LIVE UPDATES
Bota

"Momenti më i papërshtatshëm!" DW: Qeveria e paralizuar rrezikon ekonominë e Gjermanisë

Qeveria e koalicionit në Gjermani dështoi. Çfarë duhet të ndryshojë tani që Gjermania të kthehet ekonomikisht në rrugën e duhur?

11 Nëntor 2024, 14:00 Nga M.B
"Momenti më i papërshtatshëm!" DW: Qeveria e
Zyra e kancelarit gjerman në Berlin

GJERMANIA"Kemi një problem", pranoi bashkëkryetari i SPD,  Lars Klingbeil, të dielën e kaluar në ARD duke iu referuar atëherë me këtë jo koalicionit qeveritar, por ekonomisë gjermane që prej kohësh ndodhet në vështirësi të mëdha. Tek shumë kompani, ka krizë, prandaj duhet të merren masa tani. Por plani i paraqitur në fundjavën e kaluar nga Ministri i atëhershëm Financave, Christian Lindner (FDP) nuk ishte pjesërisht gjë tjetër veçse "ideologji neoliberale”, sipas socialdemokratit.

Ndërkohë zhvillimet e reja nga mbrëmja e së mërkurës (6 nëntor 2024) shtuan probleme të tjera: Koalicioni i SPD, Të Gjelbërve dhe liberalëve dështoi. Kancelari Olaf Scholz i kërkoi po atë ditë Presidentit Federal, Steinmeier të shkarkojë Ministrin e Financave, Christian Lindner. Ministra të tjerë të FDP-së u tërhoqën si pasojë nga kabineti.

Pika kritike e dështimit ishte kërkesa e Lindner të bënte realitet një moratorium rregullues për ekonominë dhe ulje taksash. Kontributi i solidaritetit duhej të hiqej për të gjithë dhe objektivat e klimës duhet të shtyheshin për në vitin 2050. Por mbi të gjitha: Ruajtja e të ashtuquajturit, fren i borxhit. Kreu i FDP refuzoi borxhe të reja. Ai synonte gjithashtu të shpërbënte fondin e KTF për klimën. Të gjitha ishin projekte që anëtarët e tjerë të koalicionit nuk deshën t'i mbështesnin.

Bashkëdrejtuesi i emëruar i Partisë së Gjelbër, Felix Banaszak i kritikoi propozimet e Lindner në ARD, se "i gjithë dokumenti mbante erën e asaj, që në fakt nuk dua më". 

Rrezikohet Gjermania si vend atraktiv për ekonominë?

Shumë përfaqësues të biznesit gjerman kanë kohë që ngrenë alarmin. Për shembull, koncerni Bosch duhet të përshtaste perspektivat ekonomike për vitin 2024 dhe nuk përjashton edhe shkurtime të mëtejshme të vendeve të punës,  përveç humbjeve të njoftuara më parë prej 7,000 punonjësish.

Në Tagesspiegel të enjten e kaluar, kreu i Bosch, Stefan Hartung i bëri thirrje qeverisë federale që t'i japë fund mosmarrëveshjes së koalicionit dhe të mbështesë shpejt industrinë: "Tani duhet të kalojmë nga bisedimet në veprime dhe të iniciojmë masa konkrete përpara zgjedhjeve të Bundestagut për të përmirësuar ekonominë e forcuar në plan afatshkurtër dhe afatgjatë”.

Edhe nga Fondacioni i Biznesit Familjar pati kritika të ashpra. "Rreziku më i madh i lokacionit Gjermani është një qeveri që nuk është në gjendje të veprojë”, tha kreu i Fondacionit të Biznesit Familjar, Rainer Kirchdörfer, për Augsburger Allgemeine të mërkurën. "Grindjet nuk ndihmojnë, ne kemi nevojë urgjente për vendime politike për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike."

Ekonomisti Henning Vöpel, drejtues i Qendrës për Politikën Evropiane (cep), i tha DW se koalicioni qeveritar "nuk ia ka dalë ta çojë ekonominë gjermane nga ana strukturore në rrugën e rritjes". Qeveria veproi në mënyrë të pavendosur dhe e dekurajuar: "Përfundimisht, koalicioni dështoi për shkak të pretendimit të tij, domethënë sepse nuk zhvilloi një koncept të përbashkët përparimi. Të treja partitë ranë në pozicionet e tyre politike partiake."

Momenti më i papërshtatshëm

Në SHBA, Donald Trump fitoi një mandat të dytë. Së bashku me të shtohen sfidat në politikën e sigurisë, tregtisë dhe politikës klimatike, por edhe në lidhje me mbështetjen e Ukrainës që lufton kundër agresionit rus. Pikërisht para sfondit të krizave politike ndërkombëtare, zëvendëskancelari, Robert Habeck (Të Gjelbrit) paralajmëroi: "Kjo është koha më e keqe që qeveria të dështojë". Pas prishjes së koalicionit, Habeck tha se fundi i koalicionit trepartiak ndihej si "i gabuar dhe jo gjëja e duhur": "Është krejtësisht tragjike në një ditë si kjo kur Gjermania duhet të tregojë unitet dhe aftësi për të vepruar në Evropë", tha ai duke iu referuar rizgjedhjes së Trumpit.

Agjencia e lajmeve Reuters citon kryeekonomistin e ING, Carsten Brzeski, i cili gjithashtu e vlerëson situatën aktuale në mënyrë shumë kritike. Gjermania është më pak e përgatitur se sa ishte për fitoren e parë të zgjedhjeve të Trump në 2016: "Pas katër vitesh stanjacioni dhe dëmtimi strukturor, Gjermania nuk është vetëm ‘i sëmuri i Evropës', por edhe më e cënueshme se sa ishte tetë vjet më parë”.

Disa vëzhgues e konsiderojnë Gjermaninë si pacient urgjent në lidhje me ekonominë. Por çfarë roli luan politika dhe a nuk është efekti i situatës ekonomike globale shumë më i madh? Situata e përgjithshme botërore ekonomike është e njëjtë për të gjitha vendet, thotë Henning Vöpel. Por edhe krahas kësaj, "rritja në Gjermani ka qenë më e ulët se në vende të krahasueshme për shumë vite. Kjo të le të kuptosh se nuk është ekonomia e dobët globale ajo që është përgjegjëse për këtë, por shkaqe specifike strukturore. Do të ishte detyra e qeverisë që t'i identifikojë këto shkaqe dhe t'i adresojë."

Sipas ekonomistit, masat politike kërkojnë gjithmonë kohë për të dhënë efekt. Por ka edhe "masa që kanë efekt pozitiv sapo shpallen. Investimet kaq të rëndësishme tani do të kishin efekt të madh. Në këtë drejtim, masat që synojnë përmirësimin e pritshmërive dhe kushteve të vendndodhjes mund të kenë edhe efekt afatshkurtër." Subvencionimi i çmimeve të energjisë ose tarifave të rrjetit mund të ofrojë lehtësim për industrinë në afat të shkurtër. Por ai "nuk e zgjidh problemin dhe për këtë arsye nuk ka një efekt strukturor".

Të mos "hidhen kot miliarda"

Vöpel thotë për DW se detyrat më urgjente për momentin janë katër: "Së pari, stabilizimi i kthesës energjitike- që është thelbësor për kombinimin e mbrojtjes së klimës dhe por edhe konkurrencës. Së dyti, reduktimi i burokracisë - një lehtësim i shpejtë dhe efektiv që nuk kushton para së treti, zbatimi i dixhitalizimit - ka potencial të konsiderueshëm produktiviteti dhe së katërti, stimuj tatimorë për investime.

Martin Gornig, drejtor kërkimi për politikën industriale në Institutin Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) në Berlin, gjithashtu bën thirrje për "ndryshime sistemike". Dhe jo në shkallë kombëtare, por në një kontekst evropian. Në një intervistë për DW, ai tha: "Gjermania është komb industrial në Evropë dhe i ka rrënjët në Evropë". Prandaj mund të ketë vetëm një "politikë industriale evropiane".

Kur u pyet për masat afatshkurtra të qeverisë federale, ai tha se mbi të gjitha, duhet pasur kujdes nga aktivizmi. Nuk duhet thjesht "të hedhim kot miliarda vetëm për të investuar në diçka". Në fund të fundit, ka ende kohë: "Ne nuk jemi ende në greminë". Ajo që nevojitet tani është "një politikë e qetë ku kompanitë dhe konsumatorët të kenë përshtypjen se e dinë se çfarë do të ndodhë nesër”./ DW

gjermania

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë