LIVE UPDATES
Bota

Kryediplomatja gjermane Baerbock në Shkup: BE-ja nuk do t'ju lërë në baltë

Maqedonia e Veriut duhet të bëjë ndryshimin e Kushtetutës së saj për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, bazuar në marrëveshjen me Bullgarinë që ishte arritur me ndërmjetësimin e Francës, në qershor në vitit 2022.

23 Mars 2023, 18:47 Nga k.m.
Kryediplomatja gjermane Baerbock në Shkup: BE-ja nuk do t'ju
Annalena Baerbock dhe Bujar Osmani

Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, por që kjo të ndodhë, duhet t’i përmbushë të gjitha detyrimet, përfshirë edhe ndryshimin e Kushtetutës, ka deklaruar të enjten në Shkup, ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ajo tha se kompromiset janë të rënda, por janë mënyra më e mirë për të ardhmen e fëmijëve tanë, duke theksuar se “e keni fjalën se Bashkimi Evropian nuk do t’ju lërë në baltë”.

Maqedonia e Veriut duhet të bëjë ndryshimin e Kushtetutës së saj për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, bazuar në marrëveshjen me Bullgarinë që ishte arritur me ndërmjetësimin e Francës, në qershor në vitit 2022.

Shefja e diplomacisë gjermane tha se ndryshimi i Kushtetutës i hap rrugë vazhdimit të bisedimeve me BE-në për anëtarësim të plotë në union.

“Kushtetuta është diçka që nuk ndryshon shpesh, prandaj e kuptoj debatin që ekziston në shoqërinë tuaj, veçanërisht kur bëhet fjalë për identitetin dhe gjuhën tuaj. Me vendimin për hapjen e Kushtetutës, mund të fillojnë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në gjashtë muajt në vijim do të dëshmojmë se qëndrojmë pas fjalëve tona. E keni fjalën time, BE-ja nuk do t'ju lërë në baltë. Maqedonia e Veriut i takon BE-së, andaj së bashku do ta bëjmë këtë rrugë,”- deklaroi Baerbock.

Ajo tha se të gjitha palët duhet të jenë pjesë e këtij procesi përfshirë edhe opozitën maqedonase, e cila kundërshton ndryshimet me arsyetimin se Sofja mund të paraqesë kushtëzime tjera, sipas VMRO DPMNE-së, partisë më të madhe të opozitës.

“Në momentet e ndryshimit të Kushtetutës, libreza partiake nuk duhet të jetë në radhë të parë. Roli i opozitës është i rëndësishëm, por në demokraci duhet të luftosh shumë për çdo votë. Dhe, çdo votë do të thotë të kesh 2/3 e shumicës,”- tha Baerbock.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se Qeveria është e përkushtuar në përmbushjen e kushteve në procesin e integrimit evropian të vendit, por theksoi edhe rëndësinë e rritjes së kredibilitetit të BE-së

“Në procesin e integrimit evropian ishim shumë para Kroacisë ndërsa ajo tani dhjetë vjet është pjesë e unionit... Ne duhej të bënim ndryshimin e emrit dhe tani duhet të bëjmë ndryshimin e Kushtetutës dhe padyshim se kjo te njerëzit shkakton frustrime dhe dilema sa i përket kredibilitetit. Pra, së pari nevojitet kthimi i kredibilitetit të BE-së se procesi është serioz...".

"Qytetarët e dinë se përveç BE-së nuk kanë alternativë tjetër. Nëse shohim hartën e Evropës do të shohim se rajoni është në zemër të Evropës, i rrethuar me shtetet anëtare të BE-së, prandaj s’ka asnjë alternativë tjetër përveç BE-së, as politike, as gjeografike, as ekonomike e as historike. Tani është koha për forcimin e kredibilitetit dhe vazhdimin e procesit integrues”, tha Osmani.

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut folën edhe për zhvillimet ndërkombëtare, në veçanti për konfliktin në Ukrainë dhe urdhërarrestin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për presidentin rus, Vladimir Putinin, nën dyshimet për dëbim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale është themeluar që të gjitha krimet e bëra të mos mbeten pa u ndëshkuar. Të gjithë duhet ta kenë të qartë se askush në botë nuk mund të jetë mbi Kartën e OKB-së e as mbi të drejtën qytetare humanitare. Askush nuk mund të kalojë pa u dënuar nëse ka bërë krime kundër njerëzimit. Kjo mund të zgjasë me vjet e dekada, por gjithkush do të marrë dënimin. Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare të drejtësisë dhe të gjitha vendimet që dalin prej saj”, deklaroi ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Ndërkohë, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale e mbështeti edhe ministri Osmani, edhe në cilësinë e vendit kryesues me OSBE-në.

“Kemi mbështetur të gjitha rezolutat dhe vendimet që kërkojnë përgjegjësi për të gjitha ata që kanë bërë krime. Ata që kanë marrë pjesë në krimet kundër popullatës civile duhet të marrin dënimin. Ne kemi dënuar dhe vazhdojnë të dënojmë agresionin e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë. Në cilësinë edhe të kryesuesit të OSBE-së, mbështesim të gjitha vendimet për dënimin e krimeve të bëra”, theksoi Osmani. Sipas Kievit, më shumë se 16.000 fëmijë ukrainas janë dëbuar nga shtëpitë e tyre që prej nisjes së luftës më 24 shkurt 2022./REL

annalena baerbock bujar osmani

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim