LIVE UPDATES
Bota

Kancelari gjerman kërkon zgjidhjen e ngërçit, Bullgaria i qëndron kushteve për Maqedoninë e Veriut

Dimitar Kovaçevski në konferencën për shtyp me Scholz tha se ne nuk mund të mbahemi peng në samitet e BE-së, pavarësisht nëse do të ketë një datë apo jo dhe se po rriten pritshmëritë siç ishte në të kaluarën për atë se ç’farë do të ndodh në ndonjë samit nuk varet nga Maqedonia e Veriut.

12 Qershor 2022, 14:00 Nga Telegrafi
Kancelari gjerman kërkon zgjidhjen e ngërçit, Bullgaria i
Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi dje Shkupin dhe Sofjen në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen mes dy vendeve deri në fund të presidencës franceze. Ai ka mbrojtur fuqishëm marrëveshjen për fillimin e negociatave për pranimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Nga ana e tij, kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën për shtyp me Scholz tha se ne nuk mund të mbahemi peng në samitet e BE-së, pavarësisht nëse do të ketë një datë apo jo dhe se po rriten pritshmëritë siç ishte në të kaluarën për atë se ç’farë do të ndodh në ndonjë samit nuk varet nga Maqedonia e Veriut. Kryeministri bullgar Kiril Petkov, ndërkohë, përsëriti në takimin me Scholz se Sofja do ta heqë veton vetëm nëse Shkupi jep garanci për përmbushjen e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë dhe përfshin bullgarët si një nga popujt shtetformues në Kushtetutën e tij.

Ballkani Perëndimor është i një rëndësie strategjike për Gjermaninë dhe unë jam i përkushtuar për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Gjermania është serioze për integrimin evropian të vendeve të rajonit, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për Maqedoninë e Veriut. BE-ja i ka premtuar Maqedonisë së Veriut dhe vendi i ka përmbushur të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim”, tha Scholz në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Kovaçevski në Qeverinë në Shkup.

Kancelari gjerman theksoi se është i kënaqur me forcën politike që, siç tha ai, bëri të mundur arritjen e marrëveshjes me Greqinë. Prandaj, siç tha ai, edhe pjesa tjetër e detyrës duhet të ketë sukses dhe kjo është diçka për të cilën kanë punuar shumë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria. Tani, theksoi Scholz, ne duhet të bëjmë çdo përpjekje.

Maqedonia e Veriut, sipas tij, i ka përmbushur të gjitha parakushtet dhe theksoi se do të përpiqet personalisht për hapin e ardhshëm.

Negociatat inkuadruese duhet të fillojnë dhe unë do të bëj përpjekje për këtë. E inkurajoj Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë angazhimin e saj në rrugën e reformave”, tha Scholz.

Marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, siç vlerësoi ai, janë jo vetëm politike, por edhe ekonomike, të larmishme dhe të ngushta. Kjo, siç tha ai, është një arsye plus pse Gjermania e mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo është vizita e dytë e kancelarit gjerman, e cila, sipas tij, dëshmon për marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira ndërmjet dy vendeve.

“Nuk mund të mbahemi vazhdimisht peng në samitet e Bashkimit Evropian nëse do të ketë datë apo jo. Ngrohja e pritjeve si në të kaluarën për atë që do të ndodhë në një samit nuk varet nga Maqedonia e Veriut. Varet vetëm nëse 27 anëtarët janë dakord dhe vendosin për fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Aktualisht varet vetëm nga një vend anëtar i BE-së që mban dy shtete anëtare, dy kandidatë – Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në rrugën e integrimit në Union”, tha Kovaçevski.

Lidhur me turbulencat politike në Bullgari, pasi partia “Ka një popull të tillë” shpalli largimin e Qeverisë në Sofje, Kovaçevski theksoi se ne në asnjë mënyrë nuk mund të marrim pjesë në komentimin apo interpretimin e tyre, duke qenë se jemi shtet që zhvillon bisedime aktive me Bullgarinë.

Ato bisedime zhvillohen mbi baza parimore në bazë të vlerave evropiane. Gjatë negociatave, MPJ dhe SÇE po marrin pjesë me të gjitha kapacitetet e tyre, bazuar në dispozitat e Rezolutës që e kemi miratuar në Kuvendin tonë. Sa i përket vetë negociatave, tashmë e kam thënë deri më tani se kur është fjala për negociatat, atëherë një nga parakushtet që negociatat të jenë të suksesshme është që palët negociuese të jenë konfidenciale në proces, gjegjësisht të dëshirojnë të arrihet një zgjidhje. Ne jemi partia që duam të arrijmë një zgjidhje, unë thashë parimet mbi të cilat Bullgaria gjithashtu duhet të jetë e gatshme ta bëjë këtë”, tha Kovaçevski.

Megjithatë, shtoi Kovaçevski, ka një dallim të madh mes nesh dhe Bullgarisë dhe kjo çështje për ne, tha ai, ishte çështje e negociatave për fillimin e negociatave me BE-në.

Kovaçevski, në konferencën për media me Scholz, edhe një herë falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e saj në fillimin e negociatave me BE-në.

Scholz dje gjatë vizitës në Sofje tha se mbështet fuqimisht arritjen e marrëveshjes për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

“Mendoj se ka një shans për të bërë përparim. Ne do të vazhdojmë diskutimin dhe shkëmbimin mes nesh deri në fund të presidencës franceze dhe shpresoj se do të arrijmë përparim. Jam i bindur se së bashku ne evropianët mbajmë përgjegjësi për BE-në dhe për stabilitetin e Ballkanit. Është e rëndësishme të përdoret procesi i zgjerimit”, tha Scholz në konferencën e përbashkët për shtyp me Kiril Petkov.

Petkov, nga ana e tij, tha se Bullgaria dhe Gjermania kanë parë gjithmonë drejt Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin e tyre në BE.

Kryeministri bullgar theksoi se qeveritë e Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut “vazhdojnë të punojnë në atë drejtim dhe qeveria bullgare e ka shprehur qartë qëndrimin e saj për kushtet që duhet të plotësohen për të vazhduar integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut – përmbushjen e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë dhe nëse “përfshin bullgarët si një nga popujt shtetformues në Kushtetutën e saj”.

Dajmel, një ish-anëtare e bordi të Shoqatës gjermane me ndikim për Evropën Juglindore në Munih, pyet veten se interesi i kujt është të bllokojë vendimin e zgjerimit të BE-së dhe çfarë sinjali po dërgon Unioni në Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji.

Ajo thekson se është ende një mosmarrëveshje mes dy vendeve anëtare të NATO-s dhe se është e qartë se marrëveshja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të përmbajë kompromise.

olaf scholz ne ballkan

Sondazh

Poll
Bota 12 Qershor 2022, 11:13 d.d

Gjaku i shumëkërkuar në Gjermani

Foto ilustruese Në Gjermani nevojiten çdo ditë rreth 14.000 preparate gjaku për të furnizuar pacientët që kanë ne...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet