23 Tetor 2023, 22:11
Nga r.ll
ana bernabic
SHBA- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB se Serbia nuk ka qenë e përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
“Beogradi ose forcat e sigurisë, strukturat e sigurisë nuk kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje dhe jemi të gatshëm të ofrojmë dëshmitë te komuniteti ndërkombëtar për të vërtetuar këtë”, tha ajo, duke thënë se ngjarjet në Banjskë janë sipas saj pasojë logjike e terrorit që Prishtina ka zbatuar ndaj serbëve.
Ajo foli edhe për dhunën e pretenduar ndaj serbëve nga autoritetet e Republikës së Kosovës.
“Nga Prishtina kemi disa mesazhe: ata serbë që janë larguar nga 1999 apo nga pogromi 2004 nuk duhet të kthehen më, nuk duhet të kthehen. Është fatkeqe që Kosova mbetet, sipas të gjitha raporteve të OKB-së, me numrin më të vogël të të kthyerve të personave të zhvendosur nga territore post-konflikti. Më pak se 2 për qind janë të kthyer në Kosovë. Dhe kjo nuk është aksidentale. Kur kthehen, zakonisht i gjejnë pronat e tyre të uzurpuara, dhe pastaj shkojnë te autoritetet për të raportuar, në kërkim të drejtësisë, shumicën e rasteve ata arrestohen dhe përfundojnë në burg”, pretendoi Bërnabiç.
Ajo përmendi emra serbësh që sipas saj u arrestuan për krime lufte, duke thënë se ata u arrestuan vetëm pse kishin kërkuar të ktheheshin në Kosovë, edhe pse njëjtit sipas saj, kanë hyrë e dalë nga Kosova shumë herë më parë. Sipas saj, Kosova nuk është e interesuar të zbatojë marrëveshjet e Brukselit, ndër to, as atë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
ana bernabic tensionet në veri të kosovës
Bota
23 Tetor 2023, 22:03
a.l
Ulf Kristerson
SUEDI- Kryeministri suedez Ulf Kristerson ka mirëpritur nënshkrimin e protokollit për ratifikimin e aplikimit të Suedis&...
Bota
23 Tetor 2023, 21:56
a.l
Gaza
BRITANI E MADHE- Një kirurg britaniko-palestinez, i cili udhëtoi në Gaza për të ndihmuar në spitale, ka paralajmëru...
Bota
23 Tetor 2023, 21:34
r.ll
caroline ziadeh
SHBA-Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Caroline Ziadeh, ka folur në mbledhjen e Këshillit t...
Bota
23 Tetor 2023, 21:31
r.ll
foto ilustruese
MAL I ZI- Në Podgoricë të Malit të Zi u mbajt të hënën një protestë ku u kërkua shtyrja e...
Bota
23 Tetor 2023, 21:30
a.l
Gaza
SHBA- Pentagoni pretendon se SHBA nuk ka parë një urdhër të drejtpërdrejtë nga lideri suprem i Iranit, Ayatollah A...
Bota
23 Tetor 2023, 21:17
r.ll
emmanuel macron
FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të vizitojë Izraelin të martën, më 24 tetor, për ...
Bota
23 Tetor 2023, 21:02
a.l
Sergei Lavrov
RUSI- Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëron se lëvizjet e njëanshme për të zgjidhur konfliktin...
Bota
23 Tetor 2023, 20:53
a.l
Turqi
TURQI- Gjykata ka dënuar me 16 deri në 30 vite burg, prindërit dhe “bashkëshorti” i një vajze që u detyrua ...
Bota
23 Tetor 2023, 20:45
r.ll
Foto ilustruese
GAZA- Krahu i armatosur i grupit militant palestinez Hamas tha të hënën se kishte liruar dy gra të burgosura civile n&e...
Bota
23 Tetor 2023, 20:34
r.ll
Alicia Kearns me familjen e Afrim Bunjakut
BRITANI- Deputetja konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka shkr...