LIVE UPDATES
Bota

"Përplasja e titanëve!" The Economist: Gjigantët e rinj të Wall Street-it po thyejnë kufijtë e vjetër

Disa gjigantë janë reflektim i madhësisë së ekonomisë së Amerikës. Për shembull, Banka JPMorgan Chase është kaq e madhe sepse e tillë është edhe Amerika. Por të tjerët kanë filluar të kenë më tepër peshë sepse ka ndryshuar struktura e tregjeve.

21 Qershor 2025, 07:42 Nga M.B
"Përplasja e titanëve!" The Economist: Gjigantët e rinj
Foto ilustruese

SHBA- Gjigantët e rinj të Wall Street-it po thyejnë kufijtë e vjetër, shkruan The Economist.

“Rritja e pjesëmarrjes popullore në transaksionet e letrave me vlerë e ka vendosur pasurinë e kombit nën kontrollin e financuesve”.

Kështu shkruhej në raportin e Senatit mbi shkaqet e rrëzimit të bursës në vitin 1929. Bota po përjeton sërish një epokë financuesish të fuqishëm. Disa gjigantë janë reflektim i madhësisë së ekonomisë së Amerikës. Për shembull, Banka JPMorgan Chase është kaq e madhe sepse e tillë është edhe Amerika. Por të tjerët kanë filluar të kenë më tepër peshë sepse ka ndryshuar struktura e tregjeve.

Fondet e bazuara në indeks dhe format e tjera të investimit pasiv në tregjet publike janë rritur në mënyrë të pashmangshme. Kjo ka qenë e volitshme për menaxherë asetesh si BlackRock dhe Vanguard, që mbizotërojnë produktet e investimeve me kosto të ulët. Janë rritur shumë edhe aktorët jobankarë në tregjet private, që janë tregjet që tregtojnë në kompani private dhe japin kredi jolikuide. Apollo, Blackstone dhe KKR së bashku kanë nën kontroll 2.6 trilionë dollarë në asete, nga 570 miliardë dollarë një dekadë më parë, kryesisht për shkak të zgjerimit të veprimtarive të kreditimit.

Kapitalizimi i përgjithshëm i tregut i këtyre firmave dhe i BlackRock është rritur gjatë së njëjtës periudhë nga 125 miliardë dollarë në 500 miliardë dollarë, duke shkuar nga 10% e vlerës në bankat e Amerikës, në 21% tani. Disa fonde të mëdha mbrojtëse, si Citadel dhe Millennium, kanë përthithur kapital dhe fuqi truri nga pjesa tjetër e industrisë së tyre. Vitin e kaluar, fondi Jane Street fitoi po aq të ardhura nga tregtimi sa edhe Banka Morgan Stanley.

Sferat e ndikimit të këtyre gjigantëve, mbivendosen. Apollo i ngjan një kompanie të sigurimit të jetës më shumë sesa një fondi të kapitalit privat, siç ka qenë (dhe ende trajtohet si i tillë). Firmat më të mëdha të kapitalit sipërmarrës janë rritur shumë. Ato nuk janë më thjesht ortake të vogla, por u ngjasojnë kushërinjve më të mëdhenj në kapitalin privat (General Catalyst, një firmë e tillë, madje ka krijuar një divizion për menaxhimin e pasurisë).

Disa fonde të mëdha mbrojtëse ofrojnë likuiditet duke vepruar si ndikues të mëdhenj në treg, një rol historikisht i mbizotëruar nga bankat. Dhe si pasojë, bankat po përjetojnë vështirësi. Banka Goldman Sachs është riorganizuar për të përballuar më mirë huadhënësit e kredisë private. Efekti revolucionar i këtyre kompanive është më i qartë në kufijtë e sistemit financiar. Një kufi i tillë është midis bankave dhe institucioneve jobankare.

Kreditë për institucionet financiare jobankare janë dyfishuar që nga viti 2020, duke arritur në 1.3 trilionë dollarë dhe përbëjnë një të dhjetën e së gjithë huadhënies bankare (shih grafikun). Huamarrja e fondeve mbrojtëse nga divizionet kryesore të brokerimit të bankave është rritur nga 1.4 trilionë dollarë në 2.4 trilionë dollarë gjatë së njëjtës periudhë. Partneritetet e huadhënies midis bankave dhe firmave private të kredisë, janë shtuar.

Një kufi tjetër është ai midis tregjeve publike dhe atyre private. Huamarrësit tani zgjedhin midis tregjeve “publike” të bonove dhe huave, ku borxhi ndryshon shpeshherë, dhe atyre private, ku huatë pothuajse nuk tregtohen fare. Tani, gjithnjë e më shumë menaxherë të aseteve po operojnë në të dy tregjet.

Kufiri i tretë është ndërmjet investitorëve me pakicë dhe atyre institucionalë. Investitorët me pakicë tani mund të kenë qasje ndaj produkteve po aq komplekse sa çdo gjë që tregtohet në bursa. Fondet e tregtuara në bursë (ETF), që dikur quheshin si mjete investimi të qëndrueshme, tani po lulëzojnë pasi menaxherët e aseteve po i strukturojnë për t’u ofruar individëve llojin e rreziqeve dhe shpërblimeve që mund të gjesh në një kazino.

Ne nuk jemi aq të ndryshëm

BlackRock është një reflektim i kësaj gjendjeje të çrregullt. Menaxheri më i madh i aseteve në botë e hapi dyqanin në vitin 1988 si pjesë e Blackstone, një kompani me kapital privat. Ata u ndanë në vitin 1994 dhe me kalimin e dekadave, firmat krijuan vizione të ndryshme financiare. Bota e BlackRock ishin tregjet publike, tarifat e ulëta, investitorët me pakicë dhe kapitalizmi i ndërgjegjshëm i themeluesit të tij, Larry Fink.

Ndërsa Blackstone u përqendrua në tregjet private dhe investitorët institucionalë. Themeluesi i tij, Stephen Schwarzman, mund të quhet baroni arketip i blerjeve. Tani firmat do të bashkohen. Blackstone i reklamon produktet tek investitorët individualë. BlackRock është hedhur në anën tjetër, në tregjet private.

Vitin e kaluar, firma shpenzoi një shumë të barasvlefshme me një të katërtën e kapitalizimit të saj të tregut, në HPS, një huadhënës me kredi private, i krijuar fillimisht nga Banka JPMorgan, firma e të dhënave Preqin, dhe Global Infrastructure Partners. Madje, firma hodhi një ofertë për portet me rëndësi strategjike në Panama, që tani janë në pronësi të firmës CK Hutchison, me seli në Hong Kong, duke marrë lëvdata nga Donald Trump për këtë veprim.

Si pasojë e gjithë këtyre ndryshimeve, ekonomia amerikane po financohet gjithnjë e më shumë nga tregjet e kapitalit dhe jo nga bankat. Ky sistem financiar me pamje të re është sigurisht inovativ. Por a është elastik? Ata që janë në majë, e lavdërojnë atë duke e krahasuar me financat europiane, të cilat mbeten të mbizotëruara nga bankat vendase.

Ndryshe nga Europa, në Wall Street ka një dinamizëm tronditës, siç tregohet nga shpejtësia me të cilën ai financon risinë në ekonominë reale. Menjëherë pas largimit nga firma OpenAI, e cila zotëron ChatGPT, dy drejtues të lartë po grumbullojnë veçmas me miliarda dollarë në financime kapitale sipërmarrëse. Tregjet e borxhit po financojnë shumë qendra të reja të të dhënave, duke ndihmuar bumin e shpenzimeve kapitale të lidhura me inteligjencën artificiale.

Të dyja këto do të ishin të paimagjinueshme në Europë, ku risia më e madhe financiare është një bankë italiane që po përpiqet të blejë një gjermane. Ndryshimi i shpejtë sjell edhe rreziqe. Risitë e rrezikshme financiare shpesh kuptohen vetëm pasi ato shkaktojnë lëkundje. Disa rreziqe nuk bëjnë shumë dëm, siç ishte lulëzimi i kompanive të blerjes me qëllime të veçanta, një metodë e ngritjes së kapitalit, që u bë popullore gjatë pandemisë.

Të tjera, si derivatet e kredisë në vitet 2000 bëjnë kërdinë. Shpesh për këtë, fajësohet një përzierje e fuqishme e kompleksitetit, levave financiare dhe financimit afatshkurtër. Problemi është identifikimi i çarjeve. Studiuesit në Rezervën Federale të Nju Jorkut dhe Universitetin e Nju Jorkut, argumentojnë në një studim se ndërlidhjet e ngushta midis bankave dhe institucioneve financiare jobankare tregojnë se janë të pavlefshme pretendimet se rreziku është ulur që nga koha e krizës.

Andrew Bailey, guvernatori i Bankës së Anglisë, ka argumentuar se ndryshimet strukturore në tregje, po krijojnë rreziqe të reja dhe të nënvlerësuara, sidomos për fondet e mëdha mbrojtëse. Jeremy Stein nga Universiteti i Harvardit, e thotë haptazi.

“Risia financiare është si një virus që gjen dobësi në skemat ekzistuese të stimulimit dhe rregulloret”, thotë ai. “Kur diçka rritet shumë shpejt, kjo tregon se është gjetur një dobësi”./ The Economist

wall street

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj