LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë/ Tregtia BE-Rusi, në nivelet më të ulëta historike

Eksportet e BE-së drejt Rusisë janë në nivelin -58%, ndërsa gazi, çeliku dhe nafta po blihen nga SHBA, Norvegjia, Algjeria dhe Kina. Importet e plehrave kimike nga Moska mbeten ende të larta, të qëndrueshme në 26%.

21 Qershor 2025, 07:45 Nga M.B
Lufta në Ukrainë/ Tregtia BE-Rusi, në nivelet më të
Foto ilustruese

EUROPA- Sipas të dhënave të Eurostat, pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, shkëmbimet e mallrave kanë rënë ndjeshëm. Eksportet e BE-së drejt Rusisë janë në nivelin -58%, ndërsa gazi, çeliku dhe nafta po blihen nga SHBA, Norvegjia, Algjeria dhe Kina. Importet e plehrave kimike nga Moska mbeten ende të larta, të qëndrueshme në 26%.

Marrëdhëniet ekonomike mes Bashkimit Europian dhe Rusisë vazhdojnë të përkeqësohen, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, shkëmbimet tregtare mes BE-së dhe Federatës Ruse kanë pësuar rënie drastike që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Ndërmjet tremujorit të parë të vitit 2022 dhe të njëjtit tremujor të vitit 2025, importet europiane të mallrave nga Moska janë reduktuar me 86%, niveli më i ulët që nga shtatori i vitit 1999. Eksportet europiane drejt Rusisë kanë shënuar rritje të lehtë në katër muajt e fundit (+0.62%), pas rënies që filloi në vitin 2022, por bilanci tregtar i BE-së me Rusinë ka rënë ndjeshëm në 0.8 miliard euro, krahasuar me rekordin prej 46.6 miliardë eurosh në tremujorin e parë të vitit 2022.

Gjithashtu, veprimtaria e Rusisë në tregtinë jashtë BE-së ka rënë gradualisht që nga fillimi i luftës në Ukrainë, eksportet drejt Rusisë janë zvogëluar nga 3.2% në 1.1% brenda tre vjetësh, ndërsa importet kanë rënë nga 9.3% në 1.3%.

Një element kyç në ndryshimin e shkëmbimeve është sektori energjetik. Çmimet e larta të gazit dhe naftës në vitet 2021 dhe 2022 krijuan një deficit të madh, por falë sanksioneve, kufizimeve të importit dhe rënies së çmimeve, deficiti energjetik ra në 5.8 miliardë euro në tremujorin e parë të 2025, nga 42.8 miliardë në vitin 2022.

Importet e gazit natyror të lëngshëm (GNL) nga Rusia, të cilat kishin arritur kulmin nga tremujori i parë i 2021 deri në të dytin e 2022, kanë rënë ndjeshëm duke zbritur në 19% në tremujorin e parë të 2025.

BE-ja, për të plotësuar kërkesën për GNL, është kthyer nga SHBA-ja, e cila gjatë vitit 2025 është bërë furnizuesi kryesor me 48%. Sa i përket gazit natyror, pjesa e Rusisë ka rënë nga 48% në 17%, midis vitit 2021 dhe vitit 2025, ndërkohë që Norvegjia ka fituar 11 pikë përqindje dhe Algjeria është bërë furnizuesi kryesor me 30%.

Në sektorin e naftës ka ndodhur një ndryshim rrënjësor

Në tremujorin e parë të 2021, Rusia ishte furnizuesi kryesor i naftës për BE-në me 29%. Ndalimi nga Europa, që nga dhjetori 2022, i importeve detare të naftës së papërpunuar ruse, si dhe embargoja për produktet e rafinuara e kanë ulur këtë volum vetëm në 2%.

Ndërkohë janë rritur importet nga SHBA, Norvegjia dhe Kazakistani. Edhe importet e hekurit dhe çelikut kanë rënë ndjeshëm, pas një rritjeje të vlerave në vitin 2021, për shkak të çmimeve të larta, kufizimet e vendosura çuan në rënie të sasisë së importuar.

Pjesa e Rusisë në importet jashtë BE-së të hekurit dhe çelikut ka rënë me 10 pikë përqindje. Në vitin 2025, Koreja e Jugut dhe Kina janë në krye të listës së furnizuesve me nga 10% secila. Me gjithë sanksionet, Rusia mbetet eksportuesi kryesor i plehrave kimike drejt BE-së, një sektor që ende nuk është përfshirë në ndalime.

Pjesa e saj në këtë treg në katër vitet e fundit ka rënë nga 28% në 26%. Nga ana e eksporteve europiane, rëniet më të mëdha janë parë në katër nga pesë kategoritë kryesore: makineri, automjete, pajisje elektrike dhe materiale plastike.

Përjashtim bëjnë produktet farmaceutike, të cilat në tremujorin e parë të 2025 arritën 2.35 miliardë euro, duke u ruajtur të qëndrueshme krahasuar me vitin 2021 dhe vetëm pak më poshtë kulmit të vitit 2023 (2.48 miliardë euro).

Sipas Eurostat, këto trende reflektojnë ndikimin e përbashkët të sanksioneve, dinamikave të tregut dhe strategjive të diversifikimit të ndjekura nga BE-ja si përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë./ Monitor

luta ne ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj