LIVE UPDATES
Bota

Media, zgjedhje dhe politika e jashtme nën vëzhgim! Analiza e DW: A mund t’i tregojë Serbia BE-së se i ka seriozisht reformat?

Presidentja e Komisionit Evropian ishte në Serbi në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor për të diskutuar zgjerimin e BE-së me vendet kandidate në rajon.

10 Dhjetor 2025, 08:39 Nga M.L
Media, zgjedhje dhe politika e jashtme nën vëzhgim! Analiza e DW: A
Von der Leyen, Vuçiç

Serbia filloi më 2014 negociatat për anëtarësim në BE. Progresi ka qenë i ngadaltë. Pas vitesh premtimesh të pambajtura dhe reformash të bllokuara, BE-ja po i bën presion Serbisë që të tregojë se seriozitet për reformat.

“Ne presim që Serbia të tregojë angazhim, si me vepra ashtu edhe me fjalë”, tha Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në kryeqytetin serb, Beograd, më 15 tetor.

Presidentja e Komisionit Evropian ishte në Serbi në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor për të diskutuar zgjerimin e BE-së me vendet kandidate në rajon.

Atë ditë, ajo ftoi Presidentin serb Aleksandar Vuçiç të vinte në Bruksel një muaj më vonë, në mënyrë që të dy të mund të “bënin një bilanc së bashku”.

Ishte tetor; tani është dhjetor. Sipas burimeve të shumta që folën me DW, takimi u shty, sepse Serbia nuk kishte përparim për të raportuar.

Të martën (09.12.2025) u konfirmua se Presidenti Vuçiç do të udhëtojë për në Bruksel të mërkurën për një takim me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Çfarë pret BE-ja nga Serbia?

Nemanja Todoroviç Stiplija, kryeredaktor i portalit të pavarur të lajmeve me seli në Beograd, European Western Balkans, i tha DW se Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian e kanë bërë të qartë se progresi i Serbisë do të matet në bazë të tri çështjeve kryesore të përcaktuara në një dokument që Serbia i paraqiti BE-sënë vitin 2024: përmirësimi i lirisë së medias, sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe përafrimi i politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së.

Në përgjigje të një pyetjeje të DW, një zëdhënës i Komisionit tha se përveç këtyre fushave, Serbia pritet të “investojë më shumë përpjekje dhe të bëjë kompromise për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe për të adresuar dezinformimin dhe manipulimin e informacionit nga jashtë”.

“Serbia duhet të shtojë përpjekjet e saj për një afrim më të qëndrueshëm dhe më gjihtëpërfshirës dhe të na sigurojë për kursin e saj strategjik, duke përfshirë edhe mbështetjen e masave kufizuese të BE-së të vendosura ndaj Rusisë në sfondin e luftës kundër Ukrainës”, tha zëdhënësi i Komisionit.

Regres në lirinë e medias

Pra, a ka bërë Serbia ndonjë përparim në këto fusha kyçe?

Ndërsa ligjet e medias në Serbi janë ndryshuar, ndryshimet nuk e kanë ndaluar gërryerjen e vazhdueshme të lirisë së medias. Në fakt, Raporti i fundit i Progresit i Komisionit Evropian vëren një “kthim prapa” në lirinë e shprehjes në Serbi, duke deklaruar se “mjedisi për gazetarët, profesionistët e medias dhe mediat [është] përkeqësuar seriozisht”.

Organi Rregullator për Median Elektronike (REM) është institucioni kryesor përgjegjës për mbikëqyrjen dhe sigurimin e pavarësisë së medias elektronike në Serbi.

Një nga detyrat e saj kryesore është zgjedhja e anëtarëve të rinj të këshillit të REM, një proces që synon të garantojë autonominë e organit. Megjithatë, Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet akuzohet për manipulim të procesit zgjedhor për të ruajtur kontrollin mbi REM, duke minuar kështu pavarësinë e medias elektronike në vend.

Po zgjedhjet e lira dhe të ndershme?
Kur bëhet fjalë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, i vetmi ndryshim formal i bërë nga qeveria ka të bëjë me ndryshimet në Ligjin për Regjistrin e Unifikuar të Votuesve.

Ky ndryshim parashikonte një auditim të thelluar të regjistrit, i cili ende nuk është kryer, tha për DW Rasa Nedeljkov nga OJQ-ja Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA).

Nedeljkov thotë se gjatë dhjetë viteve të fundit, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) i ka bërë 56 rekomandime prioritare Serbisë se si të përmirësojë kushtet zgjedhore.

Sipas vlerësimit të vetë ODIHR-it, vetëm katër janë zbatuar.

Ndërkohë, situata në terren po përkeqësohet. Zgjedhjet e fundit lokale në Negotin, Mionicë dhe Seçanj u shënuan nga konfrontime fizike, sulme ndaj gazetarëve, vëzhguesve dhe anëtarëve të opozitës, si dhe akuza për një numër parregullsish, të tilla si manipulimi i votave dhe blerja e votave.

