë se vazhdimi i luftës kundër Hamasit në Gazë ishte vullneti i tyre.

Zoti Netanyahu përsëriti atë që e ka thënë edhe më parë se lufta do të vazhdojë deri në fitore.

Vullneti i të rënëve është ai që na udhëheq. Ne do të luftojmë deri në fund dhe do t'i arrijmë të gjitha objektivat tona: eliminimin e Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve dhe të sigurohemi që Gaza të mos bëhet më një qendër terrori kundër shtetit të Izraelit”, thotë Kryeministri Netanyahu.

Ushtria izraelite ndërkaq ka publikuar imazhet nga ajo që thonë se është një tunel i Hamasit, i cili u zbulua brenda një dhomë gjumi fëmijësh në Jabalya, në veri të Gazës.

“Hamas ISIS-i i përdor dhomat e fëmijëve për terror, vrasje e për masakra”, shprehet gjatë videos Majori Alon, fytyra e të cilit ishte e mbuluar për arsye sigurie.

Në qytetin Khan Yonis në pjesën jugore të Gazës palestinezë të plagosur u dërguan me urgjencë në spitalin Nasser të dielën, pas një sulmi ajror izraelit në një shkollë të OKB-së për refugjatët palestinezë.

Shumica e të plagosurve ishin fëmijë dhe pleq. 

“Nuk ka siguri as në shkolla dhe as në spitale. Unë druhem se mund të vritem ndërsa ndodhem këtu në spital. Nuk ka asnjë zonë të sigurt”, thotë Hosin Maqat, banor i Rripit të Gazës.

Pamjet me dronë tregojnë mijëra banorë të Gazës që qëndrojnë në radhë për ushqim në Rafah, pikëkalimin kufitar mes Gazës dhe Egjiptit, të dielën ndërsa vullnetarë nga organizata jo qeveritare përgatisin ushqimet për të zhvendosurit.

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ka thënë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës po vuan nga uria pasi Izraeli filloi sulmin ushtarak në pjesën jugore të territorit.

Ndërsa OJQ-të shpërndanin ushqimet, kamionët me ndihma filluan të hyjnë në Gazë përmes vendkalimit Kerem Shalom të dielën, në pjesën jugore të Gazës, afër kufirit me Egjiptin. Kjo është hera e parë që ky pikëkalim u hap që nga shpërthimi i luftës, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit.

Izraeli po përballet me trysni në rritje që të lejojë më shumë ndihma të hyjnë në Gazë e të minimizojë viktimat civile. Trysnia ndaj Kryeministrit Netanyahu për të arritur një marrëveshje të re me Hamasin u shtua të dielën edhe nga familjet e pengjeve izraelite në Gazë të cilët të dielën ngritën një kamp pranë Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit në Tel Aviv, e thanë se do të qëndrojnë aty derisa qeveria të sigurojë një marrëveshje me Hamasin për të liruar të afërmit e tyre.

Vrasja aksidentale e tre pengjeve nga forcat izraelite gjatë kësaj jave ka rritur trysninë ndaj kryeministrit Netanyahu, për negociata.

Por grupi militant thotë se nuk do të zhvillojë negociata për lirimin e pengjeve për sa kohë që Izraeli vazhdon me sulmin në shkallë të gjerë ndaj Gazës.

“Dua të më kthejnë djalin, dua që të bëhet marrëveshje me Hamasin. Nuk e di se si, por unë dua që të ulen në tryezë dhe të bisedojnë”, thotë Eli Shtivi, babai i pengut izraelit Idan.

Militantët e Hamasit vranë 1200 izraelitë dhe morën peng 240 persona gjatë sulmit të befasishëm terrorist ndaj Izraelit më 7 tetor. Izraeli u kundërpërgjigj me një sulm gjithëpërfshirës në Gazë, i cili që prej fillimit ka shkaktuar 19 mijë të vdekur mes palestinezëve, sipas të dhënave të Hamasit të cilat nuk mund të konfirmohen nga burime të pavarura./VOA 

lufta izrael palestine

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë