LIVE UPDATES
Bota

Fluturonte mbi Jemen, rebelët Huthi pretendojnë se kanë rrëzuar një dron të SHBA-ve

Nëse konfirmohet, atëherë do të ishte droni i dytë i llojit MQ-9 Reaper i rrëzuar nga rebelët Huthi në javën e fundit, teksa rebelët jemenas po vazhdojnë fushatën e tyre të sulmeve për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Rripin e Gazës.

21 Maj 2024, 19:09 Nga M.B
Fluturonte mbi Jemen, rebelët Huthi pretendojnë se kanë
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Rebelët jemenas, Huthi, që mbështeten nga Irani, pretenduan se kanë rrëzuar një dron amerikan që po fluturonte mbi Jemen. Ushtria amerikane pranoi raportimet për këtë çështje, por nuk komentoi. Nëse konfirmohet, atëherë do të ishte droni i dytë i llojit MQ-9 Reaper i rrëzuar nga rebelët Huthi në javën e fundit, teksa rebelët jemenas po vazhdojnë fushatën e tyre të sulmeve për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Rripin e Gazës.

Të premten e kaluar, rebelët jemenas pretenduan se kanë rrëzuar një dron amerikan mbi provincën Marib, disa orë pasi në mediat sociale qarkulluan pamje që dukej se shfaqnin një dron MQ-9 Reaper të shkatërruar. Zëdhënësi i rebelëve Huthi, Yahya Saree, tha më 21 maj se droni u rrëzua nga një raketë tokë-ajër. Ai nuk tregoi se kur ndodhi rrëzimi i dronit, por pretendoi se droni “po kryente misione armiqësore” mbi provincën Bajda në jug të Jemenit.

Që kur ka nisur lufta civile në Jemen më 2014, kur rebelët Huthi morën nën kontroll shumicën e pjesës veriore të shtetit dhe kryeqytetin Sana, Ushtria amerikane ka humbur të paktën pesë dronë nga sulmet e rebelëve. Një dron Reaper kushton rreth 30 milionë dollarë. Ky lloj i dronëve mund të fluturojë në një lartësi prej mbi 15.000 metrash dhe mund të qëndrojnë në ajër për 24 orë. Rebelët Huthi muajve të fundit kanë intensifikuar sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, duke kërkuar që Izraeli t’i japë fund luftës në Gazë.

Që nga nëntori i vitit të kaluar e deri më tani, rebelët Huthi kanë kryer më shumë se 50 sulme ndaj anijeve, kanë kapur një prej tyre dhe një tjetër e kanë fundosur, sipas të dhënave të administratës amerikane. Rebelët Huthi javën e kaluar thanë se sulmuan me raketa një luftanije amerikane në Detin e Kuq. Megjithatë, ushtria amerikane tha se luftanija pengoi raketën balistike të lëshuar nga rebelët./ REL

rebelet houthi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet