Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Këto janë tensionet më të larta në kufirin mes Izraelit dhe Libanit që kur të dyja palët zhvilluan një luftë më 2006.
IZRAEL- Ushtria izraelite tha më 28 tetor se ka ndaluar një raketë tokë-ajër të lëshuar nga Libani, përderisa autoritetet libaneze lëshuan një udhëzues në rast se duhet të bëhet evakuimi i aeroportit në Bejrut, në kohën kur tensionet në kufirin mes dy shteteve janë rritur.
Ushtria izraelite dhe grupi Hezbollah në Liban, që ka mbështetjen e Iranit, kanë këmbyer zjarr në baza ditore, që kur nisi konflikti midis Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, në Rripin e Gazës tri javë më parë.
Këto janë tensionet më të larta në kufirin mes Izraelit dhe Libanit që kur të dyja palët zhvilluan një luftë më 2006. Në konfliktin e vitit 2006, pistat e Aeroportit Ndërkombëtar të Bejrutit, që gjendet në jug të kryeqytetit të Libanit, ishin cak i sulmeve ajrore izraelite. Asokohe, aeroporti u mbyll.
Me tensionet që janë rritur sërish, autoritetet në Liban lëshuan një udhëzues për evakuimin e aeroportit dhe instilacioneve përreth në rast të një emergjence. Megjithatë, në udhëzues nuk sugjerohet se ka një kërcënim të menjëhershëm për aeroportin.
Konflikti në Gazë, ku Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore, detare dhe tokësore, ka rritur frikën se luftimet mund të zgjerohen në rajon, përfshirë edhe në kufirin me Libanin. Të shtunën, ushtria izraelite tha se pengoi “një raketë tokë-ajër të lëshuar nga Libani” drejt një droni izraelit. Ushtria tha se u kundërpërgjigj “duke goditur vendin prej ku u hodh raketa”.
Po ashtu tha se dronët izraelitë kanë goditur “caqet terroriste” në Liban që po tentonin të lëshonin drejt izraelit raketa kundërtanke. Televizioni Al-Manar, që udhëhiqet nga Hezbollahu, tha se Izraeli ka granatuar disa zona përgjatë zonës kufitare, përfshirë edhe përreth qytetit Nakura.
Hezbollahu tha se deri të premten, 47 luftëtarë të tij janë vrarë gjatë përleshjeve në kufi. Më herët gjatë javës, ushtria izraelite tha se shtatë ushtarë janë vrarë që nga 7 tetor, kur Hamasi nisi sulmet. /REL
foto ilustruese IZRAEL-Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë lëshuar sërish një mesazh urgjent për banorët e Gaz...
foto ilustruese ITALI- Pesë emigrantë kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes të një varke. Mediat e huaja ra...
pamje nga protesta BRITANI- Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar duke kërkuar nj&eum...
Foto Ilustruese SHKUP- Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, më 25 tetor, në afërsi të Smokvic&eu...
foto nga takimi SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas takimeve që kanë zhvilluar në Bruksel me kryeministri...
rexhep tajip erdogan TURQI-Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë menjëherë k...
foto ilustruese GAZA- Hamasi ka thënë se po kërkon tetë persona që ka marrë peng në Gaza dhe është gati t'i li...
foto ilustruese GJERMANI- Tre adoleshentë në janë arrestuar pasi dyshohen për vrasje, pasi trupi i një burri u gjet në nj&eum...
Humza Yousaf SKOCI- Ministri i parë skocez, Humza Yousaf ka thënë se ende nuk ka dëgjuar nga familja e tij në Gaza pasi interneti ...
pamje nga aksidenti EGJIPT- Një aksident masiv automobilistik në autostradën Kajro-Shkretëtira e Aleksandrisë ka shkaktuar vdekje...