LIVE UPDATES
Bota

Moska kërkon të sigurojë pajisje ushtarake, Kim Jong Un mund të takohet me Putinin në Rusi këtë muaj

Ministri rus Shoigu tha të hënën se të dyja vendet mund të mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake.

5 Shtator 2023, 10:33 Nga f.i
Moska kërkon të sigurojë pajisje ushtarake, Kim Jong Un mund
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin

RUSI- Një zyrtar amerikan tha të hënën se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un mund të udhëtojë së shpejti në Rusi për t'u takuar me presidentin Vladimir Putin, ndërsa Kremlini përpiqet të sigurojë pajisje ushtarake për luftën e tij në Ukrainë.

Zyrtari, i cili nuk ishte i autorizuar të trajtojë çështjen publikisht dhe foli me agjencinë e lajmeve Associated Press me kusht që të mos i përmendet emri, tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se Kim Jong Un të udhëtojë brenda muajit. Zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë të sigurta se ku dhe kur do të zhvillohet takimi, por qyteti port i Paqësorit, Vladivostok, do të ishte një vend i mundshëm duke pasur parasysh afërsinë e tij relative me Korenë e Veriut.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson, vuri në dukje të hënën se ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu udhëtoi në Phenian kohët e fundit dhe u përpoq të bindte Korenë e Veriut që t'i shesë municion artilerie Rusisë.

“Kemi informacione se Kim Jong Un pret që këto diskutime të vazhdojnë, duke përfshirë angazhimin diplomatik të nivelit të udhëheqësve në Rusi", tha zëdhënësja Watson.

Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje Koresë së Veriut “të ndërpresë negociatat e saj për armët me Rusinë dhe të respektojë angazhimet publike që ka bërë Pheniani për të mos i ofruar apo shitur armë Rusisë”.

Ministri rus Shoigu tha të hënën se të dyja vendet mund të mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake. Shtëpia e Bardhë tha javën e kaluar se kishte informacione nga shërbimet e zbulimit që tregonin se presidenti rus Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim, shkëmbyen letra pas vizitës së ministrit Shoigu.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se letrat ishin "më shumë në nivel sipërfaqësor", por se bisedimet ruse dhe koreano-veriore për shitjen e armëve po përparonin.

Marrë nga VOA

lufta rusi-ukraine kim jong un vladimir putin

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit