LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Lufta kundër Iranit shndërrohet në konflikt rajonal me pasoja globale

Irani iu përgjigj fushatës së përbashkët amerikano-izraelite, e cila më 28 shkurt vrau udhëheqësin suprem, ajatollah Ali Khamenei, me sulme të paprecedenta me raketa dhe dronë ndaj objekteve ushtarake dhe diplomatike amerikane, si dhe duke goditur infrastrukturë kyçe energjetike në Gjirin Persik.

4 Mars 2026, 19:01 Nga E.d
Analiza: Lufta kundër Iranit shndërrohet në konflikt rajonal me
Foto ilustruse

KOSOVA- Brenda vetëm pak ditësh, bombardimi masiv i Iranit nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli është shndërruar në një luftë rajonale, duke përfshirë aleatë kyç të Amerikës në Lindjen e Mesme dhe duke shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve globale të energjisë.

Irani iu përgjigj fushatës së përbashkët amerikano-izraelite, e cila më 28 shkurt vrau udhëheqësin suprem, ajatollah Ali Khamenei, me sulme të paprecedenta me raketa dhe dronë ndaj objekteve ushtarake dhe diplomatike amerikane, si dhe duke goditur infrastrukturë kyçe energjetike në Gjirin Persik.

Duke u përballur me atë që ekspertët e përshkruajnë si një kërcënim ekzistencial, Teherani synon të rrisë koston ekonomike, politike dhe ushtarake të konfliktit për Shtetet e Bashkuara, me qëllim që të detyrojë përfundimin e armiqësive.

“Teherani duket se po llogarit në hezitimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’u përfshirë në luftëra të ndërlikuara dhe të kushtueshme, duke kërkuar të tregojë se ka kapacitetin ta zgjasë konfliktin dhe ta bëjë atë gjithnjë e më kompleks dhe të shtrenjtë”, tha Hamidreza Azizi, studiues në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Kosto të drejtpërdrejta për SHBA-të

Irani po i shkakton kosto të drejtpërdrejta Shteteve të Bashkuara, të cilat deri më tani kanë humbur gjashtë ushtarë në këtë luftë.

Raketa balistike dhe dronë iranianë kanë goditur të paktën gjashtë nga rreth 19 objektet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, ku janë të dislokuara rreth 40 mijë trupa amerikane. Këto përfshijnë baza në Kuvajt, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein dhe Irak.

Teherani ka shënjestruar gjithashtu edhe objekte diplomatike amerikane në rajon. Ambasada e SHBA-së në Riad u godit nga dy dronë të dyshuar iranianë më 3 mars, duke shkaktuar zjarr. Një zjarr tjetër u raportua pranë Ambasadës amerikane në Kuvajt më 2 mars, pas sulmeve me dronë.

Tregjet globale të energjisë në tronditje

Irani po ushtron presion ndaj SHBA-së edhe duke goditur partnerët arabë të Uashingtonit. Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit nuk janë kufizuar vetëm në instalimet ushtarake amerikane. Janë goditur edhe aeroporte të mëdha, hotele luksoze dhe objekte kyç energjetike.

Dronë iranianë shënjestruan një central elektrik dhe një objekt energjetik në Katar më 2 mars, duke detyruar një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të gazit natyror të lëngshëm të ndalojë prodhimin. Një rafineri e rëndësishme nafte në Arabinë Saudite u mbyll pjesërisht pasi u godit nga dronë iranianë.

Ndërkohë, Ngushtica e Hormuzit është praktikisht e mbyllur, me anije që kanë devijuar rrugët që nga fillimi i luftës. Rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë kalon përmes kësaj rruge të ngushtë ujore që lidh Gjirin Persik me oqeanin e hapur.

Kombinimi i sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike dhe ndërprerja e qarkullimit detar në Gjirin Persik rajon që prodhon rreth 40 për qind të naftës botërore — ka çuar në rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës dhe gazit natyror, duke shtuar shqetësimet për furnizimet globale.

Një front i ri lufte

Aleati kryesor joshtetëror i Iranit, grupi militant libanez Hezbollah, hapi një front të dytë më 2 mars, duke lëshuar raketa dhe dronë drejt Izraelit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore që kanë vrarë dhjetëra persona dhe më 3 mars dërgoi forca shtesë në jug të Libanit.

Anëtarë të tjerë të ashtuquajturit “bosht i rezistencës” të Iranit rrjeti rajonal i aleatëve dhe grupeve të armatosura që mbështeten nga Teherani kanë premtuar t’i bashkohen luftës, përfshirë rebelët Huthi në Jemen dhe milicitë shiite pro-iraniane në Irak.

Rebelët Huthi kanë kërcënuar të tërhiqen nga marrëveshja e armëpushimit të arritur vitin e kaluar me Shtetet e Bashkuara. Grupi i armatosur kishte rënë dakord të ndalte sulmet me raketa dhe dronë ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq, ndërsa SHBA-ja ishte zotuar të ndalte sulmet ajrore ndaj tyre.

“Hyrja e mundshme  apo angazhimi më i thellë  i Hezbollahut dhe ndoshta e Huthive do ta zgjeronte ndjeshëm kufirin e përshkallëzimit”, tha Danny Citrinowicz, studiues i lartë për Iranin në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Universitetin e Tel Avivit, më 2 mars.

“Një përfshirje e tillë do të rriste presionin ndërkombëtar për de-përshkallëzim dhe do të shtonte kostot ekonomike dhe të sigurisë për Izraelin dhe shtetet e Gjirit. Kjo përputhet me doktrinën afatgjatë të Teheranit për ta zgjeruar shtrirjen gjeografike të përballjes, me qëllim që të zbusë presionin e drejtpërdrejtë mbi territorin iranian”./REL

irani shba pasoja globale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet