LIVE UPDATES
Bota

"Lojëra pushteti në Shkup", Ali Ahmeti luan kartat për të mbetur në qeveri

Por raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale i fituar bindshëm nga VMRO-DPMNE i ka bërë aktorët politikë të bëjnë llogari se nga mund të anojë pushteti.

2 Maj 2024, 09:17 Nga M.B
"Lojëra pushteti në Shkup", Ali Ahmeti luan kartat për
Ali Ahmeti


MAQEDONIA E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut situata politike është më e tensionuar se kurrë. Në 8 maj do të votohet njëkohësisht për qeverinë e re dhe raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit të ardhshëm të vendit. Por raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale i fituar bindshëm nga VMRO-DPMNE i ka bërë aktorët politikë të bëjnë llogari se nga mund të anojë pushteti.

Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja e partisë opozitare të drejtuar nga Hristian Mickoski mori 40% të votave, dy herë më shumë se rivali i saj Stevo Pendarovski i LSDM-së, që mban aktualisht pushtetin. Shenjat se pas një jave në Shkup do të festohet një rotacion pushteti ka shtuar shqetësimet edhe tek BDI e Ali Ahmetit që mund ta shohë veten në opozitë.

Koalicioni “Fronti Evropian” i BDI-së u rendit i treti duke lënë pas atë të drejtuar nga koalicioni VLEN i partive shqiptare të opozitës. VMRO ka lënë të kuptohjet se nuk do të ketë asnjë marrëveshje qeverisjeje me BDI-në duke u treguar i hapur për të punuar me partitë e koalicionit VLEN. Në këtë situatë, Ahmeti ka vendosur të luajë një kartë tjetër.

Në një takim të zhvilluar në Dibër pak ditë më parë ai i iu drejtua Mickoskit me fjalët “fituesi duhet të shkojë me fituesin”. Ish-luftëtari i UÇK-së duket se nuk heq dorë nga pushteti ndaj i ka kujtuar Mickoskit një marrëveshje të vjetër që partia e parë maqedonase duhet të bënte koalicion me partinë e parë të komunitetit shqiptar. 

Pasi Mickoski përmendi koalicionin opozitar “Vlen” si partner potencial të VMRO-DPMNE-së në qeverisjen e ardhshme, Ahmeti i kujtoi atë që e quajti “gabimi i vitit 2006” kur në qeveri hyri partia e dytë e shqiptarëve dhe jo ajo fituese. “Opozita nuk duhet të bëjë gabimet që i ka bërë ish-kolegu im në vitin 2006. Partia e atëhershme e ka bërë këtë gabim dhe ka paguar një çmim të lartë”, tha Ahmeti në Dibër.

Në vitin 2006, VMRO-DPMNE formoi një qeveri me PDSH-në, një parti që atëherë fitoi më pak vende se BDI. 

“Ne shqiptarët nuk jemi përfaqësues të një pakice, ne jemi përfaqësues legjitimë të shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe tani Fronti përfshin komunitetin rom, turk dhe boshnjak. Populli vendos”, tha Ahmeti në Dibër.

Në krahun tjetër Mickoski tha se koha e BDI-së ka kaluar. 

BDI si parti politike erdhi në pushtet me një histori të të drejtave të njeriut dhe përfundoi si parti që ankohet për të drejtat e njeriut dhe vjedh si të vetët ashtu edhe të tjerët. Kjo është arsyeja pse në këto zgjedhje duhet thënë atyre, se koha e tyre ka kaluar! Është koha për përgjegjësi”, tha ai në një tubim në Manastir.

Ai i kërkoi publikisht BDI-së që të mos i dërgojë asnjë emisar apo emisare në prapaskenë. 

“Këto ditë më kanë vërshuar mesazhet që më dërgojnë. Unë kam qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë, mos më dërgoni nëpër kanale të ndryshme ata emisarët dhe korrierët që thonë, kam menduar të bëj koalicion pas zgjedhjeve. Nuk e di nëse e dini apo jo, por unë nuk jam Kovaçevski, as paraardhësi i tij. Me mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë marrëveshje të tilla në dëm të popullit dhe nën tavolinë”, tha Mickoski për BDI-në.

Ahmeti i hodhi poshtë pretendimet se ka dërguar emisarë. Ai tha se në politikë ka hyrë si kryengritës dhe se populli e ka votuar për 22 vjet. 

“Kam formuar një front me partitë politike shqiptare. Këtë front e kam bërë të pathyeshëm duke përfshirë komunitetet që ju i përbuzni, siç janë komuniteti turk, rom dhe boshnjak. Ne po mundohemi që kjo Kushtetutë, të cilën e bëmë edhe më afër qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të përfshijë komunitetin bullgar, egjiptian, malazez dhe kroat. Marrëveshja e Ohrit dhe ndryshimi i statusit politiko-juridik të shqiptarëve nuk e shkatërroi Maqedoninë”, tha Ahmeti.

Lojërat e pushtetit që po bën Ali Ahmeti nuk i kanë lënë shije të mirë LSDM-së që e sheh veten të tradhuar nga aleati i saj. Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski tha se nuk ishte dorëzuar ende dhe se forca e tij nuk do të dorëzohej lehtë./ Lapsi.al

ali ahmeti

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit