LIVE UPDATES
Bota

Në Maqedoninë e Veriut rritet numri i kalimeve ilegale nga migrantët

Ajo thotë se në shtëpinë e saj ka pritur shumë migrantë të huaj, të cilët i ka ndihmuar me ushqime, ilaçe, ndërsa u ka ndihmuar edhe të vendosin kontakte me familjet e tyre dhe më pas ata kanë vazhduar rrugëtimin e tyre.

28 Tetor 2023, 14:25 Nga I.A
Në Maqedoninë e Veriut rritet numri i kalimeve ilegale nga
Foto Ilustruese

SHKUP- Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, më 25 tetor, në afërsi të Smokvicës, 20 kilometra nga kufiri me Greqinë, ka ndaluar një shtetas maqedonas duke bartur ilegalisht në makinën e ti j pesë shtetas sirianë. Raste të këtilla të parandalimit të trafikimit janë regjistruar edhe më parë, por ka ndodhur që disa prej tyre edhe t’u ikin organeve të sigurisë dhe më pas janë nisur në këmbë duke bërë një rrugë të gjatë dhe përplot rreziqe deri në kufirin me Serbinë.

Këtë për Radion Evropa e Lirë e thotë Lençe Zdravkin, një aktiviste nga Veleshta, që ndodhet rreth 40 kilometra larg nga Shkupi.

Ajo thotë se në shtëpinë e saj ka pritur shumë migrantë të huaj, të cilët i ka ndihmuar me ushqime, ilaçe, ndërsa u ka ndihmuar edhe të vendosin kontakte me familjet e tyre dhe më pas ata kanë vazhduar rrugëtimin e tyre.

“Ne duhet ta kuptojmë se në mesin e tyre ka njerëz që nuk kanë as para, që janë sulmuar, janë plaçkitur andaj edhe janë detyruar të vazhdojnë në këmbë rrugëtimin... Unë jam këtu që t’u ndihmoj të gjithë atyre që kanë nevojë".

"Ndonjëherë ka më pak, por ndodh që të ketë edhe më shumë. Është shumë e rëndë kur sheh sytë e tyre që të lusin për ndihmë. Është shumë e dhimbshme kur kërkojnë të paktën të mbushin celularët që të mund të flasin me familjet e tyre”, tregon Zdravkin.

Ajo thotë se këta njerëz duhet të ndihmohen nga shteti dhe të mos shihen si të rrezikshëm vetëm për faktin se vijnë nga vatra të ndryshme të luftimeve.

“Dallimi është i madh nëse i shikon në media dhe nëse përballesh direkt me ta pasi të gjithë ata janë njerëz të arsimuar, të kualifikuar në sfera të ndryshme, pra janë njerëz që kanë ikur për të shpëtuar nga më e keqja”, thotë aktivistja Lençe Zdravkin.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në tre muajt e fundit ka pasur një rritje të numrit të shtetasve të huaj që tentojnë të futen në vend nga territori i Greqisë.

Sipas një buletini të MPB-së, në tre muajt e fundit të këtij viti janë regjistruar 4.681 persona që kanë hyrë në territorin e Maqedonisë së Veriut të cilët janë ndaluar nga rojet kufitare dhe pjesëtarët e policisë dhe 4.594 prej tyre sërish janë kthyer në territorin e Greqisë. Ndërkaq, disa qindra prej tyre janë vendosur në qendrat transitore.

“Në qendrën transitore në pjesën jugore të vendit gjenden 315 shtetas të huaj, prej të cilëve 197 gra, 54 fëmijë, 38 të mitur të pashoqëruar dhe 26 azilkërkues. Shumica janë nga Siria, Palestina, Pakistani, Algjeria, Egjipti, Nigeria, Kongo, Kameruni, Sierra Leone, Nepali dhe Kina. Në qendrën transitore kufitare në kufirin me Serbinë në tremujorin e fundit kanë qëndruar 359 persona. Edhe në këtë qendër shumica e shtetasve të huaj janë nga Siria, Palestina, Maroku, Nepali dhe Algjeria”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup.

Me gjithë rritjen e numrit të tentimeve për të hyrë në territorin maqedonas, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, thotë se gjendja është stabile, jo vetëm sa i përket migrantëve, por edhe krizave tjera në rajon dhe më gjerë.

“Jo vetëm Ministria e Punëve të Brendshme, por në përgjithësi të gjitha shërbimet dhe agjencitë e sigurisë po ndërmarrin çdo gjë në baza ditore në mënyrë që të mund ta mbajmë gjendjen stabile dhe të sigurt. Pra, për momentin situata është e qëndrueshme dhe nuk kemi asnjë indikacion për ndonjë përkeqësim të saj”, deklaron Spasovski.

Nga shoqata humanitare “Legis”, e cila merret me kujdesin për migrantët, thonë se nuk presin ndonjë valë të re të migrantëve palestinez për shkak të rrethanave gjeopolitike. Por nga Siria, Afganistani, apo edhe vende tjera, do të ketë tentime për t’u futur në Maqedoninë e Veriut, sipas shoqatës.

“Numri i atyre që kalojnë ilegalisht kufirin dhe arrijnë të nisen drejt Serbisë, është thuajse i njëjtë. Bëhet fjalë për grupe prej 30 deri 50 personash, të cilët fatkeqësisht organet e sigurisë nuk arrijnë t’i ndalojnë dhe nisen në këmbë, rrugë kjo që bart rreziqe të shumta”, thotë Jasmin Rexhepi nga shoqata “Legis”.

Kontrolli i kufirit të Maqedonisë së Veriut me Greqinë nga muaji prill po ndihmohet nga agjencia kufitare e Bashkimit Evropian-FRONTEX.

Qëllimi i misionit që përfshinë rreth 100 policë, është parandalimi i migrimit të paligjshëm, ndërsa do të zgjasë deri në janar të vitit 2024, me mundësi vazhdimi. Maqedonia e Veriut në vitin 2015 ishte vërshuar nga dhjetëra mijëra refugjatë nga vendet aziatike, që përdornin territorin e saj për të kaluar në vendet e BE-së, ndërkohë që ishin regjistruar edhe përplasje të ashpra mes policisë dhe migrantëve.

Marrë nga REL

lençe zdravkin

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës