1 Dhjetor 2022, 17:06
Nga I.A
Vrasja e Hamide Magashit në Prishtinë
TIRANË- “Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” ka reaguar për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë në Kosovë nga bashkëshorti i saj. Me anë të një postimi në Facebook, Koalicioni ndan dhimbjen dhe shqetësimin e thellë për dy viktimat e fundit të krimit në familje në Kosovë duke rikujtuar edhe rastin e Sadije Godenit, mësuese e shkollës "Dardania" në Prishtinë, e cila u vra nga bashkëshorti.
Koalicioni i kërkon punonjësve të policisë në Shqipëri dhe Kosovë që të jenë më të vëmendshëm në kërkesat për urdhër mbrojtje në familje, për të bërë të mundur parandalimin e dhunës ndaj grave dhe krimit në familje.
Deklarata e plotë:
“Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” ndien dhimbje dhe shqetësim të thellë për krimin në familje në Kosovë, ku brenda një jave janë vranë dy gra nga bashkëshortët e tyre. Ngjarja e një ditë më parë e ndodhur në oborrin e QKUK-së, para Spitalit të Gjinekologjisë në Prishtinë, ku dyshohet se burri ka qëlluar për vdekje me armë bashkëshorten e tij 35-vjeçare, e cila ishte shtatzënë, dhe ajo e ndodhur 6 ditë më parë në Prishtinë, ku burri vrau bashkëshorten, Sadije Godenin, mësuese e shkollës "Dardania" në Prishtinë, ku punonte prej 28 vitesh si mësuese e gjeografisë, tregojnë edhe një herë se krimi në familje ka marrë përmasa të mëdha.
“Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së 35-vjeçares, së cilës iu pre ëndrra në mes për t’u bërë nënë, dhe familjes së mësueses së gjeografisë, që do t’u mungojë jo vetëm familjes, por edhe nxënësve. "Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” dënon me forcë dhunën dhe krimin brenda familjes dhe u kërkon autoriteteve policore të shtetit të Kosovës që të marrin masa të menjëhershme për parandalimin e këtyre lloj ngjarjeve që tronditën shoqërinë, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj. Nga ana tjetër Koalicioni shpreh shqetësimin edhe për funksionimin e Policisë së Prishtinës, e cila sipas të dhënave që janë publikuar në media, ka qenë në dijeni të grindjeve të 35-vjeçares me bashkëshortin e saj, e cila ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje. Për këtë arsye “Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” i kërkon punonjësve të policisë në Shqipëri dhe Kosovë që të jenë më të vëmendshëm në kërkesat për urdhër mbrojtje në familje, për të bërë të mundur parandalimin e dhunës ndaj grave dhe krimit në familje.
E ndërsa jemi në ‘16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore’, Fushatës Globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, “Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” i bën një apel të gjithë shoqërisë, që secili të kujdeset për familjen e tij. Ruani familjen tuaj si një nga gjërat më të shtrenjta, t’i bashkëshort duaje bashkëshorten dhe nënën e fëmijëve të tu, ti bir, apo bijë respektoje nënën dhe babain tënd. Duajeni familjen. Familja duhet të jetë për të gjithë një strehë, mbrojtje dhe dashuri. Vlerësojeni shenjtërinë e jetës dhe mos e trajtoni me lehtësi. Ndërsa besojmë se si shoqëri kemi shumë për të bërë, lutemi që ngjarje të tilla të mos përsëritën më në familjet shqiptare.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë. Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin
sadije godeni koalicioni shqiptar pro familjes dhe jetës hamide magashi burri vret gruan shtatzene
Bota
1 Dhjetor 2022, 16:04
I.A
Avioni i rrezuar
TURQI- Dy persona humbën jetën pasi një avion ra në Bursa të Turqisë. Një avion me një motor ra n&...
Bota
1 Dhjetor 2022, 16:39
I.A
Pamje nga protesta në Kosovë
KOSOVË- Me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare” n&e...
Bota
1 Dhjetor 2022, 16:35
I.A
Lloyd Austin
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin i shprehu të mërkurën homologut të tij turk "kundërshtimin e fort&...
Bota
1 Dhjetor 2022, 16:35
k.m.
Joe Biden dhe Emmanuel Macron
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai francez Emmanuel Macron po takohen në këto momente në Shtëpin...
Bota
1 Dhjetor 2022, 16:24
k.m.
Foto ilustruese
Ritmi i shtimit të aftësive bërthamore të Kinës mund t'i mundësojë Pekinit të ketë një re...
Bota
1 Dhjetor 2022, 16:18
Parlamenti Evropian
KOSOVË- Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian pritet të nisin shpejt diskutimet për përmbylljen e proces...
Bota
1 Dhjetor 2022, 16:17
I.A
Jens Stoltenberg
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të enjten se mbështetja e Ukrainës në luft&eum...
Bota
1 Dhjetor 2022, 15:28
I.A
Vrasja e Hamide Magashit në Prishtinë
KOSOVË- Kushëriri i Hamide Magashit, e cila u vra një ditë më parë në P...
Bota
1 Dhjetor 2022, 15:00
A.B
Hagen Reinholt dhe Anina Ukatis
GJERMANI- Ylli gjerman i filmave porno Anina Ukatis shprehu publikisht ambiciet e saj politike duke njoftuar se d...
Bota
1 Dhjetor 2022, 14:56
A.B
Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian pritet të nisin shpejt diskutimet për përmbylljen e procesit të liberalizimit të viz...