LIVE UPDATES
Bota

Lirohen dy pengje nga Hamasi, dy të moshuarat merren nga ushtria izraelite pas negociatave të Kryqit të Kuq

Dy gratë besohet se janë mbajtur peng nga Hamasi bashkë me burrat e tyre, të cilët nuk janë liruar ende. Çiftet u morën rob më 7 tetor nga shtëpitë e tyre në Kibbutz Nir Oz. Shumë të tjerë u masakruan nga terroristët e Hamasit në komunitet.

24 Tetor 2023, 08:18 Nga h.k
Lirohen dy pengje nga Hamasi, dy të moshuarat merren nga ushtria izraelite
Dy pengjet e liruara

IZRAEL-Dy gra të moshuara janë liruar ditën e djeshme nga Hamasi, pas 17 ditësh në robëri të mbajtura nga forcat terroriste. Të moshuarat u identifikuan si Nurit Cooper dhe Yocheved Lifshitz, ku sipas raportimeve janë liruar në Gaza pranë Egjiptit dhe më pas janë marrë nga ushtria izraelite për tu dërguar në një nga spitalet e Izraelit të jugut.

Dy gratë besohet se janë mbajtur peng nga Hamasi bashkë me burrat e tyre, të cilët nuk janë liruar ende. Çiftet u morën rob më 7 tetor nga shtëpitë e tyre në Kibbutz Nir Oz. Shumë të tjerë u masakruan nga terroristët e Hamasit në komunitet.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se kishte lehtësuar lirimin e pengjeve, "duke i transportuar ato nga Gaza për në Izraelin e jugut", shkroi organizata në X.

Videoja e transmetuar në televizionin egjiptian tregon se dy gratë po transportoheshin me ambulancë, teksa po merrnin trajtim mjekësor.

Qeveria falënderoi Egjiptin dhe Kryqin e Kuq për rolet e tyre në çlirimin dhe transportimin e Lifshitz dhe Cooper dhe u zotua se do të "vazhdojmë të punojmë me përpjekje të plotë për të gjetur të gjithë të zhdukurit dhe për të sjellë të gjithë pengjet në shtëpi".

Në komentet e saj të para publike që nga lirimi, Lifshitz tha për faqen e lajmeve Ynet se nuk e di se ku e mbajtën.

Ne kaluam gardhin kufitar në Rrip dhe në fillim më mbajtën në qytetin Abasan al-Kabira, i cili është afër Kibbutz Be'eri. Pas kësaj, nuk e di se ku më çuan.”-mësohet të ketë thënë një nga të moshuarat për mediat.

Zëdhënësi ushtarak i Hamasit, Izz ad-Din al-Qassam, njoftoi më herët të hënën se grupi terrorist kishte liruar dy pengjet izraelitë për "arsye humanitare".

Të shtunën, Abu Obeida pretendoi se grupi terrorist donte të lironte të dy pengjet, por fillimisht Izraeli refuzoi t'i pranonte ata. Pas pretendimit, zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se nuk do t'i përgjigjet "gënjeshtrave propagandistike të Hamasit".

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më