LIVE UPDATES
Bota

Lufta e Izraelit ndaj Hamasit dhe shqetësimet për sulme jashtë zonës së konfliktit

Presidenti amerikan Joe Biden, gjatë një urimi për Krishtlindjet, tha se pati një bisedë të gjatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ai nuk zbuloi hollësi nga diskutimi, por tha se nuk kërkoi armëpushim.

25 Dhjetor 2023, 15:19 Nga I.A
Lufta e Izraelit ndaj Hamasit dhe shqetësimet për sulme jashtë
Gaza

GAZA- Izraeli po vazhdon operacionet ushtarake kundër Hamasit dhe aleatëve të tij edhe gjatë festës kryesore të krishterimit. Ndërkohë, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë mbi mundësinë zgjerimit të konfliktit Izrael-Hamas dhe rrezikun e nxitjes së sulmeve në Shtetet e Bashkuara, për shkak të mbështetjes që Uashingtoni i jep Izraelit.

Gjatë Krishtlindjeve, ushtria izraelite publikoi pamje të reja ku thotë se shihet operacioni intensiv i saj në veri të Gazës dhe në jug të qytetit Khan Younis. Izraeli thotë se sulmet kanë në shënjestër infrastrukturën e grupit militant Hamas.

Ndërkohë, palestinezët në Khan Younis mblodhën trupat e pajetë të familjarëve të tyre, të vrarë në një sulm ajror gjatë natës.

Pjesa më e madhe e botës ka kërkuar ndërprerje afatgjatë të luftimeve, për të ofruar ndihmën e nevojshme për civilët që jetojnë në territoret palestineze.

Presidenti amerikan Joe Biden, gjatë një urimi për Krishtlindjet, tha se pati një bisedë të gjatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ai nuk zbuloi hollësi nga diskutimi, por tha se nuk kërkoi armëpushim.

Ndërkohë, në Tel Aviv, kryeministri Netanyahu mbajti mbledhjen e përjavshme me kabinetin e tij. Ai konfirmoi bisedën me Presidentin Biden, ndërsa shtoi se Izraeli është “një shtet sovran” që vendimet mbi luftën nuk do t’i marrë bazuar në ndikimet e jashtme. Konflikti në Gazë rrezikon të përhapet jashtë Lindjes së Mesme.

Zyrtarë amerikanë paralajmërojnë rritje të ndjenjave anti-amerikane për shkak të mbështetjes së Uashingtonit për Izraelin.

“Ne po ndihmojmë Izraelin të shkatërrojë Hamasin dhe të mbrojë veten pas sulmit të 7 tetorit. Grupet xhihadiste në të gjithë botën po u bëjnë thirrje pjesëtarëve të tyre të sulmojnë Amerikën ,që të marrin hak për ndihmën që po i japim Izraelit”, thotë Lindsey Graham, senator republikan.

Ministria e shëndetësisë në Gazë, e kontrolluar nga Hamasi, thotë se të paktën 20 mijë palestinezë kanë vdekur nga fillimi i operacionit kundër Hamasit, që pasoi sulmet e 7 tetorit të grupit militant në Izrael, ku u vranë 1200 persona.

Zyrtarët amerikanë shprehen të shqetësuar mbi ndikimin që mund të ketë mbështetja e Uashingtonit për Izraelin.

“Mendoj se konflikti aktual po krijon një mjedis me kërcënime të shtuara. Po shohim organizatat e huaja terroriste që po mundohen të përfitojnë, duke u bërë thirrje mbështetësve të tyre të veprojnë, të bëjnë diçka. Pastaj po shohim me shqetësim individë dhe grupe të vogla, të cilët mund të marrin frymëzim të shtrembëruar nga konflikti jashtë vendit dhe pamjet e rënda që dolën pas sulmeve brutale terroriste të 7 tetorit”, thotë Lisa Momaco, zëvendës Prokurore e Përgjitshme.

Në një kohë kur të krishterët festojnë Krishtlindjet, heshtja ka rënë në një nga qytetet më të rëndësishme fetare.

“E gjithë bota po feston Krishtlindjet këtë vit, por jo Betlehemi. Jo vendlindja e Jezu Krishtit. Betlehemi po feston Krishtlindjet me trishtim dhe pikëllim për shkak të asaj që po ndodh në Gazë, në Bregun Perëndimor, në gjithë territoret palestineze”, thotë Rula Maayah, ministre palestineze e turizmit.

Tema e këtij viti në kishat e Betlehemit është Jezu Krishti i rrethuar me gjemba dhe nën rrënoja, në shenjë solidariteti me popullin e Gazës. Zyrtarët thonë se turizmi këtë vit ra nga 2.3 milionë deri në shtator, në asnjë turist që atëherë.

Marrë nga VOA

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit