LIVE UPDATES
Bota

Nën çfarë akuzash? Moska do të arrestonte 160 politikanë e zyrtarë nga Evropa

Kjo listë ruse përfshin qindra të huaj, kryesisht ushtarakë ukrainas dhe persona të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Por lista përfshin edhe 160 politikanë, përfaqësues dhe nëpunës civilë të Evropës Lindore nga Estonia, Lituania, Letonia, Polonia dhe Ukraina.

15 Shkurt 2024, 09:26 Nga r.ll
Nën çfarë akuzash? Moska do të arrestonte 160
kaja kallas

RUSI- Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas është emri i fundit në listën e Rusisë ku kërkohen edhe 160 evropianë të tjerë. Cili është qëllimi i Rusisë?

Çfarë lloj urdhërarresti është ky?

Bëhet fjalë për bazën e të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme tëRusisë. Ato mund të gjenden në faqen e internetit të ministrisë. Nëse ka dyshime se i akuzuari është arratisur nga drejtësia ruse, ai do vendoset në këtë listë si i kërkuar. Ministria nuk zbulon kriteret sipas të cilave është bërë lista. Por aktualisht në listat e të kërkuarve për vepra penale janë 96.752 persona.

Cilët shtetas jo rusë kërkon Rusia?

Kjo listë ruse përfshin qindra të huaj, kryesisht ushtarakë ukrainas dhe persona të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Por lista përfshin edhe 160 politikanë, përfaqësues dhe nëpunës civilë të Evropës Lindore nga Estonia, Lituania, Letonia, Polonia dhe Ukraina.

Ndër emrat më të njohur janë kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, sekretari shtetëror i Estonisë Taimar Peterkop dhe ministri i Kulturës i Lituanisë, Simonas Kairys.

Për çfarë akuzohen?

"Veprimet armiqësore kundër trashëgimisë historike ruse" janë arsyeja zyrtare e ndjekjes së tyre. Për shembull, pas pushtimit rus të Ukrainës, parlamenti letonez votoi për prishjen e të gjitha monumenteve të mbetura të epokës sovjetike në vend. Këto monumente i kushtohen Patriotit të Madh Luftë, siç e quajti Rusia Luftën e Dytë Botërore.

Kjo është arsyeja e mjaftueshme që Ministria e Punëve të Brendshme ruse të lëshojë urdhër për arrestimin e të gjithë anëtarëve të parlamentit, të cilët votuan në maj 2022. Bëhet fjalë për 83 persona. Një prej tyre është edhe ish-ministrja e Brendshme Maria Golubeva. Lituania filloi prishjen e monumenteve sovjetike në vitet 1990. Në vitin 2022 u hoqën të gjitha. Estonia shkatërroi gjithashtu një monument sovjetik. Dhe në mesin e vetë popullatës baltike pati protesta të izoluara kundër tij.

Rusia i kritikon ashpër vendime të tilla. "Lufta kundër historisë së përbashkët dhe heqja e monumenteve të atyre që shpëtuan Evropën nga fashizmi është natyrisht, e egër," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Por mosmarrëveshja për monumentet nuk është e vetmja arsye pse një person përfundon në fletarrestin rus. Presidenti rus Vladimir Putin ka kritikuar vazhdimisht Letoninë dhe Estoninë për trajtimin e pakicave rusishtfolëse në këto vende.

Dy shtetet baltike po largohen plotësisht edhe nga gjuha ruse. Arsimi organizohet vetëm në gjuhët kombëtare. Ata që kanë një pasaportë ruse dhe duan të vazhdojnë të jetojnë në Letoni duhet të dëshmojnë njohuritë e gjuhës letoneze më së voni deri vitin e ardhshëm. Përndryshe, ekziston rreziku i dëbimit, edhe nëse personi e ka kaluar tërë jetën në Letoni.

Cilat janë pasojat që mund të priten?

Për sa kohë që ata nuk shkelin në Rusi, urdhri për arrest nuk ka pasoja për këta persona. Kurse në Federatën Ruse, ata për të cilët është lëshuar fletë arresti mund të arrestohen dhe mund të ketë procedim penal me akuzën e "veprimtarisë kriminale".

A i shërben regjistrimi interesave të brendshme politike?

Po. Me zgjedhjet presidenciale në mars, Putini dëshiron të tregojë se ai qëndron në mbrojtje dhe se i mbron të gjithë rusët - jo vetëm në vend, por edhe përtej kufijve të Rusisë. Kreu i Kremlinit dëshiron të pozicionohet si një president i fortë dhe vendimtar. Për shkak të kësaj, ai vë në rrezik marrëdhëniet tashmë të acaruara dypalëshe me vendet baltike.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, kjo listë plotëson gjithashtu imazhin e një Evrope armiqësore që mbështet fuqimisht Ukrainën. Kryeministrja letoneze Kallas, në veçanti, mbron fuqimisht dërgesat e mëtejshme të armëve dhe mbështet fuqishëm Ukrianën në luftën kundër Rusisë./DW

rusi evrope

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më