LIVE UPDATES
Bota

Ndryshimet në sistemin gjyqësor, përshkallëzohen protestat në Izrael

Ligji për të kufizuar pushtetin e Gjykatës së Lartë, duke i hequr të drejtën për të rrëzuar vendimet e qeverisë kaloi me 64 vota pro dhe asnjë kundër, pasi opozita e bojkotoi votimin në parlament.

26 Korrik 2023, 15:32 Nga a.l
Ndryshimet në sistemin gjyqësor, përshkallëzohen protestat
Izrael

IZRAEL- Protestat janë përshkallëzuar në Izrael pas miratimit të hënën të ligjit që kufizon pushtetin e gjyqësorit, një lëvizje që kritikët thonë se kërcënon demokracinë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein nga Jeruzalemi, dhjetëra mijëra izraelitë kanë bllokuar rrugët dhe thonë se do të vazhdojnë të protestojnë.

Ligji për të kufizuar pushtetin e Gjykatës së Lartë, duke i hequr të drejtën për të rrëzuar vendimet e qeverisë kaloi me 64 vota pro dhe asnjë kundër, pasi opozita e bojkotoi votimin në parlament.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se reagimi i kritikëve është i ekzagjeruar.

“Izraeli duhet të mbetet një demokraci e fortë. Do të ruhen të drejtat individuale për të gjithë. Gjyqësori do të vazhdojë të jetë i pavarur dhe asnjë palë nuk do ta kontrollojë atë”, thotë kryeministri në një mesazh me video, që u publikua nga zyra për media e zotit Netanjahu.

Por shumë njerëz nuk pajtohen, duke pasur frikë se ky është vetëm hapi i parë i një procesi për t’i hequr pushtetin Gjykatës së Lartë dhe për t’ia kaluar atë qeverisë së krahut të djathtë.

Pas miratimit të ligjit, dhjetëra mijëra njerëz protestuan duke bllokuar rrugët në Jerusalem dhe Tel Aviv. Në disa raste pati edhe përleshje me policinë. Policia përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit duke arrestuar dhe lënduar disa persona.

Ndërsa Izraeli ka parë protesta në shkallë të gjerë në të kaluarën, vëzhguesit thonë se nuk ka pasur një lëvizje të qëndrueshme që të kenë zgjatur më shumë se gjashtë muaj si në këtë rast.

Këto protesta janë të ndryshme. Mendoj se rreziqet dhe pjesëmarrja janë të ndryshme. Për ata që udhëheqin dhe marrin pjesë në protesta, sigurisht ekziston besimi se qeveria izraelite është e prirur për të ribërë, jo vetëm politikat dhe axhendën politike të shtetit, por mënyrën se si qeveriset Izraeli”, thotë David Horovitz, kryeredaktor i gazetës “Times of Israel”.

Shtatë muaj demonstrata masive kundër rishikimit të gjyqësorit arritën në një nivel tjetër javën e fundit përpara votimit kur dhjetëra mijëra marshuan nga Tel Avivi drejt parlamentit në Jerusalem.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur demokracinë tonë dhe kjo është ajo që ne mund të bëjmë. Do të ishte për të ardhur keq, nëse qeveria jonë injoron të gjithë këta njerëz që po vijnë në Jerusalem dhe që po protestojnë në mbarë Izraelin”, thotë Nurit Binyamini, një nga protestueset.

Përveç demonstratave, më shumë se 10,000 rezervistë të ushtrisë izraelite, duke përfshirë qindra nga njësitë elitare, thonë se nuk do t’i përgjigjen thirrjeve për t’u mobilizuar, nëse miratohen ligjet për ndryshimet në pushtetin e gjyqësorit. Ata thonë se refuzojnë t’i shërbejnë një regjimi jodemokratik.

Udhëheqësit ushtarakë paralajmërojnë se refuzimi i rezervistëve për t’iu përgjigjur thirrjeve do të dëmtonte aftësinë e Izraelit për të luftuar në një konflikt të ardhshëm.

“Unë jam më i vjetër tani dhe nuk jam më në shërbim, por të dy djemtë e mi që janë aktiv në grupet rezervë kanë nënshkruar një deklaratë se nuk do të shërbejnë më. Miqtë e mi, që janë këtu rreth nesh, kanë nënshkruar të gjithë se do të pushojnë së shërbyeri sepse asnjë prej nesh, që jemi demokratë liberalë, nuk dëshiron të jetë në forcat e armatosura të një diktature”, thotë Jonathan Golan nga një grup që e quan vetën Lëvizja “Vëllezër Armësh”

Përkrahësit e ndryshimeve në gjyqësorin izraelit thonë se ligji i sapo miratuar është vetëm hapi i parë i ndryshimeve. Kundërshtarët e kanë apeluar atë në Gjykatën e Lartë dhe thonë se do të vazhdojnë protestat deri në anulimin e ndryshimeve./VOA

izrael

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta