All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Lufta në Izrael/ Ministria e Jashtme: Ka shkuar në 15 numri i francezëve të vdekur

Ajo gjithashtu tha se numri po ndryshon për shkak të procesit të vazhdueshëm të identifikimit të viktimave në Izrael.

13 Tetor 2023, 20:41 Nga r.ll
Lufta në Izrael/ Ministria e Jashtme: Ka shkuar në 15 numri i
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

FRANCË- Numri i shtetasve francezë të konfirmuar të vdekur pas sulmeve të Hamasit në Izrael është rritur në 15, ka thënë ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna, shkruan CNN.

"Më duhet t'ju them se një person i 15-të është konfirmuar i vdekur," tha Colonna, duke rishikuar numrin që ajo njoftoi të premten në mëngjes. Ajo gjithashtu tha se numri po ndryshon për shkak të procesit të vazhdueshëm të identifikimit të viktimave në Izrael.

Konflikti Izrael -Palestinë

Grupi militant i Hamasit nisi një sulm masiv ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme në Gaza. Të paktën 1300 persona në Izrael dhe mbi 1,537  në Gaza janë vrarë që kur shpërtheu dhuna. Ndërkohë ministria e Shëndetësisë në Palestinë ka raportuar se 1,799 palestinezë kanë vdekur dhe rreth 6,388 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Hamasi, që njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe fuqitë e tjera botërore, udhëheq me Gazën që nga viti 2007.

Izraeli ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës dhe autoritetet kanë thënë se kjo masë nënkupton ndërprerjen e ujit, ushqimit dhe energjisë për këtë territor. Izraeli dhe Gaza deri më tani kanë zhvilluar katër luftëra, teksa palestinezët vazhdimisht kërkojnë të krijojnë një shtet të tyre me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

konflikti izrael-palestine

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time