LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Franca është kthyer kundër Macron, a do të bëjë gati Europa skenën për "Presidenten" Le Pen?

Megjithatë, presidenca e tij në Francë mund të jetë gati për të hyrë në një zonë të gjatë errësire, nëse ai nuk do të mund të ndryshojë rënien e thellë të partisë së tij në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në qershor.

2 Maj 2024, 07:48 Nga M.B
Analiza: Franca është kthyer kundër Macron, a do të
Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen

FRANCA- Në fjalimin e tij të fundit të vizionit mbi të ardhmen e Evropës, Emmanuel Macron bëri thirrje që BE të transformohet në një fuqi ushtarake ose do të përballet me “vdekjen”. Megjithatë, presidenca e tij në Francë mund të jetë gati për të hyrë në një zonë të gjatë errësire, nëse ai nuk do të mund të ndryshojë rënien e thellë të partisë së tij në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në qershor.

Rënia e popullaritetit për Macron është arsyeja kryesore pse partia e tij centriste pro-evropiane “Rilindja” është e dyta dhe mjaft larg në sondazhe pas Frontit Nacional (FN) të së djathtës ekstreme të Marine Le Pen. Lista e Le Pen kryesohet nga Jordan Bardella, 29 vjeç, yll në rritje në partinë populiste kundër imigracionit. “Rilindja” lista e së cilës kryesohet nga eurodeputetja pak e njohur Valérie Hayer, ka rënë në 17.5% në sondazhin e fundit ndërsa FN ka 31%. Të dy partitë ishin kokë më kokë në zgjedhjet e fundit evropiane, 5 vjet më parë. Zgjedhjet europiane shihen si një provë sepse është votimi i fundit kombëtar në Francë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027, në të cilat Le Pen pritet të bëjë ofertën e saj të katërt dhe më premtuese për të marrë pushtetin.

Macron është pranë 2 viteve të parë në mandatin e tij të dytë në Pallatin Élysée, por i mungon një shumicë parlamentare dhe me qeverinë e tij nën kërcënimin e përhershëm të një mocioni mosbesimi, ai rrezikon të vijojë duke të zvarritet. Ndikimi i tij në Europë është gjithashtu në rrezik sepse grupi liberal (Ripërtëri Evropën) në të cilin partia e tij bën pjesë në parlamentin evropian pritet të humbasë vende dhe numri i liderëve liberalë po zvogëlohet gjithashtu pasi elektorati evropian po lëviz djathtas. Përveç kësaj, pozita e Francës po zvogëlohet në sytë e shumë njerëzve për shkak të deficitit të lartë buxhetor kronik dhe borxhit në rritje, i cili pritet të nxitë një procedurë disiplinore të BE-së pas zgjedhjeve. 

Presidenti 46-vjeçar më së shumti fajëson veten për gjendjen e tij të vështirë politike. Ai e ka personalizuar aq shumë stilin e tij të qeverisjes saqë votuesit e fajësojnë atë për gjithçka, nga kostoja e jetesës deri te rritja e dhunës tek të rinjtë dhe rreziku i terrorizmit gjatë Lojërave Olimpike të Parisit të kësaj vere.

“Macron mendon se nuk ka rëndësi që askush nuk ka dëgjuar për kandidatin e tij kryesor, sepse ai është i bindur se mund ta mbështesë votën pro-evropiane pas emrit të tij”, thotë një eurodeputet i lartë në grupin e presidentit. “Gjithçka vendoset në Élysée, kështu që ne jemi duke pritur për orakullin”.

Partia ende nuk ka rënë dakord se kush do të jetë në listën e saj të kandidatëve, që do të shpallet më 7 maj. Përplasjet intensive vazhdojnë në prapaskenë midis eurodeputetëve aktualë që kërkojnë sërish vendet e tyre dhe 4 partive aleate të qendrës që kërkojnë të vendosin kandidatët e tyre, ndërkohë që nevoja për ekuilibër gjinor dhe presioni për të paraqitur disa fytyra të reja e komplikojnë detyrën. Nga 23 vendet e qendrës franceze në parlamentin europian që po largohet, anketuesit mendojnë se vetëm 13 janë të sigurta në vlerësimet aktuale.

