Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një deklarim për gazetarët nga Leposaviçi, ku vizitoi qendrat e votimit, Krasniqi u ndal edhe te bojkotimi i procesit të votimit nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, të cilën e akuzoi se dëshiron të ketë “monopol” mbi politikën e komunitetit serb në Kosovë.
KOSOVA- Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se procesi i votimit në katër komunat në veri të Kosovës, lidhur me shkarkimin e kryetarëve shqiptarë po shkon “qetë dhe mirë”. Në një deklarim për gazetarët nga Leposaviçi, ku vizitoi qendrat e votimit, Krasniqi u ndal edhe te bojkotimi i procesit të votimit nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, të cilën e akuzoi se dëshiron të ketë “monopol” mbi politikën e komunitetit serb në Kosovë.
“Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë. Ata i shohin institucionet vetëm për vete dhe jo për qytetarët. Ata vazhdojnë t’i kenë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës dhe mos t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve, mirëpo t’i marrin pagat e Kuvendit të Kosovës. Tashmë qytetarët, edhe me votim, deklarojnë nëse janë për largimin e kryetarëve ose jo”, tha Krasniqi.
Ai tha se institucionet kanë realizuar të gjitha obligimet për mbajtjen e këtij procesi, duke nisur nga nxjerrja e udhëzimit administrativ në shtator, e deri tek organizimi i votimit më 21 prill. Dalja në votime është e ulët. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00, vetëm 85 persona kanë votuar.
Qytetarët që marrin pjesë në zgjedhje zgjedhin opsionin “po” ose “jo” lidhur me shkarkimin e kryetarëve shqiptarë. Që procesi të jetë i suksesshëm, duhet që 50 për qind plus një votues të votojë për largimin e kryetarëve. Në të kundërtën, një nismë e tillë mund të merret sërish pas 12 muajsh. Serbët kishin bojkotuar zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar, kur u zgjodhën kryetarët aktualë shqiptarë.
Në maj 2023, kur këta kryetarë shkuan në zyre për të nisur mandatin, u përballën me revoltë të popullatës lokale, të cilët protestuan para ndërtesave komunale, të cilat njëkohësisht ishin objekte të komunave që funksionojnë sipas sistemit serb./ REL
foto nga vendngjarja SPANJË- Dhjetëra mijëra njerëz demonstruan në Ishujt Kanarie të Spanjës për të protestuar...
Foto ilustruese KOSOVA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se deri në orën 11:00 në katër komunat...
foto nga vendngjarja SHBA- Dy fëmijë motër e vëlla të moshës 8 dhe 5-vjeçar u vranë dhe 15 të tjerë u p...
foto nga vendngjarja GAZA- Shërbimet e urgjencës në Gaza kanë nxjerrë trupat e 50 palestinezëve nga një varr masiv n&eum...
foto ilustruese GAZA- Sulmet izraelite kanë sulmuar qytetin jugor të Gazës, Rafah gjatë natës, duke vrarë 13 persona, mes tyr...
pamje nga protesta IZRAEL- Mijëra njerëz protestuan në Izrael të shtunën, duke kërkuar një marrëveshje për lir...
Foto ilustruese KOSOVA- Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), tha se ka interesim minimal të qytetarëve për t...
Imazhi i NASA-s SHBA- Kur anija kozmike New Horizons e NASA-s fotografoi një formacion të pazakontë gjeografik në formë zemre n&eu...
foto ilustruese OQEANI PAQËSOR- Një anëtar i ekuipazhit të helikopterit japonez ka humbur jetën dhe shtatë tjerë konside...
Gediminas Kirkilas LITUANIA- Ish-kryeministri i Lituanisë, Gendiminas Kirkilas, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare. Medi...