Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GREQI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ka biseduar me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, por edhe për situatën në Kosovë.
“Ne iu referuam situatës në Ukrainë dhe Kosovë e Metohi. Theksova edhe njëherë se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, gjë të cilën e kemi thënë qartë që nga nisja e konfliktit”, shkroi Vuçiç në një postim në Instagram.
Ndërkaq, Zelensky tha se me Vuçiqin zhvilloi një “bisedë të mirë” për Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe për “paprekshmërinë e kufijve”.
“E ardhmja e përbashkët e shteteve tona është në shtëpinë e përbashkët evropiane”, shkroi Zelensky në rrjetin social X, që më herët njihej si Twitter.
Dy liderët u takuan në Athinë pas një darke joformale me zyrtarët nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, ata të Bashkimit Evropian, Ukrainës dhe Moldavisë. Beogradi, aleat i Moskës, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.
Megjithatë, Serbia ka votuar disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që kanë dënuar pushtimin rus. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, Serbia nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Vuçiç ka deklaruar më herët se Serbia po paguan “çmim të lartë” për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Kosova, edhe pse nuk njihet nga Ukraina, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ka ofruar ndihma për ukrainasit, përfshirë strehimin e disa gazetarëve të këtij vendi. Në fillim të gushtit, Vuçiç kishte paralajmëruar se nëse Ukraina do të njohë Kosovën “do të humbë brenda ditës gjithçka që ka në dorë".
Ky reagim i presidentit serb kishte ardhur pasi ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, deklaroi më 8 gusht se në shoqërinë ukrainase po rriten zërat gjithnjë e më shumë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se një numër i caktuar i deputetëve në Parlamentin e Ukrainës po e përkrahin qëndrimin për njohjen e mundshme të Kosovës. Mes Kosovës – që ka shpallur pavarësinë më 2008, të cilën Serbia nuk e njeh – dhe Ukrainës, zyrtarët nga Moska shpesh kanë tërhequr paralele.
Në prill të vitit 2022, presidenti rus, Vladimir Putin, e kishte krahasuar Kosovën me dy rajonet separatiste në Ukrainë, Donjeckun dhe Luhanskun, të njohura bashkërisht si Donbas. Këto krahasime janë cilësuar si "injorancë" nga zyrtarët në Kosovë./ REL
Foto ilustruese RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njofton se një avion luftarak rus ka shkatërruar gjatë natës një vark&eu...
Haëaii SHBA- Një banesë në Lahaia të Haëaii, një nga zonat më të shkatërruara nga zjarret u ka shpët...
Atlanta ATLANTA- Në rrjet është duke qarkulluar një video me pamje nga një aksident i pazakontë në Atlanta, ku një...
Viola Von Cramon Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar e shqqtësuar lidhur me takimin e presiden...
Annalena Baerbock GJERMANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha më 22 gusht se Kina paraqet një sfidë për &ld...
Animal Rising Tre protestuese të organizatës “Animal Rising” janë vënë zyrtarisht nën akuzë për vjedhj...
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar për ndikimet e ndryshimeve klimatike. Në nj&...
Kore e Veriut KORE E VERIUT- Koreja e Veriut paralajmëron se stërvitjet e përbashkëta SHBA-Kore e Jugut mund të çojnë ...
Policia në Francë FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një fëmijë 10-vjeçar ...
Oleksiy Gonarchenko UKRAINË- Deputeti ukrainas, Oleksiy Gonarchenko, ka reaguar lidhur me takimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky...