Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
"Lufta me Iranin nuk ka mbaruar ende"/ Netanyahu: Mbetemi të angazhuar në betejën kundër tiranisë së Iranit
Sipas mediave të huaja, Netanyahu i cili u takua sot me presidentin argjentinas Javier Milay në Jerusalem, tha se vendi i tij mbetet vigjilent për ndryshimet në marrëveshjen e armëpushimit që ka nënshkruar me Iranin.
19 Prill 2026, 22:55Nga D.S
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin deklaroi se, konflikti i Izraelit me Iranin nuk ka mbaruar ende. Sipas mediave të huaja, Netanyahu i cili u takua sot me presidentin argjentinas Javier Milay në Jerusalem, tha se vendi i tij mbetet vigjilent për ndryshimet në marrëveshjen e armëpushimit që ka nënshkruar me Iranin.
"Ne jemi të angazhuar me Shtetet e Bashkuara në një betejë kundër tiranisë së madhe të Iranit, e cila terrorizon botën, e cila kërkon shkatërrimin tonë dhe kërkon të shkatërrojë Shtetet e Bashkuara, kërkon të shkatërrojë qytetërimin perëndimor siç e njohim ne. Kemi arritur gjëra të jashtëzakonshme. Ende nuk ka mbaruar. Dhe çdo moment mund të na sjellë zhvillime të reja", tha ai./Dosja.al