LIVE UPDATES
Bota

Marrja e presidencës së BE-së nga Çekia, Kurti: Shpresojmë që të mbyllet procesi i liberalizimit të vizave

Në fjalën e tij Kurti u shpreh se populli i Kosovës ka pritje të mëdha nga Republika Çeke dhe lidershipi i saj për të mbyllur çështjen e kahershme të liberalizimit të vizave dhe për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve kosovarë në Evropën kontinentale.

1 Korrik 2022, 15:08 Nga d.a.
Marrja e presidencës së BE-së nga Çekia, Kurti:
Kurti dhe Osmani

KOSOVË- Kyreministri i Kosovës Albin Kurti ka organizuar një pritje me rastin e marrjes së presidencës së Bashkimit Europian nga Republika Çeke.

Në fjalën e tij Kurti u shpreh se populli i Kosovës ka pritje të mëdha nga Republika Çeke dhe lidershipi i saj për të mbyllur çështjen e kahershme të liberalizimit të vizave dhe për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve kosovarë në Evropën kontinentale.

Populli i Kosovës ka pritje të mëdha nga Republika Çeke dhe lidershipi i saj për të mbyllur çështjen e kahershme të liberalizimit të vizave dhe për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve kosovarë në Evropën kontinentale”, ka thënë Kurti.

Kryeministri theksoi se Kosova, si i vetmi kandidat potencial për Bashkimin Evropian që nuk ka aplikuar ende për anëtarësim në BE, pret me padurim për të punuar së bashku ngushtë në gjashtë muajt e ardhshëm, ndërsa përgatit aplikimin për anëtarësim në BE.

Kjo presidencë ka një agjendë sfiduese dhe ambicioze, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën, sigurinë energjetike, mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike, qëndrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta demokratike, tha kryeministri Kurti.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

E nderuara zonja Presidente Vjosa Osmani,

I nderuari i Ngarkuar me Punë, z.Pavel Bílek,

I nderuari shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasador Tomáš Szunyog,

Të nderuar ministra të Qeverisë, deputetë të Kuvendit,

Të nderuar ish-presidentë Sejdiu dhe Jahjaga,

Ju faleminderit për këtë pritje me rastin e fillimit të Presidencës Çeke. Gjashtë muajt e ardhshëm vijnë në një kohë vendimtare për kontinentin tonë. Vlerat tona të përbashkëta për të cilat kemi luftuar shumë për t’i arritur: liria dhe liritë individuale, të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit janë të gjitha në rrezik nga agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikueshëm rus në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse ne jemi përgjigjur kolektivisht duke vendosur sanksione kundër Federatës Ruse dhe duke treguar solidaritet dhe mbështetje për Ukrainën dhe popullin e saj. Kosova është rreshtuar me sanksionet e BE-së dhe me politikën e BE-së kundër Federatës Ruse. Dhe ne kemi treguar solidaritet me popullin ukrainas duke ofruar strehim për refugjatët, ndihmë humanitare dhe duke ofruar strehim dhe kushte pune për gazetarët ukrainas.

Së bashku, ne duhet të sigurohemi që veprimet tona, përfshirë sanksionet dhe mbështetjen tonë për Ukrainën, i dërgojnë një mesazh të qartë Federatës Ruse se ata nuk mund dhe nuk do të arrijnë sigurinë, prosperitetin ose statusin që kërkojnë në botë përmes forcës brutale, as nuk do t’u lejohet atyre të diktojnë të ardhmen e kujtdo.

Tashmë ju ka kaluar stafeta juve për të udhëhequr Bashkimin Evropian, dhe në një masë të madhe Evropën, në gjashtë muajt e ardhshëm. Por një vend që ka njohur luftën dhe paqen, që ka dëshmuar ngritjen dhe rënien e perandorive dhe që ka nisur Revolucionin e Kadifenjtë pa asnjë të shtënë, e di shumë mirë se çfarë është në rrezik dhe çfarë kërkohet.

Kjo presidencë ka një agjendë sfiduese dhe ambicioze, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën, sigurinë energjetike, mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike, qëndrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta demokratike.

Këto tema kërkojnë një frymë të re uniteti dhe pune të palodhur e këmbënguljeje.

Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga BE, ashtu siç jam unë sot i rrethuar nga ju. Ne ndajmë jo vetëm kufij të përbashkët, por edhe histori të përbashkët, vlera dhe të ardhme të përbashkët.

Realiteti i ri pas 24 shkurtit të këtij viti, është gjithashtu një mundësi e re për Bashkimin Evropian që të udhëheqë me një ndjenjë urgjence në sigurimin e paqes në Ballkanin Perëndimor duke përshpejtuar reformat dhe duke përmbushur premtimet e tij.

Populli i Kosovës ka pritje të mëdha nga Republika Çeke dhe lidershipi i saj për të mbyllur çështjen e kahershme të liberalizimit të vizave dhe për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve kosovarë në Evropën kontinentale.

Si i vetmi kandidat potencial për BE që nuk ka aplikuar ende për anëtarësim në BE, ne gjithashtu presim me padurim të punojmë së bashku ngushtë në gjashtë muajt e ardhshëm, ndërsa përgatitim aplikimin tonë për anëtarësim në BE.

Kosova është lider rajonal në një sërë renditjesh ndërkombëtare për sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, V-DEM dhe Indeksin Botëror të Drejtësisë. Së fundmi RCC publikoi Barometrin Ballkanik, i cili tregoi se qytetarët kosovarë kishin pritshmëritë më të mira për të ardhmen e tyre (49%). Pritjet e tilla të qytetarëve tanë duhet të përputhen me përgjigjen pozitive të BE-së.

Tani është koha për më shumë Bashkim Evropian, jo më pak. Është gjithashtu koha për të kuptuar se siguria e Evropës nuk mund të shkëputet nga siguria e Ballkanit Perëndimor. Diçka që Republika Çeke e kupton mirë. Prandaj, jam i sigurt se nën këtë presidencë, Bashkimi Evropian do ta vendosë Ballkanin Perëndimor në qendër të vëmendjes së tyre në gjashtë muajt e ardhshëm.

Po e përmbylli këtë fjalë, duke kujtuar fjalët e Vaclav Havel, një prej evropianëve më të mëdhenj të epokës sonë, thënë para Parlamentit Evropian në Strasburg:

“Ideja e dy Evropave që jetojnë krahpërkrah, ideja e një Evrope demokratike, të qëndrueshme, të begatë në rrugën e integrimit dhe një Evropë më pak demokratike, më pak stabile dhe më pak të begatë është, për mendimin tim, krejtësisht iluzore. Tingëllon si ideja e bashkëjetesës së qëndrueshme në një dhomë gjysmë të përmbytur dhe gjysmë të thatë. Pavarësisht dallimeve të saj, Evropa është e pandashme dhe çdo gjë serioze që i ndodh do të ketë pasoja për pjesën tjetër të kontinentit.”

presidenca çeke e be-se albin kurti vjosa osmani

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim