1 Dhjetor 2022, 19:38
Nga I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këmbëngul se Serbia nuk është e gatshme për një dialog konstruktiv që do të rezultonte në një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Megjithatë, gjatë intervistës për mediat boshnjake, Kurti ritheksoi se Prishtina nuk do të pranojë krijimin e asociacionit te komunave serbe.
“Kosova nuk do të lejojë një Republika Sërpska brenda saj dhe e dimë mjaft mirë se Serbia e do pikërisht këtë. Serbia do një shtet të saj brenda Kosovës. Qëllimi i beogradid është destruktiv, nuk do asgjë për serbët e Kosovës, vetëm do diçka kundër nesh. Serbia që thotë se Kosova është shtet fals dhe kërkon Asociacionin, nuk është serioz. Po ta donte Asociacionin do ta njihte së pari Kosovën. Ata duan Asociacionin që Kosova të bëhet jofunksionale,” tha ai.
Krijimi i asociacionit është kushti që i ka vendosur presidenti serb Aleksandër Vuçiç, Prishtinës, për kthimin e zyrtarëve serbë në institucionet shtetërore. Kryeministri Kurti u ndal edhe te propozimi “franko-gjerman”, i cili sipas tij është një bazë e mirë që të arrihet marrëveshja pranverën e ardhshme.
“Ka elemente të reja në atë propozim dhe është bazë e mirë për të vazhduar bisedimet tona në një nivel të ri. Duhet të shohim se si do të shkojnë takimet e reja, për ta ditur se ku jemi. Pranvera është një periudhë e mjaftueshme për të normalizuar përfundimisht marrëdhëniet, nëse kemi vullnetin e mirë,” tha ai.
albin kurti
Bota
1 Dhjetor 2022, 19:18
k.m.
Mahamudu Bawumia
GANA- Harry Maguire mund të jetë në Kupën e Botës me Anglinë dhe tani për tani po ia del shumë mir...
Bota
1 Dhjetor 2022, 19:05
k.m.
Planeti Mars
Shkencëtarët amerikanë dhe evropianë kanë njoftuar se kanë konfirmuar një mega-tsunami marsian, ndosht...
Bota
1 Dhjetor 2022, 19:04
I.A
Gjyqtaret
KOSOVË- Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova ka marrë vendim për caktimin e panelit të gjyqtar&eum...
Bota
1 Dhjetor 2022, 18:32
I.A
Gabriel Escobar
SHBA- Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, tha të enjten n&e...
Bota
1 Dhjetor 2022, 18:29
I.A
Aleksandar Vulin
SERBI- Ish-ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, u emërua drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit, e nj...
Bota
1 Dhjetor 2022, 17:18
I.A
Gabriel Escobar
SHBA- I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Kosova e ka p...
Bota
1 Dhjetor 2022, 17:06
I.A
Vrasja e Hamide Magashit në Prishtinë
TIRANË- “Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” ka reaguar për vrasjen e 35...
Bota
1 Dhjetor 2022, 16:04
I.A
Avioni i rrezuar
TURQI- Dy persona humbën jetën pasi një avion ra në Bursa të Turqisë. Një avion me një motor ra n&...
Bota
1 Dhjetor 2022, 16:39
I.A
Pamje nga protesta në Kosovë
KOSOVË- Me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare” n&e...
Bota
1 Dhjetor 2022, 16:35
I.A
Lloyd Austin
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin i shprehu të mërkurën homologut të tij turk "kundërshtimin e fort&...