15 Janar 2024, 09:43
Nga r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nderuar sot viktimat e Masakrës së Reçakut, ku ka falënderuar ish-ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili i tregoi botës se çfarë kishte ndodhur në këtë vend.
Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar asokohe Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit.
“Masakra e Reçakut këtu e 25 vjet më parë, ku u vranë 45 civilë shqiptarë e tronditi si opinionin publik ndërkombëtar, gjithashtu edhe diplomacinë botërore dhe e bëri të domosdoshëm ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Kur ndodhi masakra e Reçakut, ambasadori William Walker si udhëheqës i misionit të OSBE-së në Kosovë erdhi këtu te fshatarët dhe e foli të vërtetën, tha kjo është masakër dhe krim kundër njerëzimit. E dimë që e vërteta është armiku më i madh i diktatorëve dhe shovinistëve andaj edhe sot e kësaj dite ambasadori William Walker vazhdon të jetë ndërkombëtari më i sulmuar edhe më i urryer në Serbi, ku vazhdon të dominojë një regjim autoritar me ç’rast ish-ministri i informatave të asaj kohe sot është president i Serbisë”, ka thënë ai.
Kurti ka përkujtuar edhe 11 ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë rënë në betejë duke mbrojtur trupat e masakruar në këtë fshat.
“Më 15 janar në një dimër jashtëzakonisht të ftohtë pati ndodhur ky krim makabër, ndërkaq varrimi i 45 civilëve ka ndodhur vetëm katër javë më vonë sepse ka pasur luftë të madhe për Kosovën. I kemi edhe 11 ushtarë të UÇK-së që kanë rënë në betejë për mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia dhe ato katër javë tregojnë se Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën, ta justifikojë krimin dhe prandaj edhe një herë po e theksoj rëndësinë e të vërtetës të ambasadorit William Walker, të cilit i jemi mirënjohës që në një moment historik për popullin tonë e foli vetëm të vërtetën”, ka thënë ai.
Më herët gjatë mëngjesit kanë bërë homazhe edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe të afërm e familjarë të viktimave.
albin kurti masakra e recakut
Bota
15 Janar 2024, 09:38
M.B
Federica Woelk
KOSOVA- Sot shënohet 25 vjetori i masakrës së Reçakut në Kosovë, një ndër masakrat më të...
Bota
15 Janar 2024, 09:25
M.B
Josip Juratoviç
GJERMANI- Deputeti i Bundestagut të Gjermanisë, Josip Juratoviç, mendon se Bashkimi Evropian duhet ...
Bota
15 Janar 2024, 09:30
h.k
Foto ilustruese
SHBA- Sipas sondazhit të fundit, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me 72 për qind të mbështetjes brenda Par...
Bota
15 Janar 2024, 09:19
h.k
Foto ilustruese
GJERMANI-Në një shkollë të përgjithshme gjermane në Nois, katër nxënës kanë kërkuar...
Bota
15 Janar 2024, 08:49
r.ll
perkujtimorja e recakut
KOSOVË- Kosova përkujton sot 25-vjetorin e masakrës në Reçak, ku forcat serbe vranë mbi 45 civil&e...
Bota
15 Janar 2024, 08:33
N.F
Atentati
GREQI- 28 sekonda janë dashur për t'i marrë jetën kryemafiozit "Zabunis". Nga video nga media greke Protothema shihen dy ...
Bota
15 Janar 2024, 08:44
M.B
Një raketë balistike ndërkontinentale e lëshuar nga Koreja e Veriut më 16 mars 2023.
KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut tha se ka te...
Bota
15 Janar 2024, 08:36
r.ll
foto ilustruese
DETI I KUQ- Rebelët jemenas Houthi kanë gjuajtur një raketë lundruese drejt një luftanijeje amerikane në Deti...
Bota
15 Janar 2024, 08:10
r.ll
foto nga llava ne qytet
ISLANDË- Një çarje e re e vullkanit që u aktivizuar sërish dje ka shkatërruar barrierat mbrojtë...
Bota
15 Janar 2024, 07:57
r.ll
aleksander vucic, albin kurti, miroslav lajcak
ZVICËR- Ditën e sotme në Davos të Zvicrës do të zhvillojë punimet Forumi ...