Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Hun Sen, 70 vjeç, është bërë gjithnjë e më autoritar pas gati katër dekadash sundimi, thonë analistët.
Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen – një nga udhëheqësit më jetëgjatë në botë – ka njoftuar se do të japë dorëheqje nga posti i tij dhe do t'ia dorëzojë këtë pozitë djalit të tij gjatë javëve të ardhshme. Njoftimi të cilin transmetuesi publik britanik BBC e cilëson si “të parashikuar”erdhi tre ditë pasi partia e tij i fitoi sërish zgjedhjet.
Hun Sen, 70 vjeç, është bërë gjithnjë e më autoritar pas gati katër dekadash sundimi, thonë analistët. Ai kishte njoftuar se do të niste një tranzicion në vitin 2021, por deri të mërkurën, askush nuk e dinte se kur do të ndodhte një gjë e tillë. Djali i tij i madh, Hun Manet, ka qenë prej kohësh duke u përgatitur për këtë rol dhe deri vonë ishte komandant i Ushtrisë Mbretërore Kamboxhiane.
Të mërkurën, Hun Sen tha se djali i tij do të emërohet kryeministër i vendit më 10 gusht.
“Dëshiroj të kërkoj mirëkuptim nga populli pasi nuk do të vazhdoj si kryeministër,”- tha ai në një transmetim të vecantë në televizionin shtetëror. Ai tha se do të tërhiqej pasi qëndrimi i tij në detyrë mund të shkaktojë destabilitet. Megjithatë, ai do ta mbajë udhëheqjen e Partisë Popullore Kamboxhiane në pushtet. Analistët politikë thonë se përmes kësaj pozitë, ai do të vazhdojë ta mbajë kontrollin përfundimtar.
Më herët të mërkurën, Hun Sen u pa në një vizitë në pallatin e monarkut kamboxhian për ta njoftuar për vendimin e tij. Media shtetërore kamboxhiane transmetoi pamjet e takimit.
Hun Manet, 45 vjeç, mori një rol udhëheqës në fushatën për zgjedhjet e 23 korrikut të këtij viti dhe shpesh u pa në tubime të rëndësishme pranë babait të tij, i cili ka drejtuar vendin e Azisë juglindore prej 16 milionë banorësh që nga viti 1985. Zgjedhjet e së dielës u panë gjerësisht si jokonkurruese sepse e vetmja parti e besueshme opozitare u diskualifikua nga votimi.
Në fletëvotim kishte edhe 17 parti të tjera, por ato ishin të gjitha shumë të vogla, të reja ose të lidhura me partinë në pushtet, kështu që nuk konsideroheshin si një alternativë reale për votuesit./REL
Foto ilustruese “Mbaj mend se vetëm pak çaste pas tërmetit, një fëmijë e nxorën nga shtëpia që ishte k...
Nicholas Abbot KOSOVË- Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott i ka quajtur të papranueshme kërcënimet nd...
Japoni JAPONI- Popullsia e Japonisë është ulur me gati 1 milion banorë. Të dhënat e qeverisë tregojnë se ...
foto ilustruese KOSOVË- Administrata Tatimore e Kosovës u bën thirrje të gjithë personave që të përmbushin t&e...
Foto ilustruese FRANCË- Franca ndodhet mes vendeve që po përballen me zjarret e rrezikshme. Sipas mediave të huaja, zona më e...
foto ilustruese ITALI- Ishulli jugor italian i Sicilisë është dërrmuar nga zjarret e egra nga të cilat humbën jetën...
Izrael IZRAEL- Protestat janë përshkallëzuar në Izrael pas miratimit të hënën të ligjit që kufizon pushtetin ...
Foto ilustruese Një studim i ri i kryer nga shkencëtarët paralajmëron se sistemi 'Gulf Stream' mund të shembet në vitin 2025....
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar se mund të ketë d...
Moldavi MOLDAVI- Moldavia ka dëbuar 45 punonjës të ambasadës ruse, mes të cilëve 22 diplomatë dhe 23 staf administ...