LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme/ Negociatorët zhvendosin bisedimet për armëpushim në Katar

Negociatorët nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari u takuan të mërkurën në Doha për bisedime të nivelit teknik në procesin e negociatave për arritjen e një armëpushimi në Gazë.

28 Gusht 2024, 15:04 Nga I.A

Lufta në Lindjen e Mesme/ Negociatorët zhvendosin bisedimet për

KATAR- Ndërmjetësit e bisedimeve për arritjen e një marrëveshje armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Gazë i zhvendosën sot negociatat në Doha të Katarit, ndërkohë që ushtria izraelite ndërmori sulme ajrore në qytetin palestinez Xhenin, në Bregun Perëndimor dhe vazhdoi operacionet ushtarake në Gazë. Në Katar po qëndron edhe një këshilltari i lartë i Presidentit amerikan Joe Biden pas sinjalizimit të Iranit se është i gatshëm t’u rikthehet bisedimeve me Shtetet e Bashkuara rreth programit të tij bërthamor.

Negociatorët nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari u takuan të mërkurën në Doha për bisedime të nivelit teknik në procesin e negociatave për arritjen e një armëpushimi në Gazë.

Ndërsa vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje, ushtria izraelite intensifikoi operacionet në Gazë dhe ndërmori sulme ajrore në qytetin Xhenin të Bregut të pushtuar Perëndimor.

Në Rripin e Gazës, forcat izraelite depërtuan me tanke në thellësi të qytetit jugor Khan Younis dhe sulmuan pjesët tjera të territorit, përfshirë në afërsi të një shkolle ku po strehohen familjet e zhvendosura. Sipas personelit mjekësor në Gazë, 34 palestinezë u vranë sot. Në mesin e të vrarëve ishin edhe dy gazetarë vendas, sipas njoftimeve të agjencive, duke çuar në 172 numrin e gazetarëve të vrarë gjatë luftës 11 mujore ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Në Xhenin dhe në disa qytete tjera në Bregun e pushtuar Perëndimor, forcat izraelite ndërmorën një operacion të shkallës së gjerë, ku sipas zyrtarëve palestinezë, ata vranë të paktën nëntë palestinezë dhe vendosën qytetin nën shtetrrethim.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se sulmet e të mërkurës në Xhenin dhe qytetet përreth, të njohura si vatra të militantëve palestinezë, janë faza e parë e një operacioni më të gjerë që synon të parandalojë sulmet e militantëve ndaj civilëve izraelitë.

Ndërkohë përpjekjeve për të arritur një armëpushim iu bashkua edhe këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, i cili udhëtoi për në Doha për takim me Kryeministrin e Katarit Sheikh Mohammed Abdulrahman Al Thani, një ditë pasi udhëheqësi i Katarit takoi Presidentin iranian në Teheran.

Takimi në Doha vjen pas përshkallëzimit të tensioneve ndërmjet Izraelit dhe Iranit, si dhe grupeve që mbështesin këtë të fundit, Hezbollahu, Hamasi dhe rebelët Houthi. Irani është zotuar se do të hakmerret ndaj Izraelit pas atentantit ndaj udhëheqësit politik të Hamasit në Teheran muajin e kaluar, që besohet se u krye nga Izraeli.

Por të martën, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei u shpreh i hapur për rinisjen e negociatave me Shtetet e Bashkuara mbi programin bërthamor të vendit të tij, duke i thënë qeverisë iraniane se “nuk ka dëm” nëse angazhohet me “armikun” e saj.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara ndër vite kanë mbajtur bisedime përmes palëve të treta, të ndërmjetësuara nga Omani dhe Katari. Në fillim të mandatit, Presidenti Biden i bëri trysni Iranit të respektonte marrëveshjen bërthamore që ishte arritur gjatë administratës së Presidentit Obama në vitin 2015, por që ishte hedhur poshtë në vitin 2018 nga ish President Donald Trump.

Që atëherë, Irani ka vazhduar të pasurojë uraniumin, duke mos respektuar kufizimet e vendosura nga marrëveshja me Shtetet e Bashkuara. Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, administrata amerikane ka bërë përpjekje për ta ringjallur marrëveshjen bërthamore./VOA

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik