Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Fotot e presidentit francez, të postuara në Instagram të martën nga fotografi i tij zyrtar, Soazig de la Moissonnière, janë edituar në bardh e zi dhe e tregojnë presidentin teksa stërvitet.

FRANCA- Publikimi i fotove që tregojnë presidentin Emmanuel Macron, duke goditur një thes boksi, kanë sjellë reagime të ndryshme në Francë. Fotot e presidentit francez, të postuara në Instagram të martën nga fotografi i tij zyrtar, Soazig de la Moissonnière, janë edituar në bardh e zi dhe e tregojnë presidentin teksa stërvitet. Përdoruesit e mediave sociale filluan ta krahasojnë atë me Rocky Balboa, ndërsa të tjerë komentuan kohën e shfaqjes së fotove, pasi Macron i ka bërë thirrje Evropës që të rrisë reagimin e saj ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Disa thanë se fotot e tregonin atë duke u përgatitur për t'u përballur me Presidentin Vladimir Putin, i cili nuk është i panjohur për fotosesionet e krijuara për të treguar aftësitë e tij sportive.
Revista "Femme Actuelle" i përshkroi fotot duke shkruar se ato tregonin "burrin e Brigitte Macron" me "një vështrim të vendosur, sikur ai dëshiron të bëjë betejë me kundërshtarin e tij . Ai duket se godet aq fort, veshur me bluzë të zezë.”
Komentues të tjerë u shprehën të shqetësuar për imazhet. Deputetja franceze e të Gjelbërve, Sandrine Rousseau ripostoi një nga fotot me komentin, “Çfarë disfate për progresivizmin. Dhe çfarë varfërie komunikimi politik.”
Duke shkruar në gazetën Libération të qendrës së majtë, Jonathan Bouchet-Petersen tha se fotot ishin një "zgjedhje komunikimi mjaft zhgënjyese". Éric Anceau, një profesor historie në Universitetin e Lorraines, shkroi në X se fotot ishin pjesë e 'burrërisë' neo-populiste që disa liderë e duan sot, duke përfshirë dhe Vladimir Putin. Putin më parë është fotografuar duke peshkuar, duke gjuajtur dhe hipur me gjoks të zhveshur, duke luajtur hokej mbi akull, duke mposhtur kundërshtarët e tij në xhudo dhe duke hipur në tanke dhe nëndetëse.
Gruaja e presidenti, Brigitte Macron zbuloi vitin e kaluar në një intervistë për Paris Match se bashkëshorti i saj ushtron boskin dy herë në javë. Më parë ai ka pozuar me doreza boksi për të promovuar stërvitjen përpara Olimpiadës së Parisit.
View this post on Instagram
Alba Renai SPANJË- Influencuese virtuale, Alba Renai do të jetë prezantuesja më e re në televizon. Edhe pse e krijuar me AI,...
Foto ilustruese IZRAEL- Izraeli është i vendosur që të nisë një ofensivë tokësore kundër Hamasit – grupi...
foto ilustruese SHBA- Forcat Ajrore të SHBA-së kanë testuar për herë të parë një raketë hipersonike në Pa...
Foto nga festivali SPANJA- Festivali tradicional për ardhjen e pranverës përfundon me djegien e skulpturave në Valencia të Spanj&e...
Foto ilustruese HAITI- Shtetet e Bashkuara kanë nisur evakuimin e menjëhershëm të shtetasve të saj nga Haiti ndërsa kan&...
Donald Trump SHBA- Avokatët e Donald Trump po i kërkojnë gjykatës së New Yorkut të shtyjnë zbatimin e vendimit p...
benjamin netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se qeveria e tij së shpejti do të miratoj&eum...
KANADA- Qeveria kanadeze ka pezulluar për një kohë të pacaktuar eksportet e armëve në Izrael, sipas Zyrës së Ministrit...
Foto ilustruese GREQI- Një tërmet i dobët me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e s&e...
todd robinson KOSOVË- Pas vizitës në Shqipëri, Ndihmës Sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Nar...