“Serbia po zhytet me shpejtësi në autokraci zgjedhore, ku zgjedhjet janë bërë një farsë dhe janë zëvendësuar nga sjellja e dhunshme dhe e orkestruar e votuesve vetëm për të regjistruar praninë e tyre në qendrat e votimit, ndërsa vullneti i tyre — përmes kërcënimeve të ndryshme, po hiqet”, thotë Nedeljkov duke iu referuar raporteve se njerëzit po ngacmohen që të votojnë në një mënyrë të caktuar.

A ka ndaluar përparimi i Serbisë?

Vendet që duan të anëtarësohen në BE duhet të zbatojnë reforma në një sërë fushash në përgatitje për anëtarësim. Negociatat midis bllokut dhe vendeve kandidate ndahen në ato që njihen si kapituj dhe grupe.

Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull apo grup të vetëm për më shumë se tre vjet.

Përveç kësaj, BE-ja ka shtyrë tashmë pagesën prej 111 milionë eurosh (129 milionë dollarë) në mbështetje nga Plani i saj i Rritjes për shkak të reformave të paplotësuara.

Në tetor, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë të ashpër që dënonte polarizimin politik dhe shtypjen shtetërore në Serbi. Raporti i Progresit që u botua më pas, vuri në dukje një hap prapa jo vetëm në lirinë e medias, por edhe në demokraci dhe të drejtat themelore.

Çfarë dëshiron Beogradi?

Beogradi do të shpresojë për një ndryshim në qëndrimin e Brukselit ndaj Serbisë, pasi kjo do ta ndihmonte udhëheqjen e vendit si politikisht ashtu edhe financiarisht.

Qeveria mund ta shesë edhe hapjen e një grupi negociatorësh në vend si provë të legjitimitetit të saj, i cili është dobësuar nga më shumë se një vit protestash antiqeveritare dhe kundër korrupsionit.

Për më tepër, paratë nga pjesa e parë e Planit të Rritjes së BE-së do të ndihmonin qeverinë të mbushte boshllëqet buxhetore.

Roli i shteteve anëtare të BE-së

Por një ndryshim i tillë nuk varet më vetëm nga Komisioni, tha për DW Bojana Selakoviç e koalicionit të shoqërisë civile Konventa Kombëtare për BE-në: Edhe shtetet anëtare të BE-së kanë të drejtë fjale.

“Shtetet baltike këmbëngulin që Serbia duhet të heqë dorë plotësisht nga aleanca e saj me Rusinë”, tha ajo për DW.

“Një grup tjetër – si Suedia, Holanda dhe Danimarka – është shumë i rreptë në lidhje me demokracinë dhe sundimin e ligjit, ndërsa Gjermania ende këmbëngul në zgjidhjen e çështjes Banjska”, shpjegon ajo, duke iu referuar përplasjes së armatosur midis militantëve etnikë serbë dhe policisë së Kosovës në veri të Kosovës në shtator 2023, në të cilën u vranë disa persona.

Kjo shpjegon pse Serbia nisi një përpjekje intensive diplomatike për të ndryshuar mendjet në të gjithë Evropën, me kryetaren e parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiç, që vizitoi Suedinë dhe ministrin e saj të Integrimit Evropian, Nemanja Staroviç, që udhëtoi për në Holandë.

A është Serbia një prioritet për BE-në?

Në të njëjtën kohë, Brukseli po merret me kriza të tjera që e ulin Serbinë në listën e prioriteteve të saj.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dushan Reljiç, vëren se Ursula von der Leyen aktualisht po shuan “zjarre shumë më të mëdha” – nga plani i paqes i SHBA-së për Ukrainën deri te marrëdhëniet me Izraelin dhe Gazën.

“Ngjarjet në Evropën Juglindore kanë pak rëndësi për politikën e BE-së, sepse nuk ka rrezik të madh përkeqësimi. Ajo që mund të shkaktojë një reagim më të thellë ose më të fortë të BE-së është nëse bëhet përsëri e qartë se Aleksandar Vuçiç dhe regjimi i tij po shkatërrojnë rrënjësisht fillimet e demokracisë në Serbi”, tha Reljiç për DW.

Nga ana tjetër, Selakoviç beson se BE-ja është ende e motivuar ta mbajë Serbinë brenda fushës së saj gravitacionale.

“Përndryshe, Serbia do të mbetej duke lundruar në një lloj skenari turk dhe në fakt do të ishte një rrezik shumë më i madh për Bashkimin Evropian sesa nëse do të mbetej në paketën ku njihet njëfarë progresi minimal dhe ku sigurohen interesat strategjike të BE-së”, përfundoi ajo./DW

serbia anetaresim ne bashkimin europian

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet