LIVE UPDATES
Bota

Dy muaj pas armëpushimit! Gaza e shndërruar në një "det" me rrënoja: 7 vite dhe 110 mln euro për t'u pastruar. Plani i Izraelit për një 'Rafah të ri'

Nga shkollat te spitalet, nga dyqanet te shtëpitë private, mbi 80% e ndërtesave "janë dëmtuar ose shkatërruar", burimet e ujit të pijshëm "janë ndotur dhe pjesa më e madhe e vegjetacionit është shkatërruar".

10 Dhjetor 2025, 08:22 Nga M.L
Dy muaj pas armëpushimit! Gaza e shndërruar në një
Foto ilustruese

GAZA- Kur u kthye në Qytetin e Gazës në tetor, Radwan gjeti vetëm një gjë nga apartamenti i tij i vjetër: rrënoja. Duke mos qenë në gjendje t’i largonte, duke mos pasur një vend tjetër ku të shkonte, ai ka vendosur të ndërtojë mbi to një tendë për familjen e tij. Jetojnë aty, flenë pranë një muri të anuar, natën dyshekët e ndotur fryhen nga lagështia.

Është normaliteti për 1,9 milionë palestinezë të zhvendosur dhe pa asgjë: dy muaj pas armëpushimit, Gaza vazhdon të jetë "një nga vendet më të shkatërruara në botë", shkruan UNDP, programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim, në raportin e tij të fundit.

Nga shkollat te spitalet, nga dyqanet te shtëpitë private, mbi 80% e ndërtesave "janë dëmtuar ose shkatërruar", burimet e ujit të pijshëm "janë ndotur dhe pjesa më e madhe e vegjetacionit është shkatërruar". OKB-ja ka provuar të vlerësojë përmes imazheve satelitore përmasat e dëmeve: 61 milionë tonë rrënoja mbysin enklavën palestineze.

Mes mbeturinave fshihen mjete shpërthyese të pashpërthyera, mina, dhe ende mbeten të zhdukur trupat e të paktën 10 mijë palestinezëve. Për t’u dhënë atyre varrim dhe për të hequr rrënojat mund të duhen 7 vjet dhe 110 milionë euro, është vlerësimi më optimist i UNDP-së, "por vetëm në kushtet e duhura", pra me "akses pa pengesa në zonat prioritare, leje për makineri të rënda, një hyrje të vazhdueshme të karburantit".

Teknikët e OKB-së po punojnë dhe kanë arritur të largojnë "120 mijë tonë rrënoja" në vitin 2025, 50 mijë vetëm në një muaj pas armëpushimit. Mbetjet mblidhen dhe grimcohen, dhe përdoren për të sheshuar rrugët dhe për të krijuar hapësira për strehime të tjera të përkohshme.

Por është një punë titanike që do të kërkonte investime krejt të tjera. Nevojiten ekskavatorë, bulldozerë, pajisje që Izraeli nuk do t’i lejojë të hyjnë deri sa Hamasi të mbetet në pushtet, sepse ato makina në të kaluarën janë përdorur edhe për të ndërtuar tunelet. Negociatat për periudhën pas luftës vazhdojnë me shumë vështirësi, për shkak të refuzimit të Hamasit për t’u çmilitarizuar pa një rrugë të vërtetë drejt shtetit palestinez, dhe për vendosmërinë izraelite për të penguar lindjen e një shteti palestinez.

Kanë bërë bujë fjalët e shefit të shtabit izraelit Zamir, i cili e ka përkufizuar “linjën e verdhë” si një "kufi të ri" për Izraelin. Linja ndan Gazën në dy pjesë, zona në lindje është nën kontrollin e IDF-së dhe "funksionon si një linjë mbrojtëse e avancuar për komunitetet tona", ka shpjeguar Zamir.

"Ne kemi kontroll operativ në zona të gjera të Rripit të Gazës dhe do të qëndrojmë në ato linja mbrojtjeje". Deklarata të papranueshme për palestinezët, të cilët kërkojnë tërheqjen e IDF-së, por që pasqyrojnë diskutimet në zhvillim mes amerikanëve dhe izraelitëve dhe planet e ushtrisë.

I pari që ka propozuar ndërtimin e një “Gaza të re” pa Hamasin në zonën e kontrolluar nga Izraeli ka qenë Kushner, dhëndri i Trumpit. Zyrtarë të lartë të sigurisë izraelite konfirmojnë për Repubblica se "ideja është të ndahet Hamasi nga popullsia civile".

Pika e nisjes është Rafah, qyteti i rrafshuar nga aviacioni që tani teknikët e xhenios izraelite po e “pastrojnë” nga rrënojat dhe tunelet. Në lindje të Rafahut duhet të ndërtohen strehimet e para "ku palestinezët do të mund të hyjnë pas një kontrolli të kujdesshëm", shpjegojnë burimet. "Izraelit i duhet një zonë tampon" për të bërë të mundur që civilët të mos "gjenden më kurrë në vijën e frontit".

gaza

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet