LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Na hodhën në makinë si trungje lisi’/ Ish-të burgosurit kujtojnë revoltën e Spaçit

Në ish-kampin e punës së detyruar të Spaçit u përkujtua të dielën 50 vjetori i revoltës së ish-të burgosurve politikë kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës. Ish-të burgosurit kujtojnë ngjarjen që kulmoi me 4 të pushkatuar dhe apeluan për rikthimin e sitit në muze.

23 Maj 2023, 16:37 Nga k.m.
‘Na hodhën në makinë si trungje lisi’/ Ish-të
Foto ilustruese

MIRDITË- Dy ‘gardianë’ tërheqin zvarrë një djalë të ri të gjakosur dhe me bluzë të grisur në një skenë të improvizuar në rrënojat e burgut të Spaçit – pesëdhjetë vjet pas revoltës së të burgosurve të 21 majit 1973. E tërheqin zvarrë nëpër shkallë dhe e gjunjëzojnë me forcën e shkopinjve të gomës. Për pak minuta, i burgosuri i vetmuar rrethohet nga 3, 4, 10 djem të rinj që revoltohen ndaj policëve dhe i largojnë me forcën e duarve. Të gjithë bashkë në kor të bërtasin:  “Poshtë komunizmi!”, “Rroftë Shqipëria e lirë!” dhe tërheqin nga cepat një copë rrobe të kuqe ku ishte vizatuar një shqiponjë dy krenore. Por vetëm pak minuta më vonë, ata po presin verdiktin gjyqësor kokëulur dhe duarlidhur.

“Të pushkatohen katër!” “Të ridënohen tetë!”

Nxënësit e gjimnazit të Rrëshenit e inskenuan revoltën e të burgosurve politikë kundër regjimit totalitar të Enver Hoxhës si pjesë të ceremonisë përkujtimore me rastin e 50-vjetorit, e organizuar nga Dioqeza e Rrëshenit dhe Bashkia e Mirditës. Dramatizimi u ndoq nga protagonistët e vërtetë – ish të burgosurit e Spaçit – gulagut më famëkeq të regjimit komunist. Gjetë Kadeli, 81 vjeç, e ndoqi me një buzëqeshje të lehtë dramatizimin e të rinjve. Pesëdhjetë vjet më parë, Kadeli ishte njëri prej protagonistëve të revoltës, për të cilën u ridënua edhe me 15 vite të tjera burg.

“Revolta në fillim kishte karakter ordiner, përplasje e policisë me një të burgosur,”- kujton Kadeli për BIRN.

Ngjarja nisi nga protesta e një të burgosuri, Pal Zefi (33 vjeç), i cili refuzoi të shkonte në minierë mëngjesin e 21 majit 1973.  Gardianët e burgut e nxorën nga qelia me forcë dhe e dhunuan në shesh-pushimin e kampit në sy të qindra të burgosurve të tjerë. Kadeli kujton se disa të burgosur e shpëtuan Palin nga kthetrat e policëve dhe u kthyen me grushta mbi policët dhe operativin e Sigurimit, deri sa policët u ngjitën lart. Revolta mori ngjyrim politik në darkën e 21 majit, kur të burgosurit prishën dhe dogjën stendat e emulacionit, ku ishin shkruar parrullat për partinë dhe diktatorin. Kadeli kujton se për ta bërë protestën politike, i shkoi në mendje ideja e flamurit pa yllin komunist.

“Gjetëm një metër beze të kuqe dhe e bëmë,”- shtoi ai.

Mëngjesin e 22 majit 1973, flamuri i improvizuar pa yll u ngrit në trekëndëshin metalik deri sipër taracës së kampit dhe deri mëngjesin e së nesërmes, të burgosurit u bënë zotër të burgut të tyre të vuajtjes.  Më pas, revolta u shtyp.

“U dha urdhëri për të na arrestuar të gjithëve. Pasi na lidhën, del komisari me një listë emërore dhe i merrnin i hidhnin në makinë si me hedh një trung lisi, rreth 70 veta u arrestuan,”- shtoi Kadeli.

Të burgosurit rezistuan deri mëngjesin e 23 majit, kur forca të shumta të ardhura nga e gjithë Shqipëria e shtypën me dhunë revoltën. Në një gjyq të shpejtë të zhvilluar po aty, u vendos të dënoheshin me pushkatim Pal Zefi, 33 vjeç, së bashku me Skënder Dajën, 23 vjeç, Dervish Bejkon, 27 vjeç, Hajri Pashajn, 29 vjeç. Dhjetëra të burgosur të tjerë u ridënuan me burg. Ceremonia përkujtimore e organizuar nga Dioqeza e Rrëshenit dhe Bashkia e Mirditës bëri bashkë shumë organizata dhe institucione aktive në fushën e kujtesës, presidentin Bajram Begaj, krerët e komuniteteve fetare si dhe politikanë lokalë.

Përkujtimi nisi në mëngjes herët me një pelegrinazh në kilometrin e fundit të rrugës që të çon në ish-kampin e Spaçit, ku instalacioni me siluetat njerëzore kujtonte vuajtjet e familjarëve të të dënuarve, kryesisht gra e fëmijë që bënin këtë rrugë të vështirë në dimër e verë për të takuar të afërmit e tyre.

“Duhet të jemi të ndjeshëm dhe të vetëdijshëm se hija e Spaçit ka prekur edhe mijëra familjarë,”-tha Gentiana Sula, kryetare e AIDSSH-së.

Ajo shton se institucioni që drejton nxit dhe mbështet nismën për ta kthyer sitin në një muze.   

“Jemi të bindur se ka fakte arkivore, dëshmi  dhe artifakte mjaftueshëm për të ndërtuar një vend kujtese me rëndësi kombëtare,”- tha Sula për projektin e parealizuar prej vitesh. Një dokumentar me dëshmi të protagonistëve të revoltës u shfaq nga Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit, ndërsa ekspozita me skica “Jeta në Spaç” e fondacionit Kujto solli në mënyrë vizuale detaje të përditshmërisë së jetës së burgosurve në këtë kamp. Dramatizimi u mbështet nga Intituti për Demokraci, Media, Kulturë që e ka fokusuar punën me memorien kryesisht tek të rinjtë. Kampi i Spaçit nisi të funksionojë si kamp pune të detyruar në vitin 1968, ku pjesa dërrmuese e të dënuarve ishin të burgosur politikë. Ata punonin në minierën e Spaçit në nxjerrje mineralesh, në një punë me tre turne dhe kushte të mjerueshme.

Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Çelo Hoxha, i tha BIRN se trajtimi i të burgosurve ishte në kundërshtim dhe me ligjet e vetë sistemit.

“Më 1957, Shqipëria ratifikoi dhe Konventën e OKB-së për ndalimin e punës së detyruar dhe më 1952, puna e detyruar u hoq nga Kodi Penal si masë dënimi,”- tha Hoxha, ndërsa shtoi se pavarësisht kësaj, puna e detyruar u aplikua si formë dënimi në të gjitha kampet e kohës.

Kongresi për Llogaritjen e Krimeve të Komunizmit” Vilnius, 2000, e klasifikoi revoltën e Spaçit, si revoltën më të madhe me karakter politik që ka ndodhur nga të burgosurit antikomunistë në Evropën Lindore./BIRN

burgu i spacit


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj