LIVE UPDATES
Bota

Konflikti me Lindjen e Mesme/ SHBA-ja shqyrton armatosjen e grupeve opozitare kurde iraniane

Disa grupe opozitare kurde të Iranit janë të vendosura në rajonin gjysmautonom kurd të Irakut dhe ka kohë të gjatë që zhvillojnë kryengritje me intensitet të ulët kundër Teheranit.

4 Mars 2026, 20:17 Nga E.d
Konflikti me Lindjen e Mesme/ SHBA-ja shqyrton armatosjen e grupeve opozitare
Foto ilustruse

SHBA- Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e armatosjes së grupeve opozitare kurde iraniane në Irak, sipas raportimeve. Një veprim i tillë mund ta hapë një front të ri në luftën kundër Iranit dhe rrezikon nxitjen e një lufte civile në këtë vend të Lindjes së Mesme.

Disa grupe opozitare kurde të Iranit janë të vendosura në rajonin gjysmautonom kurd të Irakut dhe ka kohë të gjatë që zhvillojnë kryengritje me intensitet të ulët kundër Teheranit. Disa prej tyre kërkojnë autonomi brenda Iranit, ndërsa të tjerë luftojnë për shkëputje nga Republika Islamike.

Mundësia që Uashingtoni t’i furnizojë me armë grupet kurde iraniane dhe t’i mbështesë sulme tokësore përtej kufirit në pjesën perëndimore të vendit vjen në një kohë kur SHBA-ja dhe Izraeli po zhvillojnë një fushatë të gjerë bombardimesh ajrore kundër Iranit.

Sipas ekspertëve, qëllimi i SHBA-së do të ishte shterojë burimet ushtarake të Teheranit, ta dobësojë kontrollin e pushtetin nga shteti dhe ta nxisë një kryengritjeje brenda Iranit, i cili është shtet shumetnik me rreth 90 milionë banorë.

Udhëheqësit klerikalë të Iranit, pavarësisht vrasjes së udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei, dhe disa komandantëve të lartë ushtarakë, nuk janë dorëzuar dhe po vazhdojnë të mbajnë pushtetin në vend që nga fillimi i fushatës së përbashkët ajrore SHBA-Izrael më 28 shkurt.

“Qëllimi kryesor është që Republika Islamike të fillojë ta humbë kontrollin mbi disa zona të vendit”, tha Michael Horowitz, ekspert i pavarur për mbrojtjen me bazë në Izrael.

“Vlerësimi mund të jetë se duke bërë këtë, edhe pakicat e tjera si dhe opozita më e gjerë mund të frymëzohen. Disa elementë brenda regjimit, të cilët mund të tundohen të dezertojnë ose të arratisen, mund ta shohin këtë si një shenjë se duhet ta bëjnë tani, para se situata të dalë plotësisht jashtë kontrollit”, theksoi ai.

Kurdët përbëjnë rreth 10 për qind të popullsisë së Iranit dhe jetojnë kryesisht në perëndim të vendit, përgjatë kufirit me Irakun. Irani është akuzuar prej kohësh për shtypje dhe diskriminim ndaj pakicave etnike të vendit, përfshirë kurdët.

Sascha Bruchmann, analist i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike me seli në Londër, tha se inkursionet e mundshme tokësore nga grupet kurde iraniane në perëndim të Iranit mund të shtrijnë burimet ushtarake të Teheranit.

“Nëse fraksionet kurde do të ndërmerrnin një seri sulmesh të koordinuara, trupat e Gardës Revolucionare Islamike do të detyroheshin të kërkonin përforcime”, tha Bruchmann, duke iu referuar degës elitare të forcave të armatosura të Iranit.

“Megjithatë, kjo do të dobësonte pozicionin e tyre në qytetet kryesore si Teherani, Isfahani apo Karaj. Kështu do të krijohej një dilemë për regjimin se ku t’i dërgojë përforcimet e pakta, në një kohë kur koordinimi është gjithashtu më i vështirë. Pikërisht kjo dilemë dhe shpërndarja e forcave është synimi operacional”, shtoi ai.

Sipas ekspertëve, rreziqet e mundshme të armatosjes së grupeve opozitare kurde iraniane nga SHBA janë të konsiderueshme.

“Uashingtoni mund të shkaktojë luftë civile dhe fragmentimin e vendit, gjë që mund të ketë pasoja afatgjata”, tha Horowitz.

Ekzistojnë gjithashtu rreziqe për më shumë se gjashtë grupe kurde iraniane të bazuara në veri të Irakut. Shumë prej këtyre grupeve kanë qenë të armatosura më parë, por më pas kanë hequr dorë nga armët.

“Nëse përfshihen në një luftë afatgjatë kundër Iranit dhe mbështetja amerikane zhduket, do të ishte shumë e rrezikshme për ta”, tha Horowitz.

Së fundmi, SHBA ndërpreu mbështetjen për Forcat Demokratike Siriane (SDF), një milici e udhëhequr nga kurdët që për vite me radhë ishte partner kyç i SHBA-së në luftën kundër grupit ekstremist Shteti Islamik.

Mosmarrëveshje të kahershme

Në pritje të një sulmi amerikan ndaj Iranit, pesë grupe opozitare kurde iraniane me bazë në Kurdistanin irakian njoftuan muajin e kaluar krijimin e një koalicioni të ri politik me synim përmbysjen e Republikës Islamike dhe arritjen përfundimtare të autonomisë kurde.

Koalicioni i ri përfshin Partinë për Lirinë e Kurdistanit (PAK), Partinë Demokratike të Kurdistanit të Iranit (PDKI), Partinë për Jetë të Lirë të Kurdistanit (PJAK), Organizatën e Luftës së Kurdistanit të Iranit (Khabat) dhe Komala e Punëtorëve të Kurdistanit. Koalicioni nuk përfshin disa figura të rëndësishme politike kurde si Partia Komala e Kurdistanit të Iranit.

Irani ka kryer herë pas here sulme ushtarake kundër këtyre grupeve kurde në mërgim, të cilat Teherani i ka shpallur organizata terroriste dhe i ka akuzuar se i shërbejnë interesave amerikane dhe izraelite. Këto sulme mund të intensifikohen nëse SHBA-ja i armatos ato.

Më 4 mars, Irani lëshoi raketa drejt një kampi pranë kufirit të operuar nga PAK, njoftoi grupi, duke shtuar se një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën. Një ditë më parë, sulme me dronë goditën një bazë të drejtuar nga PDKI në veri të Irakut.

Ekspertët thonë se mbetet e paqartë nëse grupet e ndryshme kurde iraniane në Irak mund t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e thella mes tyre dhe nëse kanë vullnetin dhe aftësinë për të luftuar kundër Republikës Islamike.

“Ka mosmarrëveshje të kahershme dhe ata duhet të dëshmojnë solidaritet në terren”, tha Bruchmann.

“Nuk bëhet fjalë aq shumë për ndikimin e mundshëm të disa armëve më të mira apo më të shumta nga SHBA-ja, por për vullnetin për të luftuar vendosmërisht regjimin iranian dhe për të koordinuar sulmet ushtarake mes tyre, gjë që do të përcaktojë nëse kurdët do t’i shtojnë një element tokësor fushatës ajrore SHBA-Izrael”./REL

iran shba armatosje

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale