LIVE UPDATES
Bota

Kurthi i padukshëm në Hormuz/ Analiza e DW: Si mund të çaktivizohen minat?

Gjiri Persik dhe rajoni përreth mbeten një zonë rreziku për anijet tregtare. Ndër faktorët e rrezikut nuk bëjnë pjesë vetëm një sulm i mundshëm nga palët ndërluftuese, por edhe kërcënime që mund të fshihen nën sipërfaqen e ujit. Në fillim të prillit, Gardat e Revolucionit në Iran njoftuan se udhëheqja në Teheran kishte urdhëruar minimin e ngushticës.

20 Prill 2026, 14:55 Nga E. D

Kurthi i padukshëm në Hormuz/ Analiza e DW: Si mund të

Në sfondin e luftës me Iranin,  më shumë se një duzinë shtetesh u dakorduan të premten (17.04.) në Paris për një mision ndërkombëtar për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit pas përfundimit të luftimeve. Kancelari federal Friedrich Merz në Paris la të kuptohet një pjesëmarrje të Bundeswehrit në pastrimin e minave dhe zbulimin detar.

Rrezik për anijet tregtare

Gjiri Persik dhe rajoni përreth mbeten një zonë rreziku për anijet tregtare. Ndër faktorët e rrezikut nuk bëjnë pjesë vetëm një sulm i mundshëm nga palët ndërluftuese, por edhe kërcënime që mund të fshihen nën sipërfaqen e ujit. Në fillim të prillit, Gardat e Revolucionit në Iran njoftuan se udhëheqja në Teheran kishte urdhëruar minimin e ngushticës.

"Ne madje nuk e dimë saktësisht nëse aty ka vërtet mina, por rreziku i vazhdueshëm mjafton. Në një zonë lufte, aktualisht askush nuk mund ta verifikojë këtë,” thotë Johannes Peters, drejtor i Departamentit për Strategji dhe Siguri Detare në Institutin për Politikën e Sigurisë në Universitetin Christian‑Albrechts të Kielit.

Minat detare dhe funksionimi

Minat detare u përdorën që në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Në atë kohë bëhej fjalë për mina të ankoruara: me anë të një peshe, një litar fiksohej në fund të detit, ndërsa në skajin e sipërm të tij notonte një sferë me ndezës brenda. Kur një anije ose një nëndetëse përplasej me këta ndezës, mina shpërthente. Aktivizimi përmes kontaktit të drejtpërdrejtë ishte mënyra e funksionimit në atë kohë. "Minat moderne kanë pak lidhje me këtë lloj mekanizmi,” tha Peters për DW.

Edhe sot, minat ende ankorohen në fundin e detit. Si mjete të luftës detare ato synojnë t'i sigurojnë një pale ndërluftuese kontrollin mbi një zonë të caktuar. "Për këtë arsye, ato duhet të jenë të fiksuara në një vend të caktuar,” shpjegon Peters. Por aktivizimi nuk bëhet më përmes kontaktit të drejtpërdrejtë fizik.

Minat detare moderne funksionojnë përmes aktivizimit nga valët e presionit, sinjalet elektromagnetike ose valët zanore. Çdo lloj anijeje ka sistemin e saj sinjalizues të presionit, elektromagnetik ose akustik, pra lëshon sinjale të ndryshme. Minat mund të programohen në mënyrë të tillë që, për shembull, të reagojnë vetëm ndaj valëve zanore të një lloji të caktuar anijeje.

"Me ndihmën e nëndetëseve mund të përcaktohet sinjali akustik i anijeve armike,” thotë Peters. Në bazë të kësaj, minat programohen më pas. "Kështu anijet armike i aktivizojnë minat me sinjalet e tyre akustike, ndërsa me anijet e veta ato mund të lëvizin pa problem nëpër zonën e minuar,” shpjegon eksperti.

Pastrimi i minave

E ashtuquajtura gjueti e minave, pra Kur lokalizohet një objekt i dyshimtë, fillimisht duhet të përcaktohet nëse ai përbën rrezik. Nëse kjo verifikohet, vendoset gjithmonë individualisht se çfarë duhet bërë me mjetin shpërthyes. A duhet të nxirret fillimisht? Duhet të çaktivizohet mina nën ujë apo të shpërthejë në mënyrë të kontrolluar? Kjo detyrë e rrezikshme mund të kryhet nga personel ushtarak me trajnim të posaçëm – një lloj "shërbimi për çminimin e mjeteve shpërthyese nën ujë”, siç e quan Peters.

Ndonjëherë, kjo është e mundur edhe pa rrezikuar jetë njerëzish. "Kur është e mundur, ne përdorim dronë për të identifikuar dhe shkatërruar objektet që gjejmë,” tha Mykola, ushtar i një njësie ukrainase të çminimit detar në Detin e Zi, për DW në fillim të këtij viti. Marina ruse e ka minuar Detin e Zi në kuadër të luftës agresive të Vladimir Putinit kundër Ukrainës.

Marina ushtarake: Dronë kundër minave detare

Edhe Marina Gjermane tashmë përdor dronë për pastrimin e minave. "Ne përdorim sisteme autonome kryesisht për kontrollin në tabanin e detit,” u shpreh kapiteni fregate Andreas nga Skuadrilja e 3‑të e kërkimit të minave të Marinës Gjermane, të cilin për arsye sigurie e citojmë vetëm me emrin e tij. "Më parë, për këtë qëllim lëviznin drejtpërdrejt mbi zonat e rrezikuara nga minat anije të pajisura me sonar. Falë sistemeve pa pilot, nuk është më e nevojshme që 40 veta të ekspozohen ndaj rrezikut të drejtpërdrejtë.”

Kjo nuk do të thotë se nuk nevojitet më personel njerëzor. Dronët dërgojnë pamje nga fundi i detit, të cilat më pas duhet të analizohen. Çfarë janë thjesht mbetje metalike dhe çfarë është vërtet një minë detare e rrezikshme? Këtë vendim – si dhe mënyrën se si duhet trajtuar mjeti shpërthyes – vazhdojnë ta marrin ende njerëzit.

Përdorimi i dronëve në Ngushticën e Hormuzit me vështirësi

Dronët që aktualisht përdoren nga marina gjermane nuk mund të qëndrojnë shumë gjatë në det për shkak të kohëzgjatjes së kufizuar të baterisë. Kjo do të thotë se ata duhet të "vendosen” relativisht afër zonës q

ë duhet të kontrollojnë. "Gjithmonë duhet të jesh shumë afër,” thotë kapiteni fregatës Andreas. "Në një mjedis të ndjeshëm si Ngushtica e Hormuzit kjo do të ishte e vështirë. Irani ka kapacitete me rreze të madhe veprimi dhe ne duhet ta mbrojmë personelin tonë.”

Droni "Greyshark"

Ndërkohë, kompani të ndryshme po punojnë tashmë për zhvillimin e dronëve që mund të operojnë për periudha më të gjata. Një prej tyre është kompania Euroatlas nga Bremeni në Gjermaninë veriore. Droni i tyre nënujor "Greyshark” aktualisht mund të lëvizë në det për rreth gjashtë orë me një shpejtësi prej dhjetë milje detare, ndërsa me një shpejtësi prej katër milje mund të qëndrojë në ujë tri herë më gjatë.

Në shtator 2026 pritet të nisë prodhimi seri i versionit me bateri, ndërsa për fundin e vitit është planifikuar prodhimi në seri i një droni "Greyshark” me motor karburanti. Ky version pritet të jetë në gjendje të operojë në mënyrë autonome në det për disa javë.

"Në Ngushticën e Hormuzit, anijet në sipërfaqe rrezikohen nga goditjet me armë nga toka, dhe kjo vlen edhe për anijet e kërkimit të minave,” thotë Markus Beer nga sektori i sistemeve autonome në Euroatlas. "Nën ujë, puna e zbulimit [nga dronët] do të ishte e mundur pa rrezik, pa e përshkallëzuar situatën.”

Dhe për më tepër: "Greyshark”-u mund të lëshohet në ujë nga një distancë e sigurt. "Dronët e vegjël që përdoren sot në gjuetinë e minave kanë vetëm disa orë autonomi. ‘Greyshark'-u mund të udhëtojë shumë më larg,” i tha Beer DW‑së. Përveç kësaj, droni realizon imazhe me rezolucion të lartë dhe është në gjendje të identifikojë vetë objektet që zbulon në fundin e detit.

Marina Gjermane, po ashtu edhe kombe të tjera, patën mundësinë të krijonin tashmë një përshtypje mbi aftësitë e "Greyshark”-ut gjatë manovrës së NATO‑s REPMUS 25, e cila u zhvillua shtatorin e kaluar pranë bregdetit të Portugalisë./DW

hormuz

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari