LIVE UPDATES
Bota

DW: Kosova ngre alarmin për sulme të mundshme në veri

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, që nga viti 2021 e deri më tash, "Policia e Kosovës ka qenë cak i 114 sulmeve në veri”, kryesisht të kryera nga grupi, që kreu sulmin në Banjskë të Zveҫanit.

25 Dhjetor 2023, 11:09 Nga r.ll
DW: Kosova ngre alarmin për sulme të mundshme në veri
kabineti qeveritar ne kosove

KOSOVË- Autoritetet në Kosovë kanë ngritur alarmin për sulme të reja të mundshme në veri të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha, se Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, që mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës së bashku me grupin që kreu sulmin e 24 shtatorit ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe më pas tre sulmues.

Në një konferencë në fundjavë, duke u bazuar në informacione të inteligjencës kosovare, Kurti përmendi disa lokacione në Serbi, ku grupi sipas tij, po kryen trajnime, përfshirë poligone ushtarake të Serbisë. Pretendimet e kryeministrit të Kosovës u hodhën menjëherë poshtë nga Ministria Serbe e Mbrojtjes. Kryeministri kosovar nuk ofroi dëshmi, por sipas Kurtit, "Milan Radoiçiç mban takime të rregullta me inteligjencën serbe dhe se pjesëtarët e grupit të tij, paguhen 2.000 euro në muaj”.

Kurti: Radoiçiç përgatit sulme të tjera në Kosovë

"Kumtimi i urdhrit për sulmin në Banjskë, ishte dhënë në ambientet e kompanisë Novi Pazar Put, në pronësi të Zvonko dhe Zharko Vesellinoviç, që kanë qenë partnerë biznesi të Radoçiç. Pas sulmit terrorist, Millan Radoiçiç u lirua nga gjykata serbe në kohë rekorde. Ai tash po vazhdon përgatitjet për sulme të tjera në Kosovë, bashkë me disa pjesëtarë të organizatës terroriste Mbrojtja Civile”, tha kryeministri Kurti. Duke zbuluar të dhëna, kryeministri kosovar tha se "Radoiçiç është duke mbajtur takime të rregullta me zyrtarë të lartë të inteligjencës serbe (BIA).

"Ambientet e firmës, Jabllanovica në Rashkë, si ato të Novi Pazar Put, po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoiçiç dhe grupi i tij. Realisht, në këtë ndërtesë strehohen disa anëtarë të ‘Mbrojtjes Civile', që kryejnë vëzhgime në territorin e Kosovës”, tha Kurti. Ai po ashtu, përmendi edhe një poligon të ushtrisë serbe në Peshter, ku sipas tij, kanë rinisur ushtrimet e një grupi prej 60 personash të "Mbrojtjes Civile”, që sipas Kurtit "kanë marrë pjesë në sulmin në Banjskë”. "Mbrojtja Civile" dhe "Brigada e Veriut", dy organizata të serbëve të veriut në Kosovë cilësohen organizata terroriste.

"Ky grup kishte planifikuar sulme ndaj Policisë tonë pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi në lokacionet kufitare që lidhen me rrugët ilegale alternative”, tha Kurti. Sipas tij, Kosova në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, është e përgatitur që të zmbrapsë sulme të tilla. 

Serbia mohon akuzat

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, që nga viti 2021 e deri më tash, "Policia e Kosovës ka qenë cak i 114 sulmeve në veri”, kryesisht të kryera nga grupi, që kreu sulmin në Banjskë të Zveҫanit.

Menjëherë pas këtyre deklarimeve të kryeministrit Kurti, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, mohoi këto akuza duke i quajtur madje "absurde". "Është gënjeshtër dhe absurditet i plotë që terrenet stërvitore të Forcave të Armatosura të Serbisë po përdoren për stërvitjet e ndonjë njësie, me përjashtim të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe herë pas here edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Ministria Serbe e Mbrojtjes, duke hedhur poshtë po ashtu se "ka plane për sulme në territorin e Kosovës”.

Shtimi i prezencës së NATO-s pas sulmit të 24 shtatorit në Kosovë

Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të veriut të Kosovës është cilësuar si më i rëndi që nga shpallja e pavarësië së Kosovës, duke ngritur edhe shqetësimin faktorit ndërkombëtar për stabilitet në vend. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e tij të fundivitit tha, se "ruajtja e një mjedisi paqësor dhe të sigurt në Kosovë është çelësi për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor.

”Në këtë periudhë të vitit, falënderimet dhe respekti im më i thellë shkon për forcat tona të NATO-s. Pa ju nuk do të kishte NATO, nuk do të kishte siguri dhe nuk do të kishte liri. Shërbimi i tyre na mban pa rreziqe, të sigurt dhe të lirë”, tha Stoltenberg. Aleanca veriatlantike, këtë vit dërgoi qindra trupa shtesë duke e rritur numrin në 4600 trupa. Rritja e numrit të ushtarëve u bë pas trazirave në veri pas vendosjes së kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe, ku serbët lokalë plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it si dhe pas sulmit në Banjskë më 24 shtator, ku grupe serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë një polic.

Thirrje për heqjen e masave ndëshkuese

Sidoqoftë, udhëheqësit e Kosovës i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe të ndëshkojë Serbinë për siç thonë "veprime armiqësore ndaj Kosovës dhe largim nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se "masat e vendosura nga Bashkimi Evropian pas tensioneve të fundit ishin të padrejta”. "Ato që janë kërkuar nga Kosova për atë që e quanin depërshkallëzim, tashmë kanë ndodhur dhe masat është dashur të hiqeshin tashmë, sepse, janë masa që në mënyrë të padrejtë ndikojnë negativisht në jetën e qytetarëve tanë për shkak të projekteve që janë bllokuar, të cilat kryesisht u dedikohen komunave”, thotë Presidentja Osmani.

Sipas saj, "ka tendencë nga disa që tani masat të keqpërdoren si mënyrë për të kushtëzuar Kosovën për çështje komplet të ndryshme nga ato për të cilat janë vendosur”,  dhe një qasje e tillë sipas Presidentes Osmani është e papranueshme.  Edhe kryeministri Albin Kurti, na ana e tij, në një postim në rrjetet sociale, kërkoi heqjen e masave ndëshkuese dhe që Kosovës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në programin e Partneritetit për Paqe me NATO-n. "Pikërisht kështu partnerët tanë perëndimorë do t'i kërkonin fuqishëm Serbisë të zbatonte detyrimin e njohjes de facto të Kosovës. Kurti shfaqi shpresën se "Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do t'i vendosin sanksione Serbisë, për sjelljet dhe veprimet armiqësore e agresore ndaj Kosovës, dhe për heqjen dorë nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve”.

Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të BE-së, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Udhëheqësit më të lartë evropianë Kosovës i kërkuan themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë,  njohjen de facto të Kosovës./DW

kosove

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale