Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se autoritetet e rendit janë në kërkim të një të dyshuari të tretë.
KOSOVË- Policia e Kosovës ka ndaluar dy të dyshuar lidhur me rastin e shpërndarjes së disa fletushkave në Mitrovicë të Veriut, përmes së cilave u bë “thirrje për rezistencë”.
Zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se autoritetet e rendit janë në kërkim të një të dyshuari të tretë.
Gjatë aksionit policor, që u zhvillua pasditen e së mërkurës, ku u ndaluan G.K. (1978) dhe D.S. (1971), u bastisën edhe katër lokacione në Mitrovicë të Veriut. Të ndaluarit, sipas Elshanit, do t'i nënshtrohen intervistimit lidhur me dyshimet se kanë shpërndarë fletushkat.
Më 13 shkurt, policia kishte bërë të ditur se në hyrje të ndërtesave dhe në rrugë të ndryshme në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe, kishin hasur në fletushka që bënin “thirrje për rezistencës” dhe nxitje të urrejtjes”. Sipas autoriteteve, këto fletushka ishin shpërndarë gjatë dhe pas një proteste të serbëve në Mitrovicë të Veriut të mbajtur më 12 shkurt, të cilët kundërshtuan vendimin për ndalimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave në Kosovës.
Fletushkat, që ishin nënshkruar nga "Mbrojtja Popullore", të cilat ishin shpërndarë në kanale të ndryshme në Telegram, përmbanin udhëzime të supozuara për rezistencë ndaj policisë së Kosovës. Ndër të tjera, në këto fletushka, thuhej se policia e Kosovës duhet të qëllohet me ndonjë mjet, të pështyhen pjesëtarët policorë e të ofendohen. Pastaj, të thyhen makinat policore me ndonjë mjet si dhe jepen instruksione si të bëhen koktej molotovi dhe të ngjashme.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë autenticitetin e këtyre fletushkave të shpërndara në rrjetin social, Telegram.
Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, deklaroi se kushdo që i ka bërë këto veprime, ka pasur për synim të minojë paqen dhe të thellojë paqëndrueshmërinë “në mënyrë që serbët të fajësohen për incidente të reja të mundshme”./REL
kaja kallas RUSI- Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas është emri i fundit në listën e Rusisë ku kërkohen edhe 160 evrop...
Jens Stoltenberg BRUKSEL- Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, 18 nga 31 shtetet anëtare do ta arrijn...
Foto nga vendi i ngjarjes SHBA- Një makinë u përplas të martën në dhomën e urgjencës në spitalin 'St. Dav...
pamje nga shfaqja me drone DUBAI- Një shfaqje në Dubai në kuadër të festës së Vitit të Ri Kinez thu...
Foto Ilustrim SHBA- Në një fluturim nga Amsterdami në SHBA, në avionët e linjës Delta ndodhi një situatë e pazakont...
Rafah, Gaza IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se civilëve palestinezë do t'u jepet mundësia të ev...
liridona ademaj, naim murseli TIRANË- Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vrasja tronditëse në pritë e Liridona Adem...
Foto Ilustrim ITALI- Alarmi i virusit të etheve tropikale po përhapet në mbarë botën. Në shumë vende të Europë...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mori pjesë ditën e sotme në takimin dhe diskutimi “Regjistrimi I Pop...
Ligjvënësi republikan Mike Turner, kryetar i Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve UASHINGTON– Kryetari...