LIVE UPDATES
Bota

DW: Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

Qeveria e SHBA-së rregullisht në periudha të ndryshme publikon një plan, se si dëshiron ta konceptojë në të ardhmen politikën e vet të sigurisë.

10 Dhjetor 2025, 07:46 Nga M.L
DW: Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në
Donald Trump

“Ne nuk mund të pranojmë kërcënimin, për ndërhyrje në jetën politike të Europës”, – tha António Costa të hënën (08.12..2025) në Bruksel. Presidenti i Këshillit Europian gjatë një diskutimi në Institutin Jacques-Delors u shpreh i alarmuar dhe theksoi sovranitetin europian. Sfondi ka të bëjë me strategjinë e re kombëtare të SHBA-së për sigurinë, që në pjesën më të madhe konsiderohet si një fyerje e rëndë ndaj Europës.

Qeveria e SHBA-së rregullisht në periudha të ndryshme publikon një plan, se si dëshiron ta konceptojë në të ardhmen politikën e vet të sigurisë. Versioni më i fundit kritikon institucionet europiane dhe mund të konsiderohet si udhërrëfyes lidhur me atë se çfarë mund të presë Europa në të ardhmen nga SHBA-ja.

Strategjia e SHBA-së: Demokracia në Europë e rrezikuar

Presidenti i SHBA-së Donald Trump vendos theksin në fjalën hyrëse të strategjisë kombëtare të sigurisë: “Amerika duhet të mbetet kombi më i madh dhe më i suksesshëm i historisë.” Strategjia ndjek doktrinën e MAGA dhe thekson “Amerika në plan të parë”.

Qeveria e SHBA-së bën të qartë, se në radhë të parë ndjek interesat kombëtare. Europa mbetet një partner strategjik, megjithatë ajo kritikohet.

Rënie ekonomike, liria politike e shtypur dhe një politikë e gabuar migracioni: Europa, sipas këndvështrimit të SHBA-së, është duke ecur në drejtimin e gabuar. Kritikat janë të shumta. Institucionet europiane po kufizojnë lirinë e mendimit dhe po shtypin opozitën, identiteti kombëtar po humbet. “Nëse nuk ndryshon gjë, kontinenti në 20 vjet apo edhe më pak nuk do të njihet më”, thuhet në strategjinë e re të SHBA-së. Në mbarë botën duhet të ndalet migracioni masiv.

Dokumenti i strategjisë vazhdon të ndjekë doktrinën MAGA

Judy Dempsey nga institutit “Carnegie Europe” e konsideron këtë dokument si një vazhdim të politikës MAGA: “Ne e dimë tani, se ku ndodhet administrata Trump”, thotë ajo në bisedë telefonike për DW, “kjo është mirë.” Dokumenti i strategjisë tregon qartë, që SHBA ndjek një politikë transkionale. Gjithçka ka një çmim dhe duhet t’u shërbejë interesave amerikane, shpjegon Dempsey. Tani është e zezë në të bardhë, ajo që është deklaruar prej kohësh.

Qeveria e SHBA-së në të ardhmen do të jetë vet aktive dhe do të “ndihmojë”, për të korrigjuar kursin aktual. Një qëllim është “të mbështesë rezistencën e kombeve europiane kundër kursit aktual të Europës.” Qeveria e SHBA-se e konsideron pozitive influencën e “partive patriotike europiane”. Në këtë mënyrë p.sh. mund kihet parasysh Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila mban lidhje me republikanë drejtues.

Se çfarë do të thotë kjo konkretisht, kuptohet prej udhëzimeve të Marco Rubios. Ministri i Jashtëm i SHBA-së i ka udhëzuar diplomatët e SHBA-së në Europë, që të ndikojnë ndaj qeverive kombëtare, për të kufizuar ndjeshëm migracionin.

Strategjia e SHBA-së: Lëvdata nga Moska, habi në Bruksel

Për të stabilizuar ekonominë europiane, është në interesin e SHBA-së, që të zgjidhet lufta në Ukrainë. Qeveria Trump megjithatë është në kundërshtim me politikanët europianë, të cilët kanë pritshmëri jo realiste lidhur me luftën.

Ian Lesser konstaton një dallim fundamental, sikurse i tha në bisedë gazetarit të DW-së Teri Schultz. Lesser drejton zyrën e Brukselit të German Marshall Funds, një Think Tank transatlantik. Ndërsa qeveria e SHBA-së luftën e Ukrainës e konsideron si “një problem të pakëndshëm, që duhet zgjidhur dhe shmangur”, thotë Lesser, Europa ndodhet përballë sfidës “si do të duhet të jetojë në të ardhmen me një Rusi agresive”.

Kaja Kallas: “Disa gjëra edhe janë të vërteta”

Ndërkohë që shumë vëzhgues shohin me shqetësim ndaj këtyre sinjaleve nga SHBA-ja, politikanë drejtues nëBE i përmbahen partneritetit transatlantik. E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme Kaja Kallas gjatë forumit në Doha të shtunën (06.12.2025) u përpoq ta zbusë situatën.

“Disa gjëra edhe janë të vërteta”, tha ajo në një podium në kryeqytetin e Katarit, “Europa faktikisht po e nënvlerëson fuqinë e saj.” Ajo bëri thirrje për më shumë vetëdije dhe njëkohësisht theksoi partneritetin me SHBA-në. “Ne duhet të qendrojmë të bashkuar.”

Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit të BE për politikën e sigurisë, në një konferencë shtypi të hënën (08.12.2025) e plotësoi deklaratën: “Vendimet, që kanë të bëjnë me Bashkimin Europian, do të merren nga Bashkimi Europian për Bashkimin Europian, duke përfshirë edhe ato vendime, që kanë të bëjnë me autonominë tonë rregulative dhe mbrojtjen e lisirsë së mendimit.”

Presidenti i Këshillit të BE-së Costa: “SHBA nuk mund të vendosë”

Edhe Presidenti i Këshillit Europian António Costa thekson partneritetin transatlantik. SHBA mbetet një partnere transatlantike. SHBA mbentet një partnere e rëndësishme, por ai nënvizon, se lidhur me strategjinë e re të sigurisë se: “SHBA nuk mund të vendosë në vend të qytetareve dhe qytetarëve europianë, se cilat parti janë të duhurat dhe cilat janë të gabuarat”, tha ai të hënën në një konferencë shtypi në Bruksel.

Edhe pse SBA-ja vazhdon të jetë një partnere e rëndësishme, Costa thekson sovranitetin e Europës. “Për t’u mbrojtur jo vetëm nga kundërshtarët, por edhe nga aleatët tanë, ne duhet të forcojmë Europën”.

Judy Dempsey nga Carnegie Europe tërheq vëmendjen, se nuk sheh të ketë një strategji unike nga Brukseli. Strategjia e re kombëtare e SHBA-së “është një goditje e fortë në shpinë nga SHBA-ja”, thotë ajo, “por Europa nuk do të reagojë ndaj saj.”

Europa është në disavantazh kundrejt SHBA-së, sepse nuk ka një strategji të përbashkët të shteteve anëtare. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen ende nuk ka reaguar publikisht ndaj strategjisë së re nga Uashingtoni. /DW

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet