Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rexha u dorëzua pas negociatave të familjarëve me policinë.
TIRANË- Habib Rexha, 31-vjeçari i akuzuar si vrasësi i Arian Gosës në Kavajë më 21 Maj, është vetëdorëzuar në polici. Rexha u dorëzua pas negociatave të familjarëve me policinë. Ai qëndroi 2 ditë në arrati pasi vrau Arian Gosën në një lokal të Kavajës pasditen e së dielës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe ato të DVP Tiranë, për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit A. G., të kryer më datë 21.05.2023, ju informojmë se: Krahas kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Habib Rexha, strukturat e Policisë negociuan dhe me familjarët me qëllim dorëzimin e këtij shtetasi.
Si rezultat i veprimeve kërkimore, pamundësisë së largimit dhe negociatave me familjarët, shtetasi Habib Rexha u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Kavajë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ditën e sotme, familja Rexha kanë kërkuar mbrojtje nga policia, pasi kanë frikë për një hakmarrje të mundshme. Ende nuk është vendosur se çfarë masë do të marrë policia për mbrojtjen e tyre, ndërkohë që familjarët e familjes Rexha kanë theksuar se nuk kanë ndërmend që të lëvizin nga Kavaja.
Vrasja ndodhi pasditen e djeshme në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për "pse më sheh ashtu" nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i "fortë" në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve./Dosja.al
droga e sekuestruar VLORË- Policia e Vlorës kanë vënë në pranga 39 vjeçarin me inicialet E. O., pasi ka thyer mas&eum...
Suel Çela TIRANË- Suel Çela, i kërkuar prej një viti nga SPAK pasi akuzohet për porositjen e atentatit ndaj një bizn...
Laert Haxhiu TIRANË- Sot, në prangat e Policisë së Shtetit është vendosur një nga 5 personat më të kërkua...
Nena dhe Jetmira Bekën GJERMANI- Një krim i rëndë ka ndodhur të shtunën në një familje shqiptare nga Kosova në...
Foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me prangosjen e Laert Haxhiut, të shumëkërkuarit të Polic...
Arian Gosa KAMËZ- Familja Rexha kanë kërkuar mbrojtje nga policia. Mësohet se familjarët e Habib Rexhës, i cili dy dit&e...
Laert Haxhiu TIRANË- Kapet Laert Haxhiu! Gjatë operacionit të koduar “Eksponenti”, është vënë në pranga...
Laert Haxhia TIRANË- "MOST WANTED" nga Policia e Shtetit, arrestohet në Greqi i shumëkërkuari, Laert Haxhia. Haxhia mbante dokumente t&...
Emily Jones ANGLI- Babai i një vajze 7-vjeçare, e cila u vra nga një shqiptare me probleme të shëndetit mendor, ka thën&eum...
Foto ilustruese KAVAJË- Habib Rexha e kishte organizuar me detaje vrasjen e 48-vjeçarit Arjan Gosa. Ky detaj bie në sy pasi Policia e...