LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Më shumë se gjysma e investimeve kineze në Evropë, janë në Ballkanin Perëndimor

Analiza nxjerr përfundimin se Ballkani përfaqëson një trampolinë dhe një urë për vendosjen e pranisë së rëndësishme ekonomike kineze në Evropë.

1 Korrik 2022, 14:27 Nga d.a.
Analiza e REL: Më shumë se gjysma e investimeve kineze në
Foto ilustruese

BALLKAN- Moszhvillimi ekonomik dhe reduktimi i kapaciteteve demokratike, si dhe qasja e rezervuar dhe prania e pamjaftueshme e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, i kanë mundësuar Kinës që të pozicionohet si një faktor i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor.

Kjo u vlerësua në prezantimin e studimit të Qendrës Forenzike Digjitale (DFC) mbi praninë dhe ndikimin e Kinës në rajon. Analiza nxjerr përfundimin se Ballkani përfaqëson një trampolinë dhe një urë për vendosjen e pranisë së rëndësishme ekonomike kineze në Evropë.

Theksohet se ndikimi më i fortë i Kinës është i dukshëm në Serbi dhe se Mali i Zi është një nga tetë vendet më të rrezikuara me prezencë kineze. Kina ka nisur fuqishëm të investojë në Maqedoninë e Veriut, por nuk ka arritur të mbajë ndikim të rëndësishëm.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, gjegjësisht në Republikën Sërpska, është i pranishëm një numër i madh i investimeve kineze në infrastrukturë. Shteti i vetëm që ka shënuar rënie të investimeve kineze është Shqipëria.

Sipas të dhënave që kanë dalë nga studimi, më shumë se gjysma e investimeve të kompanive kineze në Evropë, janë të vendosura pikërisht në Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, analiza e DFC-së saktëson se veprimi kinez në rajonin e Ballkanit Perëndimor u vështirësua pas pushtimit rus të Ukrainës, sepse ajo luftë bashkoi vendet e BE-së dhe forcoi partneritetin e tyre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tyre, kjo situatë dhe bashkëpunimi me NATO-n do t’ia vështirësojë Kinës arritjen e synimeve afatgjata në Evropë.

Ambasadorja e Malit të Zi, Milica Pejanoviq - Gjurishiq nga Aleanca Atlantike e Malit të Zi. vlerësoi se agresioni rus kundër Ukrainës testoi fuqinë dhe kufizimet e partneritetit kinez-rus.

“Edhe pse të dy vendet kundërshtojnë rendin ndërkombëtar, Pekini angazhohet për një sistem të ndryshuar, por të qëndrueshëm, ndërsa Moska zyrtare këmbëngul për përmbysjen e tij agresive”.

“I ngarkuari me punë i Ambasadës amerikane në Mal të Zi, Chris Carber, vlerësoi se Kinës i përshtatet paqëndrueshmëria në botë, me qëllim ndryshimin e rendit ndërkombëtar".

“Kina është i vetmi vend që synon të riformësojë rendin ndërkombëtar dhe fuqinë gjithnjë në rritje ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike për ta bërë këtë”, tha Carber.

Nga investimet kineze në Mal të Zi, ai vuri në dukje ndërtimin e seksionit të parë të autostradës Tivar-Bolare dhe rindërtimin ekologjik të termocentralit në Pljevlje.

“Duke qenë se Mali i Zi mëton të tërheqë investime të huaja, duhet të kemi parasysh se klima e tij e hapur e investimeve, ndjeshmëria ekonomike ndaj goditjeve të jashtme dhe borxhi i madh ndaj Kinës do të përbëjnë rreziqe të konsiderueshme”, vlerësoi Carber.

Ai theksoi se themelet e rendit ndërkombëtar përballen me sfidë të vazhdueshme për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, i cili ka pasoja në të gjithë botën, pavarësisht se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk e arriti asnjë nga qëllimet strategjike.

“Në vend që të shkatërronte Ukrainën e pavarur, ai e forcoi atë. Në vend se të ndante NATO-n, ai e bashkoi. Në vend se të tregonte fuqinë e Rusisë, ai e dobësoi. Duke synuar që të dobësojë rendin ndërkombëtar, ai i bashkoi vendet për ta mbrojtur atë”.

Milica Pejanoviq - Gjurishiq nga Aleanca Atlantike tha se Kina, me përpjekjet e saj për të riformësuar rendin aktual botëror, ka ambicie të bëhet fuqi udhëheqëse globale, gjë që është sfidë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

“Është një shtet që nuk ndan të njëjtat vlera demokratike dhe që mbyt të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”.

Pejanoviq - Gjurishiq theksoi se themelet e veprimit kinez, veçanërisht në Ballkan, janë të pranishme përmes iniciativës globale “Brezi dhe rruga”, si dhe forumit “16 + 1” (16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe Kina).

