Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas anëtarësimit, sipas njoftimit të AKK-së, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, u shpreh i lumtur me votimin unanim dhe tha se do të japë kontribut për adresimin e sfidave të qeverisjes lokale.
KOSOVË- Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka bërë të ditur se Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në këtë asociacion gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të këtij entiteti më 22 gusht.
“Votimi për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në AKK ka kaluar me votat e të gjithë delegatëve të Kuvendit dhe ka ardhur pas kërkesës së Komunës së Veriut e cila marrë vendim në Kuvendin e Komunës për t’u anëtarësuar në Asociacion”, thuhet në njoftimin e AKK-së.
Pas anëtarësimit, sipas njoftimit të AKK-së, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, u shpreh i lumtur me votimin unanim dhe tha se do të japë kontribut për adresimin e sfidave të qeverisjes lokale.
Pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan – në zgjedhjet e bojkotuara nga qytetarët serbë, Mitrovica e Veriut dhe Leposaviçi kishin kërkuar gjithashtu nga institucionet kosovare, që ndërtesat publike të këtyre komunave të kyçen në sistemin energjetik të Kosovës dhe të paguajnë për energjinë elektrike të komunave që udhëheqin.
Mitrovica e Veriut, së bashku me tri komunat e tjera në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, që nga përfundimi i luftës më 1999 nuk kanë paguar për rrymën e shpenzuar.
Faturat e energjisë së shpenzuar në veri, fillimisht janë paguar nga qytetarët e pjesëve të tjera të Kosovës dhe që nga viti 2017 nga Qeveria e Kosovës.
Megjithatë, në këto dy komuna dhe në dy të tjerat në veri të Kosovës pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme, të kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar për shtensionim të situatës në veri, që është përkeqësuar gati tre muaj më parë.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse 20 për qind e votuesve në një komunë nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarit të asaj komune.
Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, në zgjedhje të parakohshme për kryetar të komunës mund të shkohet në rast se kryetari aktual jep dorëheqje; në rast se qytetarët kërkojnë shkarkimin e kryetarit të komunës përmes një peticioni të nënshkruar nga 20 për qind e votuesve të komunës përkatëse; si dhe në rast se kryetari i komunës nuk paraqitet në vendin e punës më shumë se një muaj, pa arsye. /REL
Irak IRAK- Propozimi për ta shtuar një amendament në ligjin në Irak që do të caktonte dënimin me vdekje për marr&e...
Liderët e Ballkanit Perëndimor GREQI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ka biseduar me homologun ...
Foto ilustruese RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njofton se një avion luftarak rus ka shkatërruar gjatë natës një vark&eu...
Haëaii SHBA- Një banesë në Lahaia të Haëaii, një nga zonat më të shkatërruara nga zjarret u ka shpët...
Atlanta ATLANTA- Në rrjet është duke qarkulluar një video me pamje nga një aksident i pazakontë në Atlanta, ku një...
Viola Von Cramon Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar e shqqtësuar lidhur me takimin e presiden...
Annalena Baerbock GJERMANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha më 22 gusht se Kina paraqet një sfidë për &ld...
Animal Rising Tre protestuese të organizatës “Animal Rising” janë vënë zyrtarisht nën akuzë për vjedhj...
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar për ndikimet e ndryshimeve klimatike. Në nj&...
Kore e Veriut KORE E VERIUT- Koreja e Veriut paralajmëron se stërvitjet e përbashkëta SHBA-Kore e Jugut mund të çojnë ...