“Rilindja” përballet me një konkurrencë në rritje edhe nga votuesit e qendrës së majtë nga një yll tjetër surprizë i fushatës deri tani, Raphaël Glucksmann, kreu i partisë së vogël “Place Publique”, i cili kryeson listën socialiste dhe vlerësohet me 13% në sondazhet e fundit. Djali intelektual i filozofit André Glucksmann që është duke bërë fushatë në një platformë të mbështetjes masive për Ukrainën dhe drejtësisë më të madhe sociale, po tërheq përkrahësit e pakënaqur të Macron, si dhe të majtët e tjetërsuar nga retorika e ashpër pro-palestineze e liderit të së majtës më të ashpër, Jean-Luc Mélenchon.

Në të vërtetë, karriera politike e Mélenchon mund të jetë një tjetër viktimë e këtyre zgjedhjeve. Nëse, siç sugjerojnë sondazhet, partia e tij “La France Insoumise “(Franca e Papërkulur) përfundon në vendin e gjashtë në votime, duke lënë pas jo vetëm socialistët, por edhe ekologët, ambicia e zjarrtë e 72-vjeçarit për të udhëhequr të majtën franceze në zgjedhjet presidenciale të 2027-ës duket se do të marrë fund.

Në anën tjetër të spektrit, partia konservatore kryesore, Les Républicains (LR), mund të jetë një tjetër viktimë e votimeve të qershorit. Lëvizja dikur e fuqishme goliste, e përçarë nga lufta e brendshme dhe përçarjet duket se do të zbehet sërish nga FN e Le Pen, e cila po konsolidon pozicionin e saj si forca udhëheqëse në të djathtën franceze dhe e vetmja që nuk ka pasur ende një shans për pushtet.

Analistja politike dhe anketuesja Chloé Morin argumentoi në një libër të titulluar “On aura tout essayé” (“Ne kemi provuar gjithçka”), se Le Pen mund të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale sepse votuesit francezë mendojnë se presidentët e njëpasnjëshëm të së djathtës, të majtës dhe qendrës kanë nuk arritur të zgjidhin problemet e tyre apo të kthejnë atë që shumë e perceptojnë si rënie të vendit të tyre.

Kjo megjithatë mund të jetë e parakohshme. Ka një rrugë të gjatë deri në vitin 2027 dhe Macron ka ende opsione për të rifituar vrullin, edhe nëse asnjë nuk është e lehtë. Ai mund të riorganizojë sërish qeverinë e tij edhe pse e bëri këtë së fundmi me pak efekte të dukshme. Ai mund të shpërndajë parlamentin dhe të fusë vendin në zgjedhje të reja legjislative nëse iniciohet një mocion mosbesimi, por kjo mund t’i japë fitoren FN. Ai gjithashtu mund të thërrasë një referendum për disa çështje popullore, por votuesit mund ta përdorin atë për të ndëshkuar një president jopopullor.

Ndoshta shpresa e tij më e mirë për t’i shpëtuar situatës së tij të brendshme është të kapë lidershipin vakant të Evropës dhe të çojë përpara axhendën që ai parashtroi në fjalimin e tij në Sorbonë. Ai bëri thirrje për një shtim të mbrojtjes të financuar nga huamarrja e përbashkët dhe një politikë ekonomike më dirigjiste dhe proteksioniste për të konkurruar me SHBA-në dhe Kinën. Megjithatë, ai do të përballet me një detyrë të vështirë për të bindur gjermanët e kursyer për të rritur borxhin e përbashkët për të financuar shpenzimet e përbashkëta të mbrojtjes dhe holandezët, nordikët të heqin dorë nga vetoja e tyre kombëtare për shkak të politikës së jashtme të BE-së.

Vizioni i madh i Macron-it për Evropën mund të mos e shpëtojë partinë e tij nga një dështim në zgjedhje, por thjesht mund ta pozicionojë atë për një rikthim në skenën e BE-së nëse Franca mund t’i fitojë ato argumente./ The Guardian

emmanuel macron

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës