Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.
KOSOVË- Kosova përkujton sot 25-vjetorin e masakrës në Reçak, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit.
Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.
Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviç. Për herë të parë nga skenat rrëqethëse dhe masakrat barbare që bënë forcat serbe në popullatën civile shqiptare, kishin tmerruar edhe misionarë dhe diplomatë të botës.
Ndërkohë që në orët e hershme të ditës së sotme familjarë e qytetarë të shumtë kanë nisur homazhet në Reçak, në nderim të 45 civilëve të cilët u vranë dy dekada e gjysmë më parë.
Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë nderime te varrezat e të rënëve në Masakrën e Reçakut, nga ku është shprehur se drejtësia i jep kuptim paqes e lirisë. Ajo ka thënë se shqiptarët u masakruan duarthatë në mënyrë brutale nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, duke theksuar se ish-ambasadori William Walker ishte bërë zëri i viktimave të Kosovës.
“25 vjet pas luftës e pas Masakrës së Reçakut. Jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, por për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi. Drejtësia i jep kuptim paqes, lirisë, e është e domosdoshme për pajtim. Edhe sot jemi këtu për të nderuar të rënët, të gjithë ata që duarthatë u masakruan në mënyrë brutale, duke kryer krime kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviqit. Jemi këtu për të falënderuar sërish ambasadorin William Walker që u bë zëri i viktimës kur në në një kohë s’kishim zë. Kur kishim nevojë për mbrojtjen e botës demokratike, Masakra e Reçakut ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës”, ka thënë ajo.
Osmani ka theksuar se regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, përveçse e mohon masakrën, po arreston dhe torturon ata që vendosin lule mbi varret e fëmijëve të luftës.
Atentati GREQI- 28 sekonda janë dashur për t'i marrë jetën kryemafiozit "Zabunis". Nga video nga media greke Protothema shihen dy ...
Një raketë balistike ndërkontinentale e lëshuar nga Koreja e Veriut më 16 mars 2023. KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut tha se ka te...
foto ilustruese DETI I KUQ- Rebelët jemenas Houthi kanë gjuajtur një raketë lundruese drejt një luftanijeje amerikane në Deti...
foto nga llava ne qytet ISLANDË- Një çarje e re e vullkanit që u aktivizuar sërish dje ka shkatërruar barrierat mbrojtë...
aleksander vucic, albin kurti, miroslav lajcak ZVICËR- Ditën e sotme në Davos të Zvicrës do të zhvillojë punimet Forumi ...
Foto ilustruese IZRAEL-Konsultimet po zhvillohen mes zyrtarëve izraelitë të shëndetësisë, ende të një natyre parap...
Foto ilustruese DANIMARKË-Programi ChatGPT dhe programe të tjera të ngjashme të inteligjencës artificiale u bënë pothua...
Foto ilustruese LONDËR-Një informacion që është vënë në dispozicion nga gazeta “Daily Express” ëo...
Foto ilustruese ITALI-Lorenzo u gjet nga një 15 vjeçar, të cilit i tërhoqi vëmendjen ngjyra e kuqe e qeses plastike si dhe t&eu...
Foto ilustruese ITALI-Një alpinist italian 45-vjeçar, i cili u godit nga një ortek në malin Sirente në Abruzzo ka vdekur të...