“Në thelb, këto janë përpjekje për të riformësuar rendin aktual botëror, që është i bazuar në konceptin e demokracisë liberale, në drejtim të përshtatjes me qëllimet kombëtare dhe interesat strategjike të Kinës”, tha ajo.

Krahas pranisë ekonomike, siç konstaton ajo, Kina kërkon të forcojë praninë e saj nëpërmjet bashkëpunimit politik me vendet e Ballkanit.

Sipas analistit kryesor të Qendrës digjitale ligjore, Milan Jovanoviq, bashkëpunimi i Kinës me Serbinë realizohet përmes investimeve, kredive, kulturës dhe arsimit, si dhe sektorit të sigurisë.

Falë mbështetjes së drejtpërdrejtë nga politikanët dhe mediat, Kina është prezantuar si partneri më i rëndësishëm strategjik i Serbisë.

Në dekadën e fundit, në Serbi janë identifikuar të paktën 61 projekte, në faza të ndryshme të përfundimit nga autorë kinezë ose në bashkëpunim me ta, vlera e të cilave është të paktën 18.7 miliardë euro.

Sipas Jovanoviqit, mungesa e transparencës është diçka që i karakterizon pothuajse të gjitha projektet kineze në Serbi.

“Angazhimi politik i Beogradit ndaj Kinës ka mundësuar që ndikimi ekonomik, si mjeti kryesor i veprimit kinez, të lulëzojë në atë vend”.

Sipas raportit të Qendrës për zhvillim global, Mali i Zi është në mesin e tetë vendeve më të rrezikuara me praninë kineze, tha Jovanoviq, duke saktësuar se në këtë mënyrë ajo radhitet me shtetet si Laosi, Mongolia, Taxhikistani, Kirgistani dhe Pakistani.

Në shtatë vjetët e fundit, tha Jovanoviq, vëllimi i pjesëmarrjes së kapitalit nga vendet me regjime autoritare hibride është rritur, ndërkaq është shënuar rënie e dukshme e investimeve nga vendet demokratike dhe perëndimore.

Sipas DFC-së, marrëveshja për kredi me bankën shtetërore kineze, prej gati një miliard eurosh, ka shkaktuar polemika të shumta për shkak të mostransparencës.
DFC-ja thekson se Mali i Zi, si vend kandidat për anëtarësim në BE, për shkak të institucioneve të dobëta dhe të politizuara, për Kinën paraqiste mundësinë për t’u pozicionuar në një vend strategjik të rëndësishëm me port dhe qasje në tregun e BE-së.

“Si një anëtar i ri i NATO-s, me një kapacitet relativisht të dobët institucional, Mali i Zi është një objektiv ideal strategjik për zgjerimin e ndikimit kinez në Evropë”, thuhet në raportin e DFC-së.

Së bashku me Serbinë, Bosnjë e Hercegovina është vendi i dytë, në të cilin Kina ka pasur ndikimin më të rëndësishëm ekonomik dhe politik në Ballkanin Perëndimor. DFC ka identifikuar 29 projekte kineze, me vlerë mbi pesë miliardë euro, nga të cilat një numër i madh investimesh në sektorët e energjisë dhe transportit janë në Republikën Sërpska.

“Lidhja politike dhe ekonomike midis Republikës Sërpska dhe Kinës është logjike, duke pasur parasysh se situata politike në Serbi po kalon drejtpërdrejt në Republikën Sërpska”, thuhet në studimin e DFC-së.

Sipas DFC-së, këto projekte, ashtu sikurse edhe projektet kineze në Serbi, monitorohen për mostransparencë dhe për praktika të mundshme të korrupsionit.

Kina ka filluar të investojë fuqishëm edhe në Maqedoninë e Veriut dhe vlera e 15 projekteve atje është gati 655 milionë euro. Projektet e tjera kineze në Maqedoninë e Veriut janë kryesisht donacione në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.
Sipas DFC-së, Shqipëria është një nga vendet e pakta në rajon me rënie të investimeve kineze në pesë vjetët e fundit.

DFC-ja vlerëson se niveli i kredisë së ofruar nga Kina mund të arrijë në 18 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) në Mal të Zi, 12 për qind në Serbi, 10 për qind në Bosnjë e Hercegovinë dhe shtatë për qind të BPV-së në Maqedoninë e Veriut.

DFC-ja arrin në përfundimin se plani i ri ekonomik dhe investues i BE-së për Ballkanin Perëndimor prej 3.2 miliardë eurosh, është përgjigje e mirë ndaj depërtimit të Kinës në rajon. Megjithatë, dilema mbetet nëse ai plan do të sigurojë një stimul të mjaftueshëm dhe do të inkurajojë shtetet që të përmbahen plotësisht nga partneritetet më të rrezikshme me palët e treta.

Marrë nga REL.

ballkani perendimor investimet kineze ne rajon

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet