LIVE UPDATES
Bota

Pse Izraeli është kaq i vendosur që të nisë ofensivën në Rafah?

Ky plan i Izraelit ka ngritur alarmin botëror për shkak se në Rafah janë duke u strehuar qindra mijëra civilë. Kryeministri Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli nuk mund të arrijë qëllimin e tij të “fitores së plotë” kundër Hamasit, po hyrë në Rafah.

21 Mars 2024, 09:47 Nga N.F
Pse Izraeli është kaq i vendosur që të nisë
Foto ilustruese

IZRAEL- Izraeli është i vendosur që të nisë një ofensivë tokësore kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rafah, qytetin më jugor të Rripit të Gazës.

Ky plan i Izraelit ka ngritur alarmin botëror për shkak se në Rafah janë duke u strehuar qindra mijëra civilë. Kryeministri Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli nuk mund të arrijë qëllimin e tij të “fitores së plotë” kundër Hamasit, po hyrë në Rafah.

Izraeli ka miratuar plane ushtarake për ofensivën e tij. Por, me 1.4 milion palestinezët e strehuar në qytet, aleatët e Izraelit, përfshirë SHBA-në, kanë kërkuar kujdes më të madh për civilët gjatë inkursionit të pritshëm izraelit.

Shumica e palestinezëve në Rafah janë zhvendosur aty për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të Gazës dhe po jetojnë në kampe me tenda që janë të stërmbushura, në strehimore që udhëhiqen nga Kombet e Bashkuara apo në ndërtesa të tjera. Netanyahu po dërgon në Uashington një delegacion për t’i paraqitur administratës amerikane planet e tij.

Që kur Izraeli shpalli luftë në përgjigje të sulmit vdekjeprurës të Hamasit në Izrael më 7 tetor, Netanyahu ka thënë se qëllimi kryesor është shkatërrimi i aftësive të grupit radikal.

Izraeli ka thënë se Rafahu është bastioni i fundit i madh i Hamasit në Rripin e Gazës, pasi operacionet e tij në pjesë të tjera të enklavës kanë shkatërruar 18 nga 24 batalionet e grupit radikal, sipas ushtrisë. Por, edhe në veri të Gazës, që ishte caku i parë i ofensivës izraelite, Hamasi është rigrupuar në disa zona dhe ka vazhduar të kryejë sulme.

Izraeli ka thënë se Hamasi ka katër batalione në Rafah dhe duhet të dërgojë forca tokësore për t’i shkatërruar ato. Disa prej anëtarëve të lartë të grupit ekstremist po ashtu mund të jenë duke u fshehur në këtë qytet. SHBA-ja i ka bërë thirrje Izraelit që të mos vazhdojë përpara me operacionin pa një plan “të besueshëm” për evakuimin e civilëve.

Egjipti, një partner strategjik i Izraelit, ka thënë se çdo lëvizje për të shtyrë palestinezët në Egjipt do të kërcënonte marrëveshjen e paqes me Izraelin. Këtë marrëveshje palët e kanë arritur katër dekada më parë.

Gjatë një bisede telefonike të zhvilluar këtë javë me Netanyahun, presidenti amerikan, Joe Biden, i tha udhëheqësit izraelit që të mos e kryejë operacionin në Rafah, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. Ai tha se SHBA-ja po kërkon “një qasje alternative” që nuk do të përfshinte një pushtim tokësor.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili është në vizitën e gjashtë në rajon që kur nisi lufta, përsëriti këto shqetësime gjatë një interviste të dhënë të mërkurën për televizionin Al-Hadath në Arabinë Saudite.

“Presidenti Biden ka qenë shumë i qartë lidhur me atë që ne nuk mund të mbështesim një operacion të madh tokësor, operacion ushtarak në Rafah”, tha Blinken.

Kryediplomati amerikan tha se nuk ka ndonjë mënyrë efektive për të zhvendosur 1.4 milion personat që gjenden në qytet në një vend të sigurt dhe ata që do të mbeteshin në qytet “do të ishin në një rrezik të madh”.

Netanyahu ka thënë se ai po dërgon një delegacion në Uashington “për shkak të respektit” që ka për Bidenin. Por, në një deklaratë të mërkurën ai tha se i ka thënë Bidenit se Izraeli “nuk mund të kompletoj fitoren” pa hyrë në Rafah.

Pavarësisht bisedimeve të vështira, Izraelit duket se nuk është afër momentit të dërgimit të trupave në Rafah. Kjo mund të jetë e lidhur me përpjekjet që po vazhdojnë për arritjen e një armëpushimi të përkohshëm. Ndërmjetësit nga Katari kanë thënë se këto bisedime do të dëmtoheshin nga një pushtim në Rafah.

Po ashtu, në këtë drejtim ka edhe shqetësime logjistike. Ushtria izraelite ka thënë se planifikon t’i dërgojë civilët në “ishujt humanitarë” në Gazën qendrore para ofensivës së planifikuar. Netanyahu deklaroi të mërkurën se planet për evakuim nuk janë miratuar ende.

Gjatë sulmit të Hamasit në jug të Izraelit, grupi radikal vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit në Gazë janë vrarë afër 32.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

Marrë nga REL

ofensive rafah izrael

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet