LIVE UPDATES
Bota

Ofensiva ruse në sfond, ministrja e Jashtme e Gjermanisë viziton Kievin

Annalena Baerbock përsëriti thirrjet e Berlinit që partnerët të dërgojnë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore, ndërsa Rusia godet Ukrainën me raketa dhe artileri.

21 Maj 2024, 19:26 Nga M.B
Ofensiva ruse në sfond, ministrja e Jashtme e Gjermanisë viziton
Ministrja gjermane Annalena Baerbock duke vizituar një termocentral të shkatërruar nga sulmet e forcave ruse në Ukrainë (21 maj 2024)

KIEV– Ministrja e Jashtme e Gjermanisë mbërriti në Kiev të martën në shenjë mbështetjeje për Ukrainën nga vendet partnere perëndimore. Furnizimet me armët dhe municionet e premtuara nga vende të NATO-s, si Gjermania, kanë qenë megjithatë të ngadalta dhe Ukraina është gjendur e ekspozuar ndaj ofensivës ruse në pjesë të mëdha të vijës së frontit.

Annalena Baerbock përsëriti thirrjet e Berlinit që partnerët të dërgojnë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore, ndërsa Rusia godet Ukrainën me raketa dhe artileri. Gjermania është furnizuesja e dytë më e madhe e materialeve ushtarake për Ukrainën, pas Shteteve të Bashkuara. Njësitë ukrainase po përpiqen të zmbrapsin një ofensivë të ashpër ruse përgjatë kufirit lindor në një nga fazat më jetike të luftës që ka hyrë në vitin e tretë.

Gjermania premtoi rishtazi dërgimin në Ukrainë të një njësie të tretë raketash amerikane Patriot, por zyrtarët në Kiev thonë se vazhdojnë të përballen me një mungesa të mëdha të armatimit për mbrojtjen kundërajrore. Forcat ruse kanë shfrytëzuar avantazhin në qiej për të dëmtuar rëndë rrjetin energjetik të Ukrainës, duke synuar të dëmtojnë moralin e ukrainasve dhe funksionimin e industrisë së mbrojtjes.

Zonja Baerbock, e shoqëruar nga ministri ukrainas për Energjetikën Herman Halushchenko, vizitoi një termocentral në Ukrainën qendrore që u dëmtua rëndë në 11 prill. Brenda mjediseve të shkrumbuara të centralit, punonjësit e kompanisë shtetërore Centrenergo që menaxhon termocentralin, vazhdonin të hiqnin rrënojat megjithëse kanë kaluar disa javë nga sulmi. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se përpjekjet e forcave ukrainase vazhdojnë të përqëndrohen në provincën lindore Donetsk dhe rajonin verilindor Kharkiv, ku bombardimet ruse po shkaktojnë dëme të mëdha në zonat ushtarake dhe civile.

“Kjo rikthen nevojën për mbrojtjen ajrore, për sisteme të reja që do të shmangnin vështirësitë për luftëtarët tanë dhe rreziqet për qytetet dhe komunitetet tona”, tha presidenti Zelenskyy të hënën në mediat sociale.

Zoti Zelenskyy tha se forcat e Ukrainës kanë ende nën kontroll zonat në fjalë, megjithëse Rusia thotë se ka marrë disa fshatra kufitare. Nuk ishte e mundur të verifikoheshin në mënyrë të pavarur pretendimet e asnjërës palë për situatën në fushëbetejë. Zonja Baerbock kishte planifikuar të vizitonte Kharkivin të martën, por udhëtimi u desh të anulohej për arsye sigurie, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve “dpa”. Pothuajse 11 mijë persona janë evakuuar nga zonat kufitare të Kharkivit që kur Rusia filloi ofensivën më 10 maj.

Një sulm me dronë i forcave ruse gjatë natës goditi infrastrukturën e transportit në qytetin Kharkiv, duke dëmtuar mbi 25 kamionë, autobusë dhe automjete të tjera, tha të martën guvernatori rajonal Oleh Syniehubov. Shtatë persona janë lënduar, tha ai. Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se frekuenca e sulmeve ruse në Kharkiv u ngadalësua të hënën, megjithëse luftimet vazhduan.

Forcat ruse po bëjnë gjithashtu misione zbulimi dhe sabotimi në rajonet veriore të Ukrainës, Sumy dhe Chernihiv, duke bombarduar vendbanimet kufitare dhe duke vendosur mina në territore të gjera, tha Dmytro Lykhovii, zëdhënësi i shtabit të përgjithshëm të Ukrainës. Vija e frontit është rreth 1000 kilometra e gjatë. Zonja Baerbock do të takohej me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba në Kiev. Kancelari gjerman Olaf Scholz u ka rezistuar thirrjeve të zyrtarëve ukrainas për të ofruar raketat Taurus, të cilat janë të pajisura me teknologji të avancuar për shmangien e radarëve dhe kanë një rreze veprimi deri në 500 kilometra.

Raketat e prodhimit gjerman dhe suedez do të jenë në gjendje të arrijnë nga toka ukrainase objektivat në thellësi të Rusisë. Por Berlini e ka kundërshtuar këtë perspektivë, duke thënë se dërgimi i raketave do të sillte rrezikun e përfshirjes së drejtpërdrejtë në luftë. Këto kufizime nuk i kanë lejuar Ukrainës të godasë forcat dhe pajisjet ruse që grumbullohen për sulme në anën tjetër të kufirit, tha një institut me seli në Uashington.

“Këto politika të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit po komprometojnë rëndë aftësinë e Ukrainës për t'u mbrojtur ndaj sulmeve të tanishme ruse në veri të Kharkivit ose në çdo zonë përgjatë kufirit ndërkombëtar ku forcat ruse mund të zgjedhin të kryejnë operacione sulmuese në të ardhmen”, thuhet në një studim të publikuar të hënën nga Instituti për Studimin e Luftës.

Zonja Baerbock tha në një deklaratë se anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në Bashkimin Evropian është "pasoja e nevojshme gjeopolitike e agresionit të paligjshëm të Rusisë".

Ukraina ka bërë "progres mbresëlënës" dhe nuk duhet të heqë dorë nga reformat në sistemin gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e medias, tha ajo. Gjermania do të organizojë muajin e ardhshëm një konferencë për rindërtimin e Ukrainës. Rindërtimi i vendit parashikohet të kushtojë qindra miliarda dollarë./ VOA

annalena baerbock

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale