LIVE UPDATES
Bota

"Modifikimi i shtetit fillon nga institucionet!" Analiza: Transformim rrënjësor i SHBA-ve nën republikanët e Trump

Me fitoren e thellë të kandidatit të tyre, republikanët kanë projekte të mëdha për ristrukturimin e aparatit shtetëror në SHBA. Cilat mekanizma kontrolli, të ashtuquajturat "checks and balances" do të mbeten?

11 Nëntor 2024, 08:17 Nga M.B
"Modifikimi i shtetit fillon nga institucionet!" Analiza: Transformim
Donald Trump

SHBA- "Kjo ditë do të mbahet mend përgjithmonë si dita kur populli amerikan rimori kontrollin” - kështu u shpreh Donald Trump në fjalimin e tij të fitores duke kujtuar premtimin e tij për të "ndryshuar” vendin. SHBA lëvizi ndjeshëm nga spektri i  djathtë në ditën e zgjedhjeve - republikanët, të cilët janë në linjë me lëvizjen "Make America Great Again", MAGA të Donald Trump, tani kanë gjithashtu shumicën në Senat. Në Dhomën e Përfaqësuesve, ka të ngjarë që ata gjithashtu të ruajnë shumicën e tyre pasi të jenë numëruar të gjitha zonat. Pra, është lëvizja MAGA e Trump-it ajo që ka "rimarrë kontrollin" - e cila që para zgjedhjeve kishte njoftuar plane të mëdha se si dëshiron ta përdorë këtë pushtet.

Trump më i përgatitur se në 2016-n

Dallimi i madh ngafitorja e zgjedhjeve të Trump në vitin 2016 është se ai është shumë më i përgatitur këtë herë, thotë Stormy-Annika Mildner, drejtoreshë e institutit të pavarur studimor, Aspen Institute, Gjermani.  "Trump ka mësuar se mund të jetë problematike për të nëse ai ka jo besnikë në ekipin e tij”, tha Mildner për DW. Mund të pritet që ai të rrethohet vetëm me mbështetës të vërtetë. "Dhe për shkak të shkëmbimit të gjerë të zyrtarëve në ministri dhe autoritetet më poshtë, nuk do të ketë më një faktor të rëndësishëm që ekzistonte nga viti 2016 deri në vitin 2020: pra njerëz që parandaluan që diçka më e keqe të ndodhte në një moment apo në një tjetër."

"Project 2025"

Mildner pret që dokumenti strategjik "Project 2025", i cili u bë publik në verë, të luajë një rol kryesor. Trump ishte distancuar zyrtarisht nga manifesti i think tank-ut konservator "Heritage Foundation”. Por hulumtimet nga mediat amerikane sugjerojnë se të paktën disa nga ndjekësit e tij MAGA ishin të përfshirë në manifest. Si rezultat i ndryshimit të qeverisë, ata mund të ngjiten në pozicione me ndikim.

Trump i miratoi kërkesat qendrore të projektit 2025 gjatë fushatës zgjedhore: sugjerimet e tij për politikën e migracionit dhe mbrojtjen e kufijve korrespondojnë me ato të fondacionit - gjatë fushatës zgjedhore, Trump premtoi "operacionin më të madh të dëbimit në historinë amerikane". Ai gjithashtu dëshiron të rrisë ndjeshëm shfrytëzimin e lëndëve djegëse fosile që dëmtojnë klimën dhe të reduktojë rregulloret mjedisore.

Modifikimi i shtetit fillon nga institucionet

Autoritetet federale - si për shembull Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) - do jenë një levë kryesore për zbatimin e planeve të tilla. Kapitulli 32-faqesh mbi EPA-në në dokumentin strategjik "Project 2025" vjen nga Mandy Gunasekara, drejtuesja e shtabit të agjencisë gjatë presidencës së parë të Trump, e cila tani po konsiderohet si drejtuesja e mundshme e ardhshme. Në atë kohë, kompetencat e EPA-s u kufizuan dhe shumë punonjës u pushuan nga puna - gjë që administrata Biden e riktheu kryesisht. Në mandatin e dytë në detyrë të Trump, qëllimi është të "heqë dhe rindërtojë" strukturat e agjencisë, citon New York Times të ketë thënë Gunasekara.

Ekspertja Stormy-Annika Mildner thotë: "Ju mund të përdorni autoritetet që i përkasin degës ekzekutive, siç është Agjencia e Mjedisit, për të rregulluar në interes të publikut. Ose mund t'i bllokoni duke u dhënë atyre shefa që thjesht thonë: 'Këtë nuk e bëjmë më.` Kjo është e pritshme në fushën e mbrojtjes së klimës. Nga ana tjetër, Trump mund të përdorë autoritetet për të nxjerrë rregullore me efekt të madh - për shembull në lidhje me emigracionin e parregullt dhe sigurinë kufitare ose promovimin e lëndëve djegëse fosile."

Gjithashtu pritet me padurim se kë do të vendosë Trump në krye të Departamentit të Drejtësisë - pikërisht Departamentin e Drejtësisë, të cilin Trump ka deklaruar se dëshiron ta përdorë për ndjekjen ligjore të kundërshtarëve politikë. Transmetuesi publik NPR numëroi më shumë se 100 kërcënime të tilla gjatë fushatës zgjedhore. Nuk janë vetëm prokuroritë publike që politizohen – pas një ndërprerjeje katërvjeçare, por lëvizja MAGA e Trump tani ka dorë të lirë për të plotësuar postet e larta gjyqësore me konservatorë. Republikanët mbajnë shumicën në Senat, i cili do të pajtohet me këtë, të paktën deri në zgjedhjet afatmesme në fund të vitit 2026. Në mandatin e parë në detyrë të Trump, u emëruan 234 gjyqtarë – duke përfshirë tre në Gjykatën e Lartë.

Agjencia e lajmeve Reuters citon profesorin e drejtësisë në Universitetin George Washington, John Collins: "Në mandatin e tij të parë, Trump riformoi gjyqësorin federal. Tani ai ka mundësinë të çimentojë këtë vizion për një brez të tërë."

Republikanët do të duan të kryejnë një ristrukturim të madh të shtetit brenda rregullave të përcaktuara nga kushtetuta. Mildner, vlerëson se vetë kushtetuta duhet të mbetet e paprekur - sepse ndryshimet kushtetuese janë të ndërlikuara dhe gjithashtu mund të dëmtojnë republikanët nëse ata janë sërish në opozitë në një moment.

Ka ende "Checks and Balances"

Edhe nëse Shtëpia e Bardhë, Kongresi dhe Gjykata e Lartë janë të gjitha konservatore, Mildner është e bindur se institucionet e tjera - për shembull media - do të përmbushin funksionin e tyre të kontrollit si "check and balances". Dhe shtetet e qeverisura në mënyrë demokratike po përgatiten gjithashtu për mosmarrëveshje të ashpra politike. Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul iu drejtua drejtpërdrejt Trumpit: "Nëse përpiqesh të dëmtosh njujorkezët ose të kufizosh të drejtat e tyre, unë do të luftoj çdo lëvizje tënde”.

Mildner ia atribuon Shteteve të Bashkuara shumë aftësi durimi dhe qëndrueshmëri ndaj krizave. "Prandaj nuk do të thosha definitivisht se ky është fundi i demokracisë amerikane”, tha ajo për DW. Megjithatë, ndarja mes dy kampeve nuk do të tejkalohet nën drejtimin e Trump, përkundrazi: "Këto katër vite do të kontribuojnë që polarizimi të vazhdojë të rritet"./ DW

donald trump

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale