LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë do të tejzgjatet, Zelenskyy:Mund të përfundojë vetëm me diplomaci

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në shkallë të gjerë, më 24 shkurt. Zelensky ka thënë se, deri më tash, forcat ruse kanë arritur të marrin nën kontroll “rreth 20 për qind” të territorit ukrainas.

12 Qershor 2022, 14:36 Nga REL
Lufta në Ukrainë do të tejzgjatet, Zelenskyy:Mund të
lufta ne Ukraine

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se lufta në vendin e tij mund të përfundojë vetëm me diplomaci, edhe pse negociatat me shtetin rus ka javë që janë pezulluar. Pas më shumë se 100 ditësh luftë, Zelensky ka thënë se ushtria e tij nuk do të dorëzohet.

E kemi mbrojtur Ukrainën për 100 ditë tashmë. Fitorja do të jetë e jona”, ka thënë ai.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në shkallë të gjerë, më 24 shkurt. Zelensky ka thënë se, deri më tash, forcat ruse kanë arritur të marrin nën kontroll “rreth 20 për qind” të territorit ukrainas.

Përpara 24 shkurtit, ato kanë kontrolluar Gadishullin e Krimesë, të aneksuar në vitin 2014, dhe rreth një të tretën e rajonit lindor të Donbasit. Muajve të fundit kanë avancuar në lindje dhe jug të Ukrainës, sidomos përgjatë vijës bregdetare të Detit të Zi dhe Detit Azov.

Armët nga Perëndimi e kanë ndihmuar Ukrainën t’i zmbrapsë forcat ruse në disa fronte. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se administrata e tij do të dërgojë edhe raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, për t’i përforcuar edhe më shumë luftëtarët atje - por jo raketa me gamë që mund të arrijë territorin rus.

Në një shkrim për gazetën amerikane, New York Times, Biden ka thënë se NATO-ja nuk do luftë me Rusinë.

“Ne nuk e inkurajojmë dhe nuk i mundësojmë Ukrainës të godasë përtej kufijve të saj. Ne nuk duam ta zgjasim luftën vetëm për t’i shkaktuar dhimbje Rusisë”, ka shkruar Biden.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ushtria e tij do të godasë edhe më fuqishëm, nëse Ukraina furnizohet me raketa me rreze të gjata veprimi. Ai ka thënë se do të goditen caqe të reja, por nuk ka specifikuar më shumë.

“Nëse dërgohen [raketa me rreze më të gjatë], ne do t’i përdorim mjetet tona të shkatërrimit, të cilat i kemi të mjaftueshme për të goditur ato objektiva që nuk i kemi goditur ende”, ka thënë Putin.

Putin, që në ditën kur ka dhënë urdhrin për pushtimin e Ukrainës, ka kërcënuar se kushdo që përpiqet ta pengojë, do të përballet me pasoja të papara në histori. Ai ka urdhëruar ministrin e tij të Mbrojtjes që t’i vendosë në gjendje gatishmërie edhe forcat bërthamore ruse.

Vëzhguesit e luftës në Ukrainë thonë se kërcënimi i fundit i Putinit mund të jetë në vazhdën e kërcënimeve të padefinuara që bën kohë pas kohe dhe jo një ndryshues i vërtetë i lojës. Peter Rutland, ekspert i nacionalizmit bashkëkohor rus në Universitetin Wesleyan, flet për programin Expose të Radios Evropa e Lirë:

“Nuk jam i sigurt se kërcënimi i fundit e ndryshon lojën në mënyrë të veçantë. Mendoj se Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të kujdesshme që nga fillimi dhe nuk kanë ndërmarrë hapa që do ta justifikonin një sulm të drejtpërdrejtë të Rusisë mbi asetet e NATO-s. Pra, nuk mendoj se gjërat do të ndryshojnë. Por, nuk mund ta dini kurrë, sepse Putin është shumë i paparashikueshëm, shumë agresiv”.

Ulrich Brueckner, profesor i shkencave politike në Universitetin Stanford në Berlin, thotë se kërcënimi i Putinit është vështirë të zbërthehet, pasi ai vepron sipas interpretimeve dhe perceptimeve të veta.

“Është shumë lehtë të shndërrohet në konflikt rajonal, kur partnerët perëndimorë - NATO-ja, Bashkimi Evropian - janë të angazhuar në mënyrë aktive. Se çfarë është angazhimi aktive, varet se si e përkufizon agresori”.

“Nëse Putin thotë se tanket gjermane nënkuptojnë hyrjen formale të NATO-s në luftë, ai mund të fillojë të godasë tanket gjermane, por edhe infrastrukturën që e ndihmon Ukrainën të sigurojë armë nga Perëndimi”, thotë Brueckner.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë thënë vazhdimisht se nuk duan konflikt me Rusinë dhe për këtë qëllim kanë refuzuar edhe vendosjen e zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë. Presidenti amerikan, Biden, ka thënë disa herë se konflikti i drejtpërdrejtë me Rusinë do të shkaktonte Luftën e Tretë Botërore.

Për ta ndëshkuar, Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh të ashpra kundër shtetit rus - ekonomike dhe diplomatike. Ndër të fundit është vendimi i Bashkimit Evropian për të ndalur gati plotësisht importin e naftës ruse deri në fund të këtij viti.

Peter Rutland, nga Universiteti Wesleyan, nuk është optimist se sanksionet do të bëjnë punë në Rusi. Rusia, tek e fundit, ka përvojën sovjetike, kur prodhimet perëndimore atje kanë qenë joekzistente, thotë ai.

“[Sanksionet] janë shumë të gjera dhe publiku është duke ndierë efektin. Por, Rusia nuk është një demokraci, ku ndryshimet në opinionin publik përkthehen në politikë të re të qeverisë. Andaj, mendoj se njerëzit do të adaptohen me rrethanat e ndryshme ekonomike. Do të mbijetojnë. Publiku rus është shumë i mirë në tejkalimin e veprimeve të çmendura të Qeverisë. Ky është një model që e kemi parë me gjenerata të tëra”, thotë Rutland.

Rusia dhe Ukraina kanë nisur negociatat për paqe vetëm katër ditë pas shpërthimit të luftës. Negociatat ka javë që janë ndërprerë dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për bllokadën.

Profesori Rutland thotë se nuk ka gjasa reale që Ukraina të arrijë një marrëveshje të besueshme paqeje me Rusinë, derisa Putin është president. Ai nuk jep detaje se si e sheh fundin eventual të Putinit, por thotë se lufta do të tejzgjatet.

“Lufta po shndërrohet gjithnjë e më shumë në luftë shkatërrimi, ku asnjëra palë nuk do të jetë në gjendje të shënojë fitore të rëndësishme territoriale. Duket sikur do të jetë një konflikt shumë i gjatë, me muaj, e ndoshta edhe me vite”, thotë Rutland.

Edhe profesori Brueckner, nga Universiteti Stanford në Berlin, thotë se fituesi i luftës - nëse do të ketë një të tillë - nuk do të dihet së shpejti. Sipas tij, gjërat mund të lëvizin në favor të të dyja palëve.

“Pak javë më parë, shumë njerëz kanë besuar se Ukraina mund ta dëbojë Rusinë, për shkak të fitoreve të shpejta. Por, në të njëjtën kohë, mund të ketë përshkallëzim të situatës në terren dhe Ukrainës t’i mbarojnë pajisjet ushtarake për vetëmbrojtje”, thotë Brueckner.

Kur Putin ka nisur pushtimin e Ukrainës, ai ka thënë: “Ne jemi të gatshëm për çdo rezultat”. Po, a mund të jetë ky rezultat fundi i pushtetit për të? As Brueckner nuk mund të përgjigjet, por thotë se është e rëndësishme që Perëndimi të vazhdojë dërgimin e armëve në Kiev.

“Ukraina është viktimë, Rusia po pushton një vend që nuk ka provokuar asnjë sulm ushtarak, të asnjë lloji. Kjo është shkelje masive e ligjit ndërkombëtar. Ne, si vende shumëpalëshe, që jemi të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit, duhet të qëndrojmë të bashkuara dhe ta mbështesim Ukrainën, pavarësisht nëse ajo është ose jo anëtare e NATO-s apo Bashkimit Evropian. Ne duhet ta mbështesim Ukrainën, sepse, në fund të fundit, ajo po mbron atë që ne mbështesim”, thotë Brueckner.

Në muajin e katërt të tij, konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore ka vrarë mijëra njerëz nga të dyja anët dhe ka zhvendosur më shumë se 12 milionë të tjerë nga shtëpitë e tyre - prej tyre mbi 6.5 milionë jashtë kufijve të Ukrainës.

Sipas Kombeve të Bashkuara, gjysma e bizneseve të Ukrainës janë mbyllur dhe 4.8 milionë vende pune janë humbur. Po sipas OKB-së, prodhimi ekonomik i vendit do të bjerë përgjysmë këtë vit, ndërsa 90% e popullsisë rrezikon të bjerë pranë ose nën kufirin e varfërisë.

Përkundër këtyre parashikimeve, një sondazh i publikuar në fund të majit nga agjencia Reiting në Ukrainë ka zbuluar se gati 80 për qind e ukrainasve besojnë se vendi i tyre “është duke lëvizur në drejtim të duhur”.

Në Rusi, qendra Levada ka bërë sondazhin e fundit në prill, në të cilin 68 për qind e të anketuarve kanë thënë se mbështesin luftën. Por Rusia, e izoluar gjeopolitikisht, është duke ndierë po ashtu pasojat e luftës: Bankat ruse janë shkëputur nga financat perëndimore, ndërsa kompani të shumta të Perëndimit kanë dalë nga tregu rus.

Putin ka bërë vazhdimisht përpjekje të minimizojë ndikimin e sanksioneve, duke thënë se ekonomia ruse është duke funksionuar mirë dhe se sanksionet i dëmtojnë vetë vendet perëndimore.

Në botë, lufta në Ukrainë ka arritur me rritje të çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, si dhe me disa ndërprerje të zinxhirit të furnizimeve. Rusia dhe Ukraina janë ndër eksportueset më të mëdha të drithërave në botë. Ukraina akuzon Rusinë se ka bllokuar disa porte në Detin e Zi dhe Detin Azov.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të veprojnë për të shpëtuar jetë.

“Për ata që janë në terren, çdo ditë sjell gjakderdhje dhe vuajtje të reja. Për njerëzit në gjithë botën, lufta po kërcënon me një valë të paprecedentë urie dhe varfërie, që do të lërë pas kaos social dhe ekonomik”, ka thënë Guterres.

Sido që të vazhdojë ky konflikt, bota ka ndryshuar. Marrëdhëniet e Rusisë me botën e jashtme nuk do të jenë më njësoj, e as qëndrimi i Evropës ndaj rendit dhe sigurisë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit