LIVE UPDATES
Bota

Lista Serbe bojkoton Kuvendin e Kosovës, por jo pagat

Hera e fundit kur u paraqitën shkurtimisht në Kuvend, ishte më 8 shkurt.

15 Shkurt 2024, 13:24 Nga M.B
Lista Serbe bojkoton Kuvendin e Kosovës, por jo pagat
Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës - Fotografi nga arkivi.

KOSOVA- Pas gjashtë muajsh, dhjetë deputetët serbë shfaqen për disa minuta në seancën e Kuvendit të Kosovës, që të mos u hiqen mandatet për mospjesëmarrje, dhe më pas ngrihen, largohen dhe zhduken për gjashtë muajt e ardhshëm. Hera e fundit kur u paraqitën shkurtimisht në Kuvend, ishte më 8 shkurt. Nga dhjetë ulëset parlamentare, që Kushtetuta e Kosovës ia garanton komunitetit serb, nëntë i takojnë Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit. Deputeti i dhjetë vepron si i pavarur, por është anëtar i grupit parlamentar “Lista Serbe”. Për këtë “veprim strategjik”, siç e kanë cilësuar më herët bojkotimin e institucioneve të Kosovës, ata marrin çdo muaj pagën e deputetit, në vlerë prej rreth 1.800 eurosh. Kjo do të thotë se për këta deputetë, nga buxheti i Kosovës ndahen çdo vit rreth 200 mijë euro. Këta deputetë të Listës Serbe i morën mandatet e tyre në mes të nëntorit, 2022 - dhjetë ditë pasi paraardhësit e tyre dhanë dorëheqje. Atëkohë, pati dorëheqje masive të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri, si shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar automjetet me targa serbe në targa të Kosovës.

Megjithatë, ky vendim doli të ketë qenë i nxituar, sepse në atë rast ata do t’i humbnin ulëset e tyre në Kuvend dhe ato do t’u kalonin serbëve të partive të tjera, që morën pjesë në zgjedhje. Shumica e pjesëtarëve të komunitetit serb në veri dhe në jug të Lumit Ibër, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, thonë se deputetët serbë duhet të jenë më të përfshirë në këtë moment, duke aluduar në situatën aktuale, kur po ndalohet përdorimi i dinarit serb dhe kur po mbyllen organet e përkohshme komunale, që punojnë në sistemin e Serbisë e që Kosova i konsideron të paligjshme.

“Duhet të jenë më aktivë, e shihni se si është situata”, thotë Markoja nga Mitrovica e Veriut, teksa komenton rolin pasiv të deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës.

“Ata [Lista Serbe] e kanë dështuar popullin më shumë se një herë, por përsëri janë tanët, nuk kemi dikë tjetër për të na përfaqësuar. Ata duhet të luftojnë për të drejtat tona. Do të jemi gjithnjë e më pak nëse nuk do të ketë kush të na mbrojë”, shton ai.

Pikëpamje të ngjashme shprehin edhe Sllobodani nga Leposaviqi, komunë me shumicë serbe në veri, dhe Millani nga Graçanica, që gjendet afër Prishtinës.

“Demagogji e pastër, e detyruan popullin të largohet nga institucionet e Kosovës dhe ata [deputetët] marrin rroga nga 2.000 euro”, thotë Sllobodani dhe shton se përfaqësuesit politikë të serbëve “nuk kanë kurrfarë plani”.

“Marrë parasysh rrethanat në të cilat populli serb jeton këtu [në Kosovë], ata as që duhet të marrin pjesë në Kuvendin e Kosovës, kot marrin rroga dhe rrisin buxhetet e tyre”, thotë Millani.

Ka edhe prej atyre që besojnë se një rol më aktiv i deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, nuk do të sillte asnjë ndryshim sa i përket pozitës dhe të drejtave të komunitetit serb.

“Mendoj se ka të bëjë me qëndrimin e Qeverisë së Kosovës ndaj Listës Serbe, por edhe të gjithë elitës politike. Ata [deputetët serbë] kanë të drejtë legjitime të jenë atje. Por, nëse do të ishin atje çdo ditë dhe do të merrnin pjesë në seanca, nuk besoj se do të ndryshonte gjë”, thotë Danijella nga Mitrovica e Veriut.

Edhe Milana nga Graçanica thotë se serbët, përmes institucioneve të Kosovës, “nuk mund të luftojnë për nevojat e serbëve në Kosovë”.

Në Kuvendin e Kosovës, aktualisht, janë nëntë deputetë nga radhët e Listës Serbe: Millan Joksimoviç, Nenad Radenkoviç, Ollivera Zdravkoviç, Millan Kostiç, Zoran Maksimoviç, Svetisllav Gjokiç, Ksenija Bozhoviç, Radosh Mihajlloviç dhe Bilana Makshiç. I dhjeti, Cvetko Velkoviç, pasi e mori mandatin, u largua nga Iniciativa për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, e udhëhequr nga Nenad Rashiç, ministri aktual për Komunitete dhe Kthim. Sot, si deputet i pavarur, është pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe. Shumica e këtyre deputetëve, përveç mandateve në Kuvendin e Kosovës, kanë pozita edhe në institucionet e Serbisë dhe, rrjedhimisht, të ardhura të dyfishta. Për shembull, Millan Joksimoviç është kryetar i autoritetit të përkohshëm komunal të Lipjanit në sistemin serb; Radosh Mihajlloviq është anëtar i autoritetit të përkohshëm në Leposaviq dhe Nenad Radenkoviç është mësues në një shkollë fillore që punon në sistemin serb. Në nëntor të vitit 2022, në emër të deputetëve serbë, Millan Joksimoviç nga Lista Serbe tha se marrja e mandatave “është një akt politik, që nuk do të thotë se do të marrim pjesë në mënyrë aktive në punën e Kuvendit”.

REL-i u përpoq të merrte një deklaratë nga Joksimoviç më 13 dhe 14 shkurt, por pa sukses. As deputeti i pavarur, Cvetko Velkoviç, nuk deshi të komentonte në hollësi për bojkotimin e Kuvendit të Kosovës, duke thënë shkurtimisht: “I keni nëntë deputetë nga Lista Serbe, telefononi tek ata”. Megjithatë, shtoi se bojkotimi do të vazhdojë, derisa të zgjidhet çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lista Serbe, përmes deklaratave të saj për media, tërheq rregullisht vërejtjen për “pozitën e vështirë të serbëve”, për politikën “antiserbe” të Qeverisë së Kosovës me në krye Albin Kurtin dhe për “spastrimin etnik” - edhe pse nuk sjell ndonjë provë për këto pretendime. Kjo parti nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it nëse do të vazhdojë me politikën e bojkotimit të institucioneve të Kosovës, apo do të jetë më aktive dhe do t’i adresojë problemet që përmend.

Millija Bishevac, një nga themeluesit e partisë së sapoformuar të serbëve të Kosovës, Lëvizja Popullore Serbe, thotë se anëtarët e Listës Serbe kanë qenë gjithmonë “kukulla” në Kuvendin e Kosovës dhe se kjo nuk është hera e parë që zëri i tyre nuk dëgjohet.

“Ata marrin rroga dhe nuk bëjnë asgjë - gjë që nuk është zgjidhje, absolutisht”, thotë Bishevac, i cili e përkrahu dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës në fund të vitit 2022, duke u tërhequr nga pozita e këshilltarit në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut.

“Ne zgjodhëm politikën e bojkotimit të institucioneve, por, gati dy vjet pas, e shohim që nuk ka sjellë rezultate. Andaj, besoj se duhet të flitet për problemet. Nëse ata janë deputetë, puna e tyre është t’i paraqesin pikëpamjet e serbëve, t’i paraqesin problemet”, thotë Bishevac për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, “Qeveria e Kosovës nuk i do serbët”, as nuk do që të merret me problemet e tyre, ndaj, siç thotë ai, u takon përfaqësuesve politikë që të flasin për to në çdo kohë dhe në çdo vend. Tringa Dreshaj, hulumtuese në organizatën joqeveritare Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), e cila monitoron punën e Kuvendit të Kosovës, thotë se mungesa e vazhdueshme e deputetëve serbë, është e papranueshme dhe paraqet një precedent të keq.

“Detyrë e deputetit është t’i përfaqësojë interesat e të gjitha komuniteteve, veçanërisht të atyre që e kanë votuar. Mungesa e vazhdueshme e Listës Serbe në punën e Kuvendit, si në seanca, ashtu edhe në komisione, minimizon hapësirën për komunikim dhe mirëkuptim mes komuniteteve dhe pushtetit”, thotë Dreshaj për Radion Evropa e Lirë.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 14 shkurt të vitit 2021, Lista Serbe fitoi shumicën e votave të komunitetit serb në Kosovë. Dreshaj sqaron se deputetët në Kuvendin e Kosovës nuk mund ta humbin mandatin nëse paraqiten në seancë çdo gjashtë muaj, por shton se puna e tyre mund të vihet në pikëpyetje.

“Kuvendi, përmes kodit etik që është duke u zhvilluar, po përpiqet të imponojë masa për sanksionimin e deputetëve, të cilët nuk e përmbushin mandatin e tyre për pjesëmarrje aktive në punimet e Kuvendit”, shton ajo.

Duke folur për kodin e ri etik, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha më 8 shkurt se ai parasheh masa më rigoroze për të gjithë deputetët që nuk e kryejnë detyrën me përgjegjësi. Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë, nga të cilët dhjetë mandate janë të rezervuara për komunitetin serb dhe dhjetë të tjera për komunitetet tjera pakicë që jetojnë në Kosovë. Për miratimin e ligjeve të caktuara, përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese, është e nevojshme mbështetja e dy të tretave të komuniteteve pakicë./ REL

lista serbe kosova

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet