LIVE UPDATES
Bota

Trump dhe Harris/ Mosmarrëveshje për duelin televiziv, nga sulmet ndaj televizionit te debati për mikrofonat

Trump ka vënë sërish në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij në debatin presidencial me kundërshtaren e tij Harris. Demokratja do që të dy mikrofonat të jenë gjithë kohën të hapur - edhe kur të flasë kundërshtari politik.

28 Gusht 2024, 11:26 Nga I.A
Trump dhe Harris/ Mosmarrëveshje për duelin televiziv, nga sulmet ndaj
Donald Trump dhe Kamala Harris

SHBA- Kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump, ka vënë edhe një herë në pikëpyetje debatin televiziv të planifikuar për në 10 shtator me kundërshtaren e tij Kamala Harris. Në platformën e tij online "Truth Social”, ai akuzoi ABC News, ku do të zhvillohet debati, se është i njëanshëm ndaj tij. Trump nuk e anuloi datën e duelit televiziv. Megjithatë, ai tha se kanali duhej t'u përgjigjej shumë pyetjeve.

Trump: "ABC Fake News”

Republikani u zemërua nga një raport i ABC, në të cilin, sipas tij, një gazetar zhvilloi një "intervistë qesharake dhe të njëanshme" me senatorin republikan Tom Cotton. Ai i quajti ekspertët politikë që u shfaqën në kanal një "të ashtuquajtur grup fokusi i urrejtësve të Trump-it". Ai e quajti rrjetin "fake news ABC” dhe shtroi pyetjen: "Pse duhet të debatoj me Kamala Harrisin në këtë rrjet?”.

ABC News njoftoi dy javë e gjysmë më parë se kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Kamala Harris, do të përballeshin me njëri-tjetrin në mes të shtatorit në këtë kanal. Republikani dhe demokrati konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në këtë datë, tregoi më pas kanali. Deri tani, ky do të ishte i vetmi debat televiziv midis dy kandidatëve përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit në SHBA.

Mikrofonat - të hapur apo të mbyllur?

Ekipet e fushatës së Harrisit dhe Trumpit po debatojnë gjithashtu mbi rregullat e debatit. Mikrofonat – nëse duhet të mbyllen kur flet kundërshtari politik – janë në qendër të mosmarrëveshjes.

Një zëdhënës i ekipit të fushatës së demokratëve tha se ata preferojnë që mikrofonat e të dy kandidatëve të mbesin të hapur gjatë gjithë transmetimit. "Ne besojmë se këshilltarët e Trumpit nuk e duan të hapur mikrofonin gjithë kohën, sepse ata nuk besojnë se kandidati i tyre mund të sillet në mënyrë presidenciale për 90 minuta," tha ai në një deklaratë të parë nga mediat amerikane.

Ekipi i Trumpit refuzon të ndryshojë rregullat dhe këmbëngul që mikrofonat të jenë të mbyllur. "ABC propozoi saktësisht të njëjtat rregulla debati si CNN, dhe ne i pranuam ato - siç bëri kampi i Harrisit," tha një zëdhënës i Trumpit.

Mësime nga debati Biden-Trump

Në qershor, kandidati i atëhershëm demokrat për president të SHBA Joe Biden dhe Trumpi u përplasën në një debat televiziv të organizuar nga CNN. Mikrofonat e atij që nuk fliste u mbyllën. Qëllimi ishte shmangia e ndërhyrjeve.

Megjithatë, performanca katastrofike e Bidenit çoi në tërheqjen e tij nga fushata elektorale. Harrisi e zëvendësoi atë si kandidat demokrat. Pas debatit, vëzhguesit arritën në përfundimin se - ndryshe nga sa pritej - mikrofonat e mbyllur në fakt e ndihmuan Trumpin, sepse 78-vjeçari dukej më i kontrolluar falë tyre. /DW

joe biden donald trump kamala harris